LAJMI I FUNDIT:

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare ndihmon Gjilanin për gjetjen e investimeve të huaja

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare ndihmon Gjilanin për gjetjen  e investimeve të huaja

Drejtori për Zhvillim Ekonomik, Agim Zuzaku, priti në takim përfaqësuesit nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK), Albert Matoshi – drejtor ekzekutiv dhe Ejup Gojnovci – menaxher i PR, me qëllim të bashkëpunimit dhe të koordinimit të aktiviteteve të përbashkëta të cilat do të ndikojnë në rritjen dhe zhvillimin ekonomik të Komunës së Gjilanit.

Kërkesë e Odes Ekonomike Gjermano Kosovare ishte vazhdimi i ngritjes së kapaciteteve për punë profesionale, sepse kjo është edhe një prej kërkesave të vendeve të huaja për resurse njerëzore me shkolla profesionale.

Drejtori për Zhvillim Ekonomik, Agim Zuzaku, u njoftua nga Albert Matoshi, drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike Gjermane rreth aktiviteteve të odës të cilat kanë për qëllim të ndihmojnë dhe bashkëpunojnë kompanitë të cilat kanë kapital nga vendet gjermanofolëse.


Matoshi tha se OEGJK ofron ndihmë kompanive vendore për të depërtuar në tregun gjerman, ndërkaq shpalosi projektin “SOS” i cili ju ofron bizneseve asistencë teknike duke ofruar ekspertë ndërkombëtar “Senior Expert Services” për dhënien e këshillave kompanive kosovare.

Matoshi u bëri thirrje të gjitha kompanive të Komunës së Gjilanit që të anëtarësohen në Odën Ekonomike Gjermane në mënyrë që të përfitojnë nga ky projekt.

Ndërsa, Drejtori për Zhvillim Ekonomik, Agim Zuzaku, i njoftoi të pranishmit me potencialin që ka Komuna e Gjilanit dhe mundësitë për investime nga jashtë duke i prezantuar edhe projektin për Zonën Ekonomike në Llabjan dhe projektet që janë të mundshme përmes Partneritetit Publiko-Privat.

Theks te veçantë iu kushtua edhe investimeve të huaja, në këtë rast investitorëve gjerman e zviceran, ku mund të ketë bashkëpunim të ngushtë mes OEGJK dhe Komunës së Gjilanit me qëllim të ndihmës së tërheqjes së investimeve të huaja direkte.

Zuzaku tha se mbështetje e madhe është duke ju dhënë edhe nga kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, për tërheqjen e investitorëve kryesisht kapitalit të diasporës, duke ju krijuar mundësi për investime.

Drejtori për Zhvillim Ekonomik, Agim Zuzaku, tha se bashkëpunimi do te jetë i mirëseardhur dhe se si komunë do të mundohen t’i ndihmojmë OEGJK me qëllim që t’i drejtojmë investitorët për çfarëdo lloj këshille që të kenë nevojë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Po kërkon punë? Panairi më i madh i punës po vjen në Prishtinë

Po kërkon punë? Panairi më i madh i punës po vjen në Prishtinë

Creative Hub Kosovo
Njoftim me rëndësi për udhëtarët e Hamburg!

Njoftim me rëndësi për udhëtarët e Hamburg!

Prishtina Ticket
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
Kalo në kategori