Në fund të një mandati kohja kalon gjithmonë më shpejt se sa në fillim. Këtë përvojë e ka bërë edhe presidenti amerikan Barack Obama, të cilit po i kalon koha më shpejt se sa që do të dëshironte. Viti 2015 është i fundit që Obama mund të bëj politikë. Më pas zhvillimet politike do t’i përcaktojë fushata për pasardhësin e tij në SHBA. Për këtë arsye, shumica mendon se në muajt e ardhshëm presidenti amerikan do të jetë më i gatshëm të marrë vendime. Tek e fundit, ai do që të zë një vend të respektuar në librat e historisë amerikane.
Së pari ai do të mbrojë atë që ka arritur me shumë mund – reformën e shëndetësisë. Nëse republikanët, siç kanë bërë të ditur, përpiqen që këtë reformë ta shfuqizojnë, Obama do ta evitojë këtë me "veton" që ka në dispozicion. Presidenti i ka dhënë një vulë mandatit të tij si "Obamacare".
Për fat të keq ai nuk ka pasur sukses me reformën e migrimit. Republikanët ende po i bllokojnë ligjet, të cilat rreth 11 milionë "migrantëve ilegalë", do t’i mundësonin që të mbeten përgjithmonë në SHBA. Ndaj Obama ka përdorur edhe dekrete presidenciale, të cilat mundësojnë që shumë migrantë të mos dëbohen nga SHBA.
Pavarësisht nëse dikush është shtetas amerikan apo jo, të gjithë që prej Nju Jorkut e deri në San Francisko, kanë përfituar nga rritja e fundit ekonomike. Motori ekonomik amerikan është vënë sërish në lëvizje. Po rritet numri i vendeve të punës, ndërsa çmimet e shtëpive po rriten. Koniuktura ka përfituar edhe nga çmimet shumë të ulëta të karburanteve dhe energjisë. Parashikimet për vitin 2015 janë të mira. Kurset e aksioneve kanë arritur nivelin më të lartë. Dollari është forcuar në krahasim me euron. Federal Reserve Bank ka paralajmëruar ndryshimin e përqindjeve të interesit. Obama mund të krenohet me rimëkëmbjen e ekonomisë gjatë mandatit të tij.
Por ai do edhe më shumë. Pas dyerve të mbyllura po diskutohet me republikanët për arritjen e një marrëveshjeje për tregti të lirë me Azinë dhe BE-në. Demokratët e majtë dhe sindikatat kanë rezerva. Por Obama do që kjo marrëveshje të arrihet, do të shkruajë histori. Nëse nuk e arrijnë, me temën e tregut të lirë, pasardhësi i tij nuk do të mund të merret para vitit 2018. E këto do të ishin tri vite të humbura për SHBA.
Pak sukses ka pasur deri tani Obama në politikën e jashtme. Ai ka dashur që në histori të futet si presidenti, i cili u ka dhënë fund luftërave në Irak dhe Afganistan. Por atje ende po luftohet. Gjendja në Siri pas shfaqjes së Shtetit Islamik është më e komplikuar se kurrë më parë. Obama ende po kërkon një strategji për këtë hapësirë. Por është shumë pak e mundur që do ta gjejë këtë gjatë vitit 2015.
Edhe raportet me Rusinë janë të këqija. Moska nuk do të largohet nga Krimeja. Uashingtoni ka kërkuar pikërisht këtë largim. Obama nuk mund të paramendojë të merret seriozisht me Evropën Lindore. Ndaj e ka deleguar zëvendësin e tij Joe Biden, i cili shpesh është tepër emocional dhe joprofesional. Ukrainasit nuk mund të ndihmohen me fjalë të mira, sepse ata kanë nevojë për ndihma financiare në vlera miliardash. Këto ndihma nuk do të mbërrijnë as në vitin 2015. Ndërkohë që sa më shumë që Kievi ka problem me mjete financiare, aq më i vogël do të jetë edhe interesi amerikan për "pjesën tjetër të Ukrainës". Tragjedi.
Obama u ka zgjuar shpresën ukrainasve për një jetë më të mirë. Me një fjalim ai kishte zgjuar shpresat edhe tek të rinjtë në veri të Afrikës. Por presidenti Obama ndërkohë ka ndryshuar politikën dhe ka arritur marrëveshje me gjeneralët në Kajro. Për këtë nuk ka asnjë kritikë serioze nga vendet perëndimore.
Obama është në kërkim të një politike të balancit me Kinën, në qoftë se nuk e humbet durimin lidhur me negociatat për programin atomik në Iran. Ai do të vazhdojë edhe angazhimet për një politikë, të themi historike, ndaj Kubës. Kjo jep optimizëm për vitin 2015. Apo, siç do të thoshte Goethe: Ai po shkruan histori, sa për të hequr t’i hequr qafe të tjerët.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKlubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë