LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka medium publik në Kosovë!

Pse disa tema politike dhe ekonomike që vërehen shumë lehtë në shtetin “tonë” nuk bëhen temë diskutimi e nuk trajtohen në media? Pse disa tema e “probleme” të parëndësishme bëhen kryelajm e temë diskutimi në media?

“Mediat vendosin se cila temë do jetë temë diskutimi dhe cila do të tërheqë vëmendjen në opinion. Këto vendosin se cilës temë do t’i japin prioritet e cilës jo”, kështu thonë McCombs dhe Shaw.

A e keni parë se sa përparësi i jep RTK-ja e PDK-së dhe e EULEX-it, “problemeve” që kanë për subjekt trajtimi prapashtesën “viq”. Pra, pikënisje e lajmit dhe temave të RTK-së, përsëri është nacionaliteti. E, përsëri [do gjë që sillet rreth kësaj pakice. Fjala është për serbët. E, ku janë pakicat tjera? Ku janë turqit, boshnjakët, ashkalinjët, kroatët?


Sa e tmerrshme, ky televizion, servil i UNMIK-ut, dhe sot i mbeturinave të tij, përpos që prodhoi lajme etnikisht selektive dhe manipuluese, ndihmoi edhe në ndërtimin e një fotografie të rrejshme e johistorike për Kosovën. E, si pasojë e këtij opinioni, të prodhuar enkas nga “spin doktorët” e të gjitha shteteve e kabineteve që kultivojnë marrëdhëniet me publikun, kemi edhe copëtimin e territorit të Kosovës së vogël.

Mediat e Thaçit nuk trajtojnë kapitullimin total të politikës dhe ekonomisë së Kosovës. Jo, këto media “alla Putin” më me turr e më me qejf e trajtojnë “një pordhë me gazep” të Zhivoradit, sesa ikjen e mijërave Albanëve, Agronëve, Teutave, Shpresave, Kujtimëve, Shqipeve, që sot kanë mësyrë Perëndimin për të fituar bukën e gojës.

Nuk ka medium publik në Kosovë!

Nuk ka, sepse për të qenë publik, duhet të dish të përfaqësosh e të kultivosh interesat e publikut. Nuk ka televizion publik, sepse për të qenë publik, duhet të mos jesh skllav i partisë dhe “analistëve ndërkombëtarë”.

Nuk ka RTK publik, sepse vet partia në pushtet nuk është publike. Nuk ka RTK publik, sepse vet kryeministri i Kosovës nuk është publik, nuk është i popullit. Nuk ka RTK publik, sepse kjo “shtëpi e Hiçkokut” nuk ishte e sinqertë dhe profesionale me lajmin politik. Lajmi i prodhuar nga kjo “shtëpi publike”, nuk reflekton gjendjen e mjerë e të vërtetë të këtij shteti.

S’ka të vërtetë politike, s’ka të vërtetë kulturore e as ekonomike. S’ka! S’ka! S’ka!

Para 10 vitesh e pata thënë, dhe e them përsëri: Pa ndihmën e RTK-së, shumica e politikanëve nuk do ishin politikanë, por çobanë.

Në trend

Më shumë
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin

Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin

Botë
Kalo në kategori