Pas ndërprerjes se ndeshjes së futbollit, të zhvilluar mes Serbisë e Shqipërisë, në stadiumin e Partizanit në Beograd, u tha se droni ka pasur mundësi të kishte edhe bombë. Ka mundur të kishte, por nuk kishte bombë, po një flamur – simbol. Pra, nuk ishte bombë e as bombardues, për të vrarë njerëz edhe pse edhe ketë e kemi parë dhe e shohim përditë në globin tonë të vogël. Edhe nëse do të ishte e tillë, i ngritur nga ndonjë “terrorist” apo “grup terroristësh”, përgjegjësia nuk do të ishte e shqiptarëve në përgjithësi e as e Shqipërisë në veçanti, po e shtetit serb që nuk ka qenë vigjilente për të ndaluar një veprim të tillë, qoftë real apo i imagjinuar. Përgjegjësia për siguri do të ishte e organizatorit dhe e askujt tjetër.
Udhëheqësit serbë kot mundohen ta gjuajnë topin te Shqipëria apo te “Shqipëria ë Madhe” e cila edhe ashtu është krijesë e tyre, për t’i arsyetuar politikat e tyre raciste ndaj shqiptarëve. Një veprim i tillë, ndoshta i shkaktuar nga refuzimi që në ndeshje të kishte edhe tifozë shqiptarë, sido që të jetë, ishte një ide e mendjes së lirë, nga ata që u penguan të bënin tifozërinë aq shumë të dëshiruar për të mbështetur kombëtaren kuqezi edhe në Beograd, pasi disa shqiptarë e kanë pikë të dobët Beogradin. Thjesht, ndoshta që e duan si qytet, por nuk duhet mohuar fakti se ata që e duan qytetin e Beogradit, nuk janë të mbushur me helmin e tifozërisë serbe – shovinizmin. Unë që kam kaluar disa herë nëpër Beograd me pranga në duar (për bindje politike), nuk kam ndonjë vullnet për të parë atë qytet.
Mund të konstatohet se droni ka mundur të ketë edhe bombë, po ai megjithatë ishte vetëm një flamur i bartur nga droni. Nuk ishte avion bombardues e tmerrues, vrastar e shkatërrues, ani pse preku krenarinë e sëmurë të kokave shterpe të rrugaçërisë serbe. Kjo është dëshmia më e mirë se autori i dronit shqiptar ishte një tifoz i zjarrtë i ekipit kuqezi dhe i cili nuk e kishte për qëllim të shkaktonte humbje të jetëve të njerëzve. Thjesht duhet parë si një protestë, por jo më shumë.
Autori i dronit edhe po të kapej nga policia serbe, është dashur të falënderohej pse e ka shfrytëzuar atë vetëm për të bërë tifozllëk. Kështu do të duhej të vepronte një vend demokratik e ligjor.
Konsideroj se në rastin në fjalë, nuk ia ka vlejtur që mendjet drejtuese të politikes shtetërore serbe dhe drejtuesit e lartë të sportit evropian, madje edhe gazetarë evropianë, të udhëhiqen nga tifozëria e shfrenuar futbollistike serbe, e cila më shumë ka bërë politikë se tifozëri.
Sido që ta trajtojmë dronin, veprimet e tifozërisë serbe, deklarimet plotë vrer të udhëheqësve shtetëror serbë dhe animi i disa qarqeve evropiane, në asnjë formë nuk mund të arsyetohen e as të hynë në arbitrin e arsyeshmërisë njerëzore, intelektuale e politike. Demet që i kanë shkaktuar ato veprime jo racionale, janë të pa riparueshme.
Nëse harta e “Shqipërisë së Madhe” e nxiti situatën pas minutës 42, çka nxiti veprimet diskriminuese e raciste te tifozërisë serbe para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes nga tridhjetëmijë tifozët në prezencën e presidentit serb e pastaj edhe nga zyrtarët më të lartë të shtetit serb – Serbisë? Është e rrezikshme për drejtësinë dhe demokracinë vërja në baraspeshë: fashizmin e racizmin serb me një banderolë, qoftë ajo edhe e “Shqipërisë së Madhe”. Është pa drejtësi e madhe, mbase edhe krim.
O njerëz të Evropës së Lirë e demokratike: koha moderne nuk sjellë vetëm veprime të arsyeshme. Moderniteti gjithsesi është kohë e ideve të avancuara të mendjeve njerëzore. Mos harroni, pjellja njerëzore, nëpër shekuj, se paku për mbi 2000 vjet, ka pjellë edhe monstrume të shumta mashtrimi e krimi!? Botën e kanë sunduar dhe do ta sundojnë idetë (mendja) njerëzore e jo muskujt që e sundojnë botën shtazore nëpër xhungla; jo rrugaçëria e as thirrjet raciste për therjen e zhdukjen e tjetrit derisa të mos ekzistojnë më.
Kështu duhej të ishte edhe deri tani në botën njerëzore, por fatkeqësisht nuk është kështu. Muskujt dalin në skenë kur heshtin muzat! Tani është kohë e muzave. Hapuni udhë se muzat nuk vrasin. Ato krijojnë e ndërtojnë Botën e Re. Ato ua ndriçojnë rrugën njerëzve me ide progresive dhe humaniste.
Natyrisht që progresi e humanizmi nuk shkojnë pa liri, njerëzi e demokraci! Botës i duhet më shumë dije, liri, njerëzi, demokraci e drejtësi!
Një fantazmë antinjerëzore po sillet shumë rreth nesh e në mesin tonë! Shqiptarizma as ka qenë e as është fantazmë! Nacionalizmi ekstrem, i shfaqur si fashizëm e shovinizëm veç sa i ka ushqyer fanatizmat antinjerëzore.
Para pak vite, bota e ka parë pa syze gjenocidin serb. ISIS-i është një formë e asaj fantazme sot, fantazmë që ka mobilizuar botën demokratike. Fantazmën e shovinizmit serb e kemi pasur fatin e hidhur që ta jetojmë e shikojmë në fund të shekullit XX. Atij zjarri nuk duhet t’i fryjnë nxitësit e asaj fantazme nga e cila janë prekur edhe vet, natyrisht në një formë më të lehtë.
Jo më kot thuhet se “kërbaçi i ka dy anë”. Shpërfaqja ne disa qarqe e fundamentalizmave kristiane apo islamiste, në mbrojtje të të vetëve, nuk është dhe nuk mund të jetë në frymën e vlerave euroatlantike, të tolerancës, të lirisë së lëvizjes, të paqes dhe të partneritetit.
Kushdo që nuk mund ta pranojë pesënomin “Dije-Liri-Demokraci-Barazi e Drejtësi”, le të shkojë në dreq të mallkuar. Kjo tokë nuk i duron çibanët e huaj, thoshin burrat e motit!
(Autori është anëtar i Këshillit të Nismës për Kosovën)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

"Mu ngushtua për brenda zemra, desha të ikja", Gjesti dkuston me Eglin pas momentit kur dyshohet se tentoi të arratisej nga BBVA

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe