U diskutua e u luftua gjatë, "me orë të tëra". Pati mendime të kundërta dhe kritikë nga shumë politikanë ekspertë – megjithatë grupi parlamentar i unionit vazhdon t’i përmbahet linjës së kancelares Angela Merkel. Të martën (13.10.) nuk bëhej fjalë për shpëtimin e Euros apo për një paketë të re ndihmash për Greqinë, por për refugjatët, për ngarkesën dhe integrimin. E megjithatë kthesa në qëndrimin e popullsisë ndaj kësaj çështjeje nuk reflektohet në grupin parlamentar.
Në sfondin e kundërshtimeve hapur dhe grindjes së zëshme mes partive simotra kristiandemokrate (CDU) dhe kristiansociale (CSU) është e kuptueshme që edhe në grupin parlamentar të unionit është ndezur konflikti. Madje edhe ligji për përshpejtimin e procedurave të azilit – që është ndryshimi i parë ligjor pas fillimit të mbërritjes masive të refugjatëve në Gjermani – bart shkas për të shtruar pyetje për më tej. Dhe? "Merkel ka një në pesë deputetë kundra vetes" – titullon revista Spiegel online. 20 përqind – duket se janë shumë. E veç kësaj 18 përqind e parlamentarëve nga ky union mbajnë tesrën e partisë kristiansociale. Rezervat, që i parashtronin me kohë – para fillimit të shtatorit – njeri apo tjetri deputet nga grupi i landit bavarez kristinasocial, tashmë janë mëse të qarta.
E përveç kësaj? Nëse flet me deputetët, atëherë debati këtë javë nuk duket si një krizë e grupit parlamenatar. Në shtator deklarimet ishin të paktën të tensionuara. Ndërsa tani kryesisht politikanët e unionit që merren me politikën e brendshme kanë shprehur kritika dhe temën e kontrolleve kufitare, madje ata rregullisht janë grindur edhe me kancelaren. Ka pasur pyetje mjaft kritike. Sidoqoftë gjatë këtyre diskutimeve kontroverse edhe ministri i Brendshëm i qëndroi përkrah Angela Merkelit.
Përndryshe mbetet përshtypja e përgjithshme: kancelarja mund t’ia dalë mirë mbanë në grupin parlamentar me konceptet e saj. Ajo i përmbahet linjës, që mbrojti para një jave në një intervistë të gjatë televizive dhe në fillim të kësaj jave në një intervistë të detajuar të pazakontë me gazetën "Bild".
Por Merkel sillet me deputetët e grupit më të madh parlamentar të qeverisë, ashtu siç e parashikon kuadri i një koaliconi me bazë të gjerë: Unioni dhe partia socialedemokrate kanë një shumicë të madhe në parlament. Mandatërt e veçantë e dinë, se janë të rëndësishëm, por jo të domosdoshëm për mbijetesë për vazhdimësinë e koalicionit. Për këtë nuk është e nevojshme që devijuesit të thërriten "për t’u rrëfyer" kokë më kokë. E deri tani Merkelit nuk i është dashur ta kushtëzojë me çështjen e votëbesimit asnjë vendim të koalicionit. Kjo u bë e qartë në votimin e fundit për një paketë të tretë ndihme për Greqinë – më shumë se 20 përqind, pra 63 nga 310 përfaqësuesit e unionit, votuan kundër projektit të qeverisë.
Gjatë emërimit të kandidatëve baza mund të tregojë fuqinë e saj
Nëse deputetëve do t’u duhet ta mbrojnë direkt në bazë kursin e koaliconit CDU/CSU dhe SPD, atëherë çështja do të bëhet më serioze. Kjo më së voni mund të ndodhë gjatë emërimeve për zgjedhjet e ardhëshme për Bundestagun dhe parlamentet e landeve. Kongreset e partive simotra të unionit zhvillohen: ai i CSU-së në nëntor dhe i CDU-së në dhjetor. Por të dyja partitë si zakonisht në këto kongrese nuk karakterizohen nga kultura e polemikës me impenjim.
Pakënaqësia në rritje – herë nga ekspertët, herë në media, e herë në rrugë – nuk reflketohet në grupin parlamentar të unionit. Ende jo. Nëse ligji, që parlamenti miraton të enjten nuk do të ketë efektin e mjaftueshëm, nëse fryma në bazë bëhet më kritike, atëherë ndoshta do të jetë ndryshe.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri