Ashtu siç e dinë të gjithë, unë nuk jam me Ramushin, por as nuk dua ta mbroj, sepse nuk ka nevojë për mbrojtjen time, aq më tepër kur edhe politikisht qëndroj majtas. Përtej kësaj, akuzat që janë bërë kundrejt këtij njeriu dhe të cilat asnjëherë nuk janë vërtetuar, konsideroj se nuk janë të drejta.
Ne me të drejtë mund të kemi dyshime për mënyrën se si funksionon drejtësia në Kosovë, mirëpo pikërisht nga ata njerëz që akuzohet Ramush Haradinaj, ata edhe kanë pushtetin dhe e kanë drejtësinë në dorë. Ne rast se ka diçka nga akuzat e kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, atëherë le ta iniciojë rastin dhe të sqarohet një herë e mirë situata edhe për ne të tjerët.
Pas zgjedhjeve parlamentare, Ramushi mblodhi njerëzit e tij dhe filloj publikisht spastrimin e partisë nga njerëzit që mund të kenë folur në emrin e tij dhe që po ashtu mund të kenë bërë vepra të caktuara. Ky veprim politik nga dikush u pa si guxim për të ndërmarr një hap të tillë, ndërsa personalisht e kam parë të panevojshëm sepse nëse ka elemente të tilla, partia pastrohet nga brenda dhe jo nga jashtë. Por, e kuptoj edhe arsyen përse e bëri publikisht, sepse kjo barre këtë njeri e ka munduar tash e 16 vite.
Me gjithë problemet që ka Peja, kryetari i saj, Gazmend Muhaxheri, gjen kohë me u marrë edhe me deklarata bombastike që apriori nuk u besoj pa u vërtetuar, dhe deri atëherë i trajtoj si shpifje.
Nuk e kam hallin as të Ramushit, as të Gazmendit, por e kam hallin e qytetit tim se si po degradon nga qeverisja e LDK-së, sepse Peja nuk mban në mend të ketë pasur ndonjëherë qeverisje me të dobët se kjo e kryetarit aktual që merret me deklarata koti.
Duke ju referuar edhe deklaratave të mëhershme të Muhaxherit kundrejt figurave të ndryshme politike dhe në veçanti kundër Haradinajt, mund ta kuptojmë se gjithmonë me deklarata të tilla del kur i humb vëmendja brenda subjektit të tij dhe përmes tyre dëshiron të trajtohet si hero i LDK-së. Këtë herë po e bën në një moment tjetër, kur pakënaqësia e qytetareve të Pejës ndaj qeverisjes së tij është në rritje, sepse kryetari Muhaxheri ka dështuar në mbajtjen e premtimeve elektorale dhe aq kohë sa i ka mbetur deri në fund, e ka të pamundur edhe teoritikisht t’i realizoj ato. Prandaj, u ofron qytetarëve ujin të cilin njëherë e kane pirë, pra shpifjet dhe propagandën ndaj të tjerëve
Haradinaj ishte po i njëjti edhe atëherë kur Muhaxheri ishte në Partinë Reformiste Ora. Madje dy herë për këtë subjekt ishte kandidat për kryetar dhe një herë shkoi në balotazh me kandidatin e AAK-së, Ali Berisha, i cili pati fituar zgjedhjet. Përse në atë kohë nuk e tha ai asnjë fjalë për këto që po i thotë sot? Sepse në ORA e kishte ndikimin dhe pushtetin, ndërsa në LDK është më vështirë të depërtosh pa e bërë veten të jesh në qendër të vëmendjes.
Po e përsëris: nuk e kam hallin as të Ramushit e as të Gazmendit, por kam hallin e qytetit tim. Drejtësia le të merret me rastet, ndërsa kryetari le të merret me qytetin për aq kohë sa i ka mbetur.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Unikkatil reagon për herë të parë pas vdekjes tragjike të vëllait të tij: Përjetove gjëra që disa nuk munden as me qindra jeta

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës