Këtyre ditëve, përderisa Kosova po funksionon pa institucione, të gjithë ne kemi pasur rastin të dëgjojmë fjalë të ndryshme: bllok, bllokues, bllokadë, ngërç, krizë, kapje etj. Në cilin termë saktësisht ndodhemi tash? Sa për ilustrim po i përshkruaj dy definicione për dy fjalët që më së shumti janë përmendur: ngërç dhe kapje!
Ngërç është fjala e cila më shumë përdoret kur kemi tkurrje muskujsh, të cilat më pastaj përcjellën me dhembje. Në zhargonin politik kjo fjalë është përshtatur për situata të paqarta ose të ndonjë ngecjeje në proces, ashtu siç e kemi situatën aktualisht.
Kapje është fjala e cila përdoret kur kemi kap dikë apo diçka dhe nuk e lëshojmë.
Prandaj, në situatën reale të cilën do ta përshkruaj më poshtë, shpjegohet a kemi ngërç apo kapje.
Të qënurit në pozitë për dy mandate në një situatë ideale, do të thotë të kesh përgjegjësi dhe kënaqësi për t’i shërbyer vendit. Por, në rastin e Kosovës, të qënurit në pozitë për dy mandate asgjë nuk lidhet me interesin e vendit. Gjithçka është privilegj personal dhe klanor, sepse Partia Demokratike e Kosovës dhe Hashim Thaçi për këto vite më shumë se me zhvillu vendin, kanë krijuar mekanizma mbrojtës për ta mbajtur pushtetin duke emëruar njerëz të tij nëpër institucione që do të duhej të ishin të pavarura
Shumë herë, ky mekanizëm që Hashim Thaçi ia përgatiti vetes, u mbështet edhe nga opozita, ndoshta pa vetëdije, por ndoshta edhe me vetëdije. Rast specifik e kemi votimin e Enver Hasanit në krye të Gjykatës Kushtetuese, dikur anëtar i PDK-së. Në rast se votimi i ekipit të Gjykatës Kushtetuese u bë pa vetëdije nga ana e opozitës, atëherë mund themi se opozita nuk kishte vizion se në çfarë situate mund të vijnë në të ardhmen.
Nuk është e nevojshme të jesh znj Meri (fallxhorja), për t’i nuhatur disa lëvizje në politikë. Por, nëse është votuar me vetëdije, atëherë edhe opozita ka përgjegjësinë që e ka lejuar pa asnjë pengesë Hashim Thaçin ta krijojë mekanizmin mbrojtës. Sepse, sipas gjitha gjasave ai ka pritur një situatë të ngjashme që mund të ndodh, prandaj njerëzit e PDK-së fillimisht i zhvishte nga petku i partisë dhe brenda minute i bënte “të pavarur” në institucione të pavarura, për ta kontrolluar situatën .
Hashim Thaçin e ndihmoi edhe fakti se me rregulloren e punës se Kuvendit seancat duhet t’i kryesojë deputetja me e vjetër në Kuvend, deri në zgjedhjen e kryeparlamentarit. Kjo deputete është Flora Brovina nga radhët e PDK-së, e cila luan rolin që nuk i takon – të imponojë marrëveshje në mes bllokut dhe PDK-së! Prandaj, ajo disa herë ka shkelur vullnetin e shumicës parlamentare, për ta ftuar seancën. Ajo është një kryesuese dhe seancën duhet ta ftojë sa herë që ka vullnet nga ana e shumicës.
Tri mekanizmat që Hashim Thaçin po e ndihmojnë me e mbajtë situatën në kontroll janë:
Njerëzit e tij të instaluar si “të pavarur” nëpër institucione, të cilët bëjnë punë për të, klanin pronto dhe partinë e tij.
Kryesuesja e Kuvendit, Flora Brovina, ashtu siç e theksuam, po e mban peng Kuvendin për shkak të një të drejte që ia njeh rregullorja e punës së Kuvendit për ta kryesuar seancën si deputetja me e vjetër!
Presidentja Atifete Jahjaga, për shkak mënyrës se si ka ardhur në pozicionin e Presidentes. Ajo tashme nuk ka fuqi politike, por pavarësisht asaj ajo nuk po i shfrytëzon kompetencat. Ajo vetes ia njeh vetëm një të drejtë në këtë proces: me i shpallë ose jo zgjedhjet e jashtëzakonshme, edhe pse Gjykata Kushtetuese, në vendimin e saj, ia ka mohuar këtë të drejtë asaj. Me këtë qasje Jahjaga po vazhdon t’i ndihmojë Hashim Thaçit.
Ka edhe mekanizma anësorë që Hashim Thaqi i përdor për ta kontrolluar situatën, siç mund të jenë disa medie që shesin propagandën e tij, përfshirë këtu edhe mediumin publik, si dhe disa analistë të shitur që në emër të objektivitetit u japin gjithmonë të drejtë blerësit të tyre.
Prandaj, nga kjo situatë Kosova nuk ka ngërç politik, mirëpo Kosova ka kapje të institucioneve nga ana e partisë që ka qeverisur vendin për shtatë vjet.
Kapja është termi që paraqet një situatë kur ne kemi kapur diçka dhe nuk dëshirojmë të na ik nga dora. Hashim Thaçi e ka kapur shtetin dhe nuk dëshiron ta lëshojë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

"Mu ngushtua për brenda zemra, desha të ikja", Gjesti dkuston me Eglin pas momentit kur dyshohet se tentoi të arratisej nga BBVA

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe