LAJMI I FUNDIT:

“Nokdauni” i Serbisë…

"Ringlshpili" serb sillet në Hagë. Ditën e parë të procesit ndodhi uragani, anglezi Michael Wood ia nxori "pendlat" Serbisë, e cila pikërisht në Hagë do të përjetoi stresin e fundit, "nokautin klasik"…

Nisi "shfaqja e madhe" në Hagë. Serbia u orvat të përgënjeshtroj ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, por nuk i bëri qiri dritë. Paraqitja e saj në gjykatore, para 15 gjyqtarëve, tregoi se nuk di të luajë lojën. Zhonglerët e saj "rrëshqitën në akull". Gjyqi s’është pazar, as kishë, s’ vlejnë këtu emocionet, as nostalgjia për vendin që është mbajtur "nën sqetull" më tepër se një shekull.

Disku i "grithur" sillej në një vend, vazhdonte kënga e vjetër se na qenkësh shkelur e drejta ndërkombëtare.


Serbët i binin telit se "pavarësia ilegale" bie ndesh edhe me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së. Nuk flisnin me gjuhën e argumenteve, gjuhën juridike, po gjuhën politike, madje edhe të zhargonit të rrugës, si në çarshinë e Kralevës.

Pala tjetër, Kosova, përgënjeshtroi imagjinatën serbe, tregoi se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës, e 17 shkurtit 2008, është produkt i shprehjes së vullnetit të popullit dhe nuk bie ndesh as me Kartën e OKB-së, as me Rezolutën 1244 dhe as me ligjet e tjera ndërkombëtare.

Cili do të jetë mendimi këshillëdhënës i Gjyqit Ndërkombëtar të Drejtësisë në Hagë, do të jetë ai asnjanës, neutral, për t’i bërë qejfin dy palëve, apo në peshoren e drejtësisë do të mbizotërojnë faktet në anën e Kosovës? Sipas rrjedhës së procesit, do të peshojnë faktet juridike në anën e Kosovës.

"Ringlshpili" serb sillet në Hagë. Do të hypë në të ndokush nga gjykatësit, kjo do të dihet pasi të përfundon procesi, siç thuhet në pranverën e 2010-ës.

Ditën e parë të procesit, më 1 dhjetor, Evropa e "flladiti" Serbinë, e futi në "zonën e Shëngenit". Ishte kjo një koincidencë, apo jo? Vendimi për lëvizjen pa viza do të hyjë në fuqi më 19 dhjetor, pese ditë para kërshëndellave. Pos Serbisë ky "bakshish" iu dha edhe fqinjëve të saj, Malit të Zi dhe Maqedonisë. Dy shtetet e tjera "myslimane", Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina mbetën të hyjnë në "zonën e Shëngenit" më vonë, në verën e 2010-ës.

Kështu e ka Evropa, në familjen elite së pari i fut "të krishterët", pastaj radhën e kanë "myslimanët"!

Serbia edhe në Kushtetutën e vet, të 2006-ës, në preambulë e ka futur Kosovën, me emrin "Kosovë e Metohi", duke i dhënë asaj statusin e "autonomisë substanciale". Këtë "finesë", ajo (Serbia) e merr si "fakt juridik" !

Dy ditë para se të nis procesi në Hagë, presidenti i Serbisë Boris Tadiqi për gazetën serbe "Veçernje novosti", më 29 nëntor, u shpreh se do të ngadhënjejnë në Hagë, ngase "argumentet juridike" janë në anën e vendit të tij.

Tadiqi duke i dhënë "kosës haptë" bëri me dije se do të ndikojë tek shtetet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës t’i bien pishmanit dhe pastaj të bën bisedimet me Kosovën. Shumë thjeshtë: Të bëj bisedime…

Kurrën e kurrës nuk do të ndodhë restitutio in integrum. Këtë hollësi e përmendi ditën e parë të procesit edhe ministri i jashtëm i Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni. Ky shprehu optimizmin se do të vërshojnë njohjet e reja.

Aktet e njohjes, të Amerikës, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës, Italisë, Japonisë, Kroacisë, Sllovenisë, Malit të Zi, Maqedonisë… nuk janë lodra fëmijësh.

Përrallës së Tadiqit për "llaf e muhabet" nuk i besojnë më as fëmijët, e lërë më të rriturit që i kanë "dy kokrra mend" në krye, ngase kësaj propagande i ka vdekur nëna.
Janë paraparë të mbahen 11 seanca dëgjimore. Do të thyhen shtizat. Stresin e fundit, "nokautin klasik" Serbia do ta përjetoi në Hagë. Këtu do të mbaroj filmi.

Ditën e parë të procesit ndodhi uragani. Anglezi me parukën e bardhë, "flokët kaçurrela", në përbërje të ekipit të Kosovës, Michael Wood i dha goditje të furishme Serbisë, i shkaktoi "nokdaunin" e parë. Wood tërhoqi vëmendjen se Kosova ka qenë e pushtuar një kohë të gjatë nga otomanët turq, pastaj edhe nga serbët.

Përmendi pushtimin serb që nga viti 1912, vuajtjet e shqiptarëve në kohën e Aleksandër Rankoviqit dhe më vonë. Pastaj, ky orator, duke i bërë analizë dokumenteve të ndryshme juridike e politike, e përmendi aktgjykimin e Tribunalit të Hagës që ka të bëjë me ish-presidentin e Serbisë, Millan Millutinoviqit. Aktgjykimi që ka të bëjë me gjenocidin ndaj shqiptarëve të Kosovës nuk është i formë së prerë, spikati Wood.

Kjo finesë, sipas tij është një contradictio in adjecto me tezën serbe që e kundërshton ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.
Kambana bie për atë që ka vesh.

Thënë thjeshtë, Michael Wood ia nxori "pendlat" Serbisë, e zhveshi të tërën, i qiti në lëndinë rrenat e saja, përgënjështroi edhe ambasadorin serb në Francë, Dushan Batakoviqin, i cili Kosovën e quan "djepi serb".

Vuk Jeremiqi pas "rundit të parë", gazetarëve u deklaroi se Serbia tregoi mençuri në këtë proces. Jeremiqi, i "kategorisë pendël", krekosej si boksieri para meçit se "do ta mund kundërshtarin".

Ajo çka po ngjet në Hagë, s’është gjë tjetër pos një reprizë e cirkut serb. Lexuesit i kujtohet cirku serb i mbajtur në Beograd, në shtator të 2000-ës. Atëbotë në Beograd serbët mbajtën gjykimin në mungesë ndaj burrështetasve dhe zyrtarëve më të lartë të NATO-s, Bill Clinton, Tony Blair, Jacques Chirac, Javier Solana…

Në ulëset e të akuzuarve ngjitën banderolat me emrat e tyre. Iu përmbajtën edhe "anës ligjore", angazhuan për ta mbrojtës ex oficio, ngase bëhej fjalë për "krimet e rënda" të kryera ndaj Serbisë. Gjykatësit u treguan të pamëshirshëm, të akuzuarve u caktuan dënimet maksimale…

Serbët e paturpshëm e luajtën lojën e tyre edhe gjatë kësaj vere kur gjykata bullgare e liroi ish kryeministrin e Kosovës, gjeneralin Agim Çeku. Lirimi i Çekut pati shkaktuar "tërmet" në Beograd. Tadiqi e ministri i tij Jeremiqi qitën "tym prej goje". Në intervistën e Jeremiqit dhënë gazetës "Veçernje novosti", publikuar më 4 korrik 2009, villej helm e vrer.

Në dosjen Çeku janë të përfshirë edhe dy personalitete, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe shefi i diplomacisë franceze Bernard Kouchner. Regjimi i Beogradit Çekun dhe Thaçin i akuzon për gjenocid, ndërsa ish – shefin e UNMIK-ut, Bernard Kouchnerin si "pomagaç", ndihmës i tyre në kryerjen e veprës së përmendur penale. Për këtë rast, në Telegrafi, më 8 korrik 2009, kam publikuar komentin "Fshihu", zotëri Kouchner..

Gjykata e Hagës s’është arenë e cirkut. Nëse s’i ke provat e faktet juridike, i fshin duart për murrizi, i bie fyellit…

Në trend

Më shumë
Iu referua Gjestit si

Iu referua Gjestit si "djaloshi kosovar", Egla Ceno reagon në rrjetet sociale: Të jesh kosovar është krenari, kush mendon ndryshe është qelbësirë

Magazina
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Kroacia
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kalo në kategori