E qeshura e ndritshme hap secilën derë dhe në vend tuajin thotë - të faleminderit, më fal dhe - të dua!
Ndoshta kurrë nuk do ta arrini famën e yllit hollivudian, ndoshta kurrë nuk do të xhironi film me Brad Pitt ose të darkoni me Sienna Miller, porse ajo që ata i bën të veçantë, në fakt, është – të qeshurit.
Në të vërtetë, komikja amerikane, Fillis Diller, kaherë ka vërtetuar se si qeshja është shtrembërim i cili drejton çdo gjë! Në çast do të përmirësojë fjalën e shëmtuar, do të zvogëlojë tendosjen dhe të gjithëve do t’ua zbukurojë ditën. Sepse, jemi të sigurt, ekzistojnë ditët kur ju duket se fustani juaj i preferuar nuk ju rri bash mirë, se flokët i keni si fshesë, ndërsa këpucët më të dashura ju vrasin aq keq, saqë as mendoni t’i mbathni më. Dhe, e tëra kjo ju ndodh para ndonjë takimi të rëndësishëm zyrtar ose takimi me të dashurin, të cilin e keni pritur me muaj që t’ju ftojë të dilni bashkë Ju, thjesht, nuk e ndieni veten si person i cili mund ta ndërrojë botën, ndërkohë që më shumë se kurrë ju nevojitet vetëbesimi. Mirëpo, ja, e tërë kjo le të shprehet me qeshjen tuaj, me këtë gjest aq të vogël, që përhap vibracione aq të mira! Veçse, sado që të keni dhëmbë të bukur, më të hijshmit janë kur janë të bardhë si inxhi! Në fakt, krahas qeshjes së përkryer, askush nuk do ta vërejë nëse nuk keni krehje të pëlqyer të flokëve, nëse mbani këpucë nga koleksioni i vjetruar, madje edhe nëse maskara juaj ka ‘rrëshqitur’ nga qepallat në kapak të syrit. Me qeshje, sa çel e mbyll sytë do të hapni çdo derë që dëshironi, me të më së lehti do të thoni ‘faleminderit’, ‘të lutem’, madje edhe ato dy fjalët më të bukura ‘të dua’. Qeshja është si erëza ideale për gjellën më fine. Dhe, kurrë nuk mjafton, prandaj ngrohtësisht ju këshillojmë, shfrytëzojeni në sasi të pakufizuara!
Nuk do të pendoheni.
Të mos plakeni për shkak të stresit
Sipas reagimeve tona ndaj stresit, secili prej nesh i takon njërit nga tre tipat e njerëzve, thonë profesionistët. Njerëzit e lumtur, që i takojnë tipit B (të relaksuar dhe të qetë) ose ata që radhiten tek tipi C (të suksesshëm kur janë nën ndikim të stresit) duken dhe sillen si shumë më të rinj sesa e kanë moshën. Ndërkaq, personat e tipit A janë të ndjeshëm, preken lehtë. Prandaj dhe janë kandidatë potencialë për të përjetuar infarktin, ndërsa për shkak të stresit të përhershëm që kanë, të cilit dhe i nënshtrohen, plaken shumë më herët! Mirëpo, kjo gjendje stresore mund të ndryshohet, nëse:
• Përpiqeni të jeni më të përshtatshëm në rrethin ku jetoni
• Nëse mundoheni të liroheni dhe të dëgjoni ç’kanë për të thënë të tjerët
• Nëse ushtroni të meditoni, të merrni frymë thellë dhe të ngadalësoni ritmin e papërshtatshmërisë së jetës.
• Po ashtu, kur jeni nën ndikim të stresit, duhet shtruar vetvetes pyetja – a thua, kjo që po ju pengon sot do të jetë kaq e rëndësishme edhe nesër, edhe javën, muajin a vitin e ardhshëm?
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Këto pesë shenja të astrologjisë janë magnet për suksesin

Shtatë gabime të gjuhës së trupit që as nuk e kuptoni që po i bëni

11 sjellje që duken të pasjellshme, por i përkasin një personi të ndrojtur

Gjëja e parë që shihni në foto tregon se cila është frika juaj më e madhe
Këto janë 33 rekorde botërore të seksit

Cilat lule mbillen në mars? Do të keni një oborr si në një përrallë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa