Gjatë ditës së sotme është mbajtur diskutimi publik me temën “Edukimi për Paqe dhe Rini” në hapësirat e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”.
Në këtë diskutim publik morën pjesë prorektorja e Universitetit “Isa Boletini”, Edita Bekteshi, profesor doktor Bekim Baliqi i cili është dekan i Fakultetit Filozofik në Universitetitn e Prishtinës “Hasan Prishtina”, profesor asistent Mensur Morina nga Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, Rrezearta Zhinipotoku Behluli e cila është eksperte e arsimit në fushën e edukimit për paqe dhe Afërdita Sylaj Shehu, drejtoreshë ekzekutive e “Community Building Mitrovica” – (CBM), shkruan Telegrafi.
Prorektorja e Universitetit “Isa Boletini” tha se fjala “paqe” është një fjalë e shkurtë me kuptim dhe peshë shumë të madhe.
“Paqja është një fjalë shumë e shkurtë, zakonisht një rrokëshe, që bukur tingëllon në të gjitha gjuhët por shumë e brishtë. Një fjalë e shkurtë me kuptim e me peshë shumë të madhe. Çfarë dallimi të jep fjala paqe dhe e kundërta e saj – luftë ose konflikt”, ka thënë Bekteshi.
Bekteshi ka kujtuar një thënie të Nënës Terezë kur pyetet se “Çfarë mund të bësh për të promovuar paqen në botë” dhe ajo përgjigjet “Shko në shtëpi dhe duaje familjen”. Ajo u shpreh se nga kjo nënkuptojmë se paqja fillon në gjirin familjar.
“Nënkuptojmë se e gjitha fillon në gjirin familjar, të mësuarit për tolerancë, dashuri, mirëkuptim, gjithëpërfshirje, të gjitha këto promovojnë paqe. Fillojnë në familje dhe vazhdojnë gjatë tërë jetës”, ka thënë ajo.
Prorektorja ka kujtuar edhe një thënie të shkencëtarit Albert Einshtajn i cili thotë se “Paqja nuk mbahet me forcë, por me mirëkuptim” dhe sipas saj, këtë duhet ta promovojmë tek rinia.
“Rinia dhe paqja janë dy faktorë shumë të rëndësishëm që ndikojnë në siguri, në mirëqenie në rrethin e Mitrovicës, në Kosovë, Ballkan Perëndimor, por edhe më gjerë”, ka shtuar Bekteshi.
Bekteshi është shprehur se universitetet vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm në promovimin e paqes.
“Në përgjithësi universitetet kanë luajtur rol dhe vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm në promovimin e paqes dhe stabilitetit. Këto janë institucione ku njohuritë dhe vlerat fillojnë të shpërndahen dhe ndikojnë në ndërtimin e një të ardhme më të mirë për të gjithë. Në këtë kontekst është edhe Universiteti i Mitrovicës”, ka theksuar ajo.
Dekani i Fakultetit Filozofik në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Bekim Baliqi ka thënë se edukimi luan rol shumë të rëndësishëm në krijimin e paqes dhe mirësjelljes sepse sipas tij, krijon një ambient ku toleranca dhe solidariteti janë vlerat themelore të një shoqërie.
Baliqi ka thënë se Fakulteti Filozofik vazhdon të kontribuuoj në themelimin e këtyre vlerave, derisa shprehet se në këtë fakultet ofrohen lëndë që kanë të bëjnë me barazi gjinore, etikës e moralit.
“Në Fakultetin Filozofik ofrohen lëndë që kanë të bëjnë me barazi gjinore, moral, etikë, ka lëndë për drejtësi tranzicionale. Mundohemi të jemi afër komunitetit dhe të kultivojmë paqen”, ka thënë dekani i Fakultetit Filozofik.
Ekspertja e arsimit në fushën e edukimit për paqe, Rrezarta Zhinopotoku Behluli, ka thënë se tema e edukimit për paqen do të duhej të integrohej në kurikulat mësimore në shkollat fillore, të mësme por edhe në universitete.
“Këtu është një sistem ose një mbështetje shumë komplekse. Janë shumë elemente të cilat institucione edukativo-arsimore duhet me i ofru. Une vetë vij prej një sistemi arsimor të viteve të 80-ta. Unë i kam pasë në kopsht dy mësuse, një serbe e shqiptare. Kjo më ka ndihmu me qenë më mendjehapur që me i pranu komunitetet tjera”, ka thënë Zhinipotoku – Behluli.
Ajo është shprehur se sot jemi dëshmitar se po përjetohet dhunë brenda shkollave dhe se kjo temë do të duhej të futet në kurikulat shkollore.
“Kurikulat shkollore do të duhej ta praktikojnë ‘Edukimin në Paqe’. Sot jemi dëshmitar se po përjetohet dhunë brenda shkollës. Prandaj ‘Edukimi për Paqe’ është një temë e domosdoshme që të integrohet në planet në shkolla”, ka thënë ajo.
E me këtë çështje u pajtua edhe profesori i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, Mensur Morina.
Morina ka thënë se në këtë rast do të ishte mirë që tek pjesa e kurikulës të kenë një lëndë të veçantë.
“Po na nuk duhet të presim te pjesa e formësimit individual. Në këtë rast do të ishte mirë që tek pjesa e kurikulës të kenë një lëndë të veçantë. Të thirur si profesor nuk mund të japim më të mirën për promovimin e paqes sepse e kemi kurikulën e kufizuar. Do të ishte më mirë që të jetë një numër më i madh i studenteve të pranishëm këtu”, ka thënë Morina.
Ndërsa, drejtoresha e organizatës “Comminity Building Mitrovica”, Afërdita Sylaj – Shehu ka thënë se kjo organizatë ka për qëllim bashkëpunimin mes komunitetit serb dhe shqiptar.
“Më erdhi mirë me i dëgju gjithë këto nisna të mira. Situata tani për tani nuk është ma e mira, që është përkeqësu më së shumti me 24 shtator kur ndodhi rasti i Banjskës. Pra, nuk i ka kontribu çështjen së paqes në Mitrovicë. Jemi që nga viti 2001 dhe nuk jemi ndalë me punu në këtë drejtim”, ka thënë Sylaj – Shehu.
Ajo ka theksuar se interesi i përbashkët i komuniteteve të ndryshme është të mësojnë diçka bashkë.
“Interesi i përbashkët i komuniteteve të ndryshme është me msu diçka bashkë, me dalë në ndonjë aktivitet bashkë. Edhe pse gjendja ka qenë e vështirë gjithsesi kemi pasë pjesëmarrës serbë. Kur i kemi pyet se pse po merrni pjesë në organizatë, përgjigja e tyre ka qenë “ po duam me u largu prej realitetit”, ka potencuar ajo.
Kjo ngjarje është implementuar nga:
Forum ZFD – Programi në Kosovë; SIT – Center for Counselling, Social Services and Research – Prishtinë; Youth Initiative for Human Rights – YIHR- Organizatë rajonale; HLC – Humanitarian Law Center – Organizatë rajonale; RIA – Roma in Action – Gjakovë; Ngo Liza – Gjilan Communisty Building Mitrovica – CBM – Mitrovicë; Fishbone – Mitrovicë e Veriut; REC – Reconciliation Empowering Communities/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Më duket se vdes për ty po nuk e pranon dot”, Egli pretendon se Jozi ka pëlqim për Gjestin
“Largohu, mos më hajde më”, Gjesti i ashpër me Eglin - banorja qan me dënesë
Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
Gjesti flet për Big Brother Kosova: Edhe pse më kanë bërë me hile, Zoti më ka hapur një derë tjetër
Xuxi flet për fitoren e Drilonit: A e kanë votuar populli, u kry ky muhabet
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës