Mediat proqeveritare mundohen që ngjarjet e fundit në Maqedoni t’i prezantojnë thjeshtë si një protestë për Monstrën. Edhe disa media të pavarura janë ndikuar nga ky fenomen dhe besoj se e gjithë kjo ka ndodhur pa qëllim të keq. Thjeshtë, të gjitha mediat këto ditë mundohen që ngjarjet e fundit t’i quajnë protestë nga pakënaqësia e një procesi që dënon disa shqiptarë me burg të përjetshëm, për të cilët faktet flasin se janë plotësisht të pafajshëm.
Them: Nuk është thjeshtë vetëm një protestë për një proces. Gjatë protestave mund të shohësh gjithçka. Nga videot e prezantuara shihet se pakënaqësia nuk është vetëm për procesin, por për gjithë jetën e zezë që shqiptarët në çdo anë janë të bojkotuar, terrorizuar, manipuluar dhe dhunuar.
Sot nuk po protestojmë, por po klithim nga ajo që e kemi mbajtur në shpirtin tonë vite me radhë. Klithmë e cila vije nga një shpirt i lodhur, shpirt i mashtruar nga partitë që shitën kombin dhe fenë për interesat e tyre personale.
Sot, shqiptarët nuk kërkojnë që vetëm të lirohen të burgosurit e pafajshëm, por kërkojnë që vetë shqiptarët të lirohen nga këta politikanë të shitur që në emër të votës së tyre bëjnë pazarllëqe për tenderë të veta që mbushin barqet, ndërsa varfërohen shqiptarët.
Sot, shqiptarët nuk kanë sulmuar thjeshtë se kanë dashur, por kanë sulmuar kur policët, qofshin shqiptarë apo maqedonas, punojnë me standarde të dyfishta. Argumenti më i mirë është rasti i Gjorçe Petrovit dhe ky i fundit. I sheh policët e njëjtë me komandantët e njëjtë, me dy fytyra gjatë sulmeve të tyre.
Sot shqiptarët nuk kanë protestuar thjeshtë, por kanë ngritur zërin kundër “proceseve të mallkuara” që nuk i dinë populli, por vetëm BDI-ja në pushtet dhe gjatë gjithë kohës, i kanë lodhur dhe manipuluar me papagajtë e tyre mediatik se kjo e dëmton procesin. I pyesim cilin proces? Procesin e rrejshëm? Procesin e tradhtisë? Procesin që pretenduat se e keni nën kontroll dhe në fund doli se nuk është ashtu?
Apo ndoshta proceset për euro-integrim, që me vite të tëra na lodhni, ndërkohë që ne edhe në muajin e Ramazanit vuajmë nga varfëria e skajshme? Ndoshta këto procese do ta heshtin çdo person që ju e keni kushtëzuar të heshtë, por mos harroni se shqiptarët në Maqedoni janë thuajse një milion, ndërsa juve ju votuan vetëm 15 për qind e asaj popullate, që në emër të tyre mundoheni të na tregoni se ne përfaqësojmë shqiptarët dhe mburreni me këto numra. Në qoftë se edhe ata 15 për qind janë të kënaqur nga kjo politika juaj, atëherë mallkuar qofshi ju dhe ata që ju votuan, sepse më mirë është të vdesim krenarë, sesa të jetojmë të nënçmuar.
Sot hesht vetëm një tradhtarë, një dyfytyrësh që për interesa personale ka shitur popullin e tij dhe ik si dinak, mundohet të na tregojë se e gjithë kjo qenka në dëm të shqiptarëve, duke mos na treguar opsionin se cili qenka dobia e shqiptarëve? Varfëria, papunësia, burgosjet e pafajshme, dhunimi i motrave tona, terrorizmi psikik, frika maksimale, apo cila? Nëse këto janë në dobi të shqiptarëve, atëherë e dimë, sepse këto po i përjetojmë.
Shumë prej neve nuk mund ta definojnë se nga rrjedh problemi? Prej kur filloi kjo? Me plot përgjegjësi them se ky problem ka filluar pas vitit 2001, kur ushtarëve të UÇK-së iu dha leje që nga fronti i shqiptarëve të kalojnë në frontin e atyre që luftuan, por “në mënyrë” legale u bënë komandantë, ushtarë dhe zëvendës në ushtrinë dhe policinë e tyre, ndërsa sot, përderisa neve na rrahin, ata heshtin duke na treguar pallavrat e “dëmtimit të procesit”.
Sot në kufirin e Bllacës, mbi 100 kosovarë janë ndaluar të futen në Maqedoni, me arsyen se janë “të rrezikshëm” për shtetin, nga frika se do jenë pjesë e protestave dhe çka është më interesante, shumica e kufitarëve që i kanë ndaluar kanë qenë shqiptarë, që në emër të shqiptarisë ndalojnë shqiptarët t’i vizitojnë vëllezërit e tyre shqiptarë, e pastaj na tregoni për largpamësinë, politikën dhe mençurinë tuaj?
Procesi u dëmtua nga ju, e jo nga ata që protestojnë. Ju e dëmtuat atëherë kur heshtët, ditët kur duhej të flisnit. Kush nuk e pranon këtë, ose është i shitur, ose është naiv.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti bëhet pishman: Rizartë, t’kisha me të hjekë prej këtu, mos të të shoh më kurrë në krevet me mua

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Gjesti pasi Rizarta ndan kufirin e shtratit: Nata është pa kontrollë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri