LAJMI I FUNDIT:

Një vit nga fitorja e Trumpit

Një vit nga fitorja e Trumpit

Presidenti amerikan, Donald Trump festoi sot njëvjetorin fitores në zgjedhjet presidenciale, me një mesazh ironik në rrjetin social Twitter, përshëndetje për mbështetësit e tij dhe një foto nga avioni presidencial “Air Force One”.

“Përshëndetje për gjithë ‘mediokrit’ dhe për miliona njerëz që na dhanë një fitore masive në kolegjin zgjedhor (304-227)!” shkruan ai në Tweeter.

“Mediokër” është termi që kishte përdorur Hillary Clinton, gjatë një pritjeje për mbledhjen e fondeve në shtator 2016, për të cilësuar “gjysmën” e mbështetësve të rivalit të saj republikan “racist, seksist, homofob, ksenofob, islamofob”.


Që prej asaj kohe, fjala, është përdorur nga mbështetësit e miliarderit për të denoncuar përbuzjen e shprehur nga demokratja kundër tyre.

Në foton që shoqëron mesazhin, drejtuesi është ulur në zyrën e tij në avionin presidencial, i rrethuar nga bashkëpunëtorët me të cilët ka punuar gjatë fushatës dhe e kanë ndjekur në Shtëpinë e Bardhë, mes të cilëve Jared Kushner, dhëndri i tij, Stephen Miller, këshilltar dhe Hope Hicks, drejtoreshë e komunikacionit të ekzekutivit.

Presidenti amerikan, Donald Trump ndodhet në një turne në Azi.

Donald Trump mori 304 vota në kolegjin zgjedhor, sipas mënyrës indirekte të zgjedhjes së presidentit të SHBA-së.

Këto pikë janë më të ulëta se dy fitoret e ish-presidentit amerikan, Barack Obama (365 dhe 332), por më të larta se ato të George W. Bush (271 dhe 286).

Në trend Botë

Më shumë
Aleatët kryesorë të Trump mbajtën bisedime sekrete me kundërshtarët politikë të Zelensky - Timoshenkon dhe Poroshenkon

Aleatët kryesorë të Trump mbajtën bisedime sekrete me kundërshtarët politikë të Zelensky - Timoshenkon dhe Poroshenkon

Evropa
Sërish situatë kaotike në Serbi, kësaj radhe para objektit të Komunës së Beogradit, qytetarët përfshihen në rrahje masive me sigurimin e objektit

Sërish situatë kaotike në Serbi, kësaj radhe para objektit të Komunës së Beogradit, qytetarët përfshihen në rrahje masive me sigurimin e objektit

Serbia
Si do të dukej një Gaza e ardhshme sipas planit 53 miliardë dollarësh të Egjiptit

Si do të dukej një Gaza e ardhshme sipas planit 53 miliardë dollarësh të Egjiptit

Azia
Trump po përgatitet të nënshkruajë urdhrin për mbylljen e Departamentit të Arsimit

Trump po përgatitet të nënshkruajë urdhrin për mbylljen e Departamentit të Arsimit

Amerika
Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Botë
Trump paralajmëroi Hamasin për pasoja të rënda nëse nuk i liron pengjet - i kundërpërgjigjet grupi militant

Trump paralajmëroi Hamasin për pasoja të rënda nëse nuk i liron pengjet - i kundërpërgjigjet grupi militant

Botë
Kalo në kategori