Këto ditë është bërë temë diskutimi e trajtimi çështja e njohjes së shteteve si institut i së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Shkas për këtë ka qenë “tërheqja” e njohjes që kinse shteti i Surinamit ka bërë në raport me shtetin tonë.
Tani, pa u lëshuar në ligjshmërinë e këtij veprimi në kontekstin e respektimit të procedurave të brendshme të shtetit të Surinamit, është ngritur dilema nëse njohja që një shtet i bën tjetrit mund të tërhiqet?
Mbase edhe mund të tërhiqet!
Mirëpo, për të eksplikuar në mënyrë të argumentuar institutin e njohjes, para së gjithash duhet të nisemi, natyrisht edhe të mbështetemi, në të drejtën ndërkombëtare pozitive.
Çka thotë e drejta ndërkombëtare për këtë çështje? Çka nënkuptojmë ne me marrëveshjet ndërkombëtare apo traktatet, respektivisht konventat ndërkombëtare? A janë këto të obligueshme për të gjitha shtetet apo vetëm për shtetet pjesëmarrëse, nënshkruese dhe ratifikuese?
Këtyre pyetjeve duhet dhënë përgjigje gjithsesi nga pikëvështrimi i normave juridiko-ndërkombëtare të sistemit juridik ndërkombëtar. Kësisoj, dokumenti i parë juridik ndërkombëtar i cili ka trajtuar institutin e njohjes është Konventa e Montevideos mbi të Drejtat dhe Detyrimet e Shteteve, e vitit 1933, neni 6 i së cilës thotë që njohja është e pakusht dhe e parevokueshme. Deri këtu gjithçka është e qartë. Pra, njohja është akt diskrecional, natyrisht ekskluzivisht politik, që një shtet e ndërmerr për të njohur subjektivitetin juridik dhe politik të një shteti tjetër.
Konventa e Montevideos natyrisht se është e regjistruar në sekretariatin e Kombeve të Bashkuara, ashtu siç kërkon Karta e kësaj organizate. Kësisoj, ajo paraqet marrëveshje ndërkombëtare. Tani çështja është a paraqet kjo marrëveshje obligim për të gjitha shtetet apo vetëm për ato shtete të cilat e kanë ratifikuar atë?! Këtë paqartësi e heqë neni 26 i Konventës së Vjenës mbi të Drejtën e Traktateve, e datës 23 maj 1969 dhe e hyrë në fuqi, respektivisht e regjistruar në sekretariatin e OKB- së më datë 27 janar 1980. Sipas këtij neni, çdo marrëveshje në fuqi është detyruese për palët pjesëmarrëse (ratifikuese). Derisa sipas nenit 34, asnjë marrëveshje ndërkombëtare nuk krijon obligime për shtetet e treta, pra për shtetet që nuk kanë nënshkruar dhe ratifikuar një marrëveshje të tillë.
Pra, për ta bërë sa më të qartë, secila marrëveshje ndërkombëtare nuk prodhon efekt juridik për shtetet e treta, por vetëm për shtetet që kanë nënshkrua dhe ratifikuar një marrëveshje të tillë. Në rastin e Konventës së Montevideos mbi të Drejtat dhe Detyrimet e Shteteve, mund të themi se dispozitat e kësaj marrëveshjeje janë detyruese vetëm për shtetet pjesëmarrëse dhe ratifikuese të saj. Numri i shteteve që kanë ratifikuar këtë marrëveshje është simbolik në krahasim me numrin e shteteve sot. Këto janë 15 shtete të Amerikës Latine dhe ShBA-të.
Shikuar në pikëvështrimin politik, njohja është akt i pavarur dhe politik që një shtet sovran e ndërmerr për të njohur një realitet të ri të krijuar në një entitet tjetër. Në kontekstin aktual ndërkombëtar, në kuptimin e formimit të shteteve të reja, njohja ka rol pothuajse vendimtar në sajimin e subjektivitetit shtetëror të një entiteti. Mirëpo, duke qenë se kjo është çështje që kërkon studim dhe duke qenë se nuk mund të elaborohet në këtë format, atëherë në mënyrë koncize duhet cekur gjithsesi se në të drejtën ndërkombëtare bashkëkohore formimi i shteteve të reja në masë të konsiderueshme varet nga njohjet që merr nga shtetet tjera, e veçanërisht nga fuqitë e mëdha.
Përfundimisht, njohja parimisht nuk mund të tërhiqet duke qenë se nuk është praktikë ndërkombëtare, e përjashtimisht mbase mund të tërhiqet. Një gjë të tillë e ka bërë presidenti i ShBA- ve Willson në vitin 1913, kur tërhoqi njohjen e Meksikës, duke qenë se në këtë të fundit në pushtet kishte ardhur në mënyrë të dhunshme gjenerali ushtarak Victoriano Huerta.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Babai vret të birin pesëvjeçar dhe të bijën dyvjeçare - pastaj kryen vetëvrasje në Neumark të Gjermanisë

Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Motra e Rita Orës, Elena vjen në Prishtinë për një dasmë familjare - merr vëmendje me dukjen e saj të veçantë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania