Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), është anëtare me të drejta të plota të Forumit investues të odave ekonomike të Ballkanit Perëndimor, ndërsa kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu anëtar i Këshillit drejtues të këtij asociacioni të biznesit në nivel të regjionit.
Duke iu drejtuar pjesëmarrësve të takimit konstitutiv të Forumit investues të Odave të mbajtur në Budvë të Malit të Zi kryetari Gërxhaliu ka vlerësuar se bashkëpunimi regjional i odave ekonomike ka rëndësi të veçantë për nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe realizimin e kërkesave të komunitetit të biznesit me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për të bërit biznes.
Ai u angazhua për partneritet në mes të odave ekonomike të regjionit dhe bashkëpunim në paraqitjen projekteve të përbashkëta ndaj donatorëve.
Kryetari Gërxhaliu u angazhua edhe për shtimin e ndikimit të odave ekonomike në vendet e Ballkanit Perëndimor përmes bashkëpunimit në mes të odave dhe forumit i cili u themelua sot.
Pjesëmarrësit e Forumit përkrah propozimin e të parit të OEK-ut për një letër të përbashkët drejtuar kryeministrave të vendeve te regjionit dhe përfaqësuesve të Komisionit Evropian me të cilën do të njiheshin me rezultatet e bashkëpunimit por edhe angazhimet e përbashkëta te odave ekonomike.
Ndryshe ky Forum paraqet organizim joprofitabil të odave kombëtare të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe është rezultat i marrëveshjes së arritur në Vjenë në gusht të këtij viti.
Forumi ka për qëllim krijimin e kushteve për veprim dhe inkuadrim më efikas të odave dhe ndërmarrjeve të regjionit në realizimin e projekteve të infrastrukturës dhe projekteve të tjera me rëndësi për prosperitetin ekonomik të regjionit të Ballkanit Perëndimor.
Si qëllim i veçantë është angazhimi që me veprimin e përbashkët të odave ekonomike, bashkëpunimin dhe harmonizimin e aktiviteteve të përqendrohet në zhvillimin e konkurentshmërisë të ekonomive të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Kryetarët e odave sonte do ti pret kryetari i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, ndërsa nesër do të takohen me kryeministrin Millo Gjukanoviq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës