Krahas zhvillimit tekniko–industrial janë rritur edhe kapacitetet e individëve, të grupeve, shërbimeve, shteteve etj., për të përhapur dhe mbjellë (kundrejt të mirave njerëzore) dimensionet e veprimeve destruktive. Ndryshe nga dje, sot mundësitë e kësaj të fundit janë tejet të mëdha. Ju mund të krijoni një ekip të vogël hakerësh në një qoshe të botës ose të gjeni një person inteligjent të IT-së që mund ta terrorizojë me saktësi një kompani multimilionshe, një departament, një bankë strategjike vitale… me një fjalë një shtet. Edhe më të mëdha janë mundësitë e veprimeve terroriste, mundësitë e shërbimeve sekrete etj.
Dimensionet i së keqes ose e keqja (Imanuel Kanti), falë zhvillimit tekno-industrial, po përhapet me shpejtësi në mbarë globin. Dhe, në vend se të ndodh e kundërta, bota po ballafaqohet me antipodin e së mirës: pra, me shtjellën e së keqes! Teksa nuk ka një “botë që vjen nga të ftohtit” dhe as “këpucë hrushoviane” që dridh selinë e OKB-së, me një fjalë, nuk ka më vetëm një qendër (adresë) të lokalizuar prej nga bota do t’i drejtonte sytë për ta pikasur rrezikun e saj. Shqetësimet e të ardhmes së saj shumëfishohen, në vend se të pakësohen!
Në retrospektivë, pas vitit 2001 shumëçka ka ndryshuar. Fshati ynë global vërshohet jo vetëm nga “përroskat”, por nga “lumenjtë”, si: “ISIS”, “Diversionet hakeruese”, “kidnapimet”, “letrat-bomba” etj. Ndodhitë, mbeten të pa adresuara. Askush nuk pranon përgjegjësi, veç “ISIS”-it që s’u morë vesh kurrë kush e formoi, dhe i cili gati na çmendi me komunikata, me video-incizime barbare dhe me aksione urbane qëllimi i të cilave ishte krejt i qartë: mbjellja e terrorit dhe frikës.
Përderisa shtjella e kësaj organizate famëkeqe po shkrihet si flluskë sapuni në rërën përvëluese të Shamit, kanë nisur të shfaqen dukuri të tjera që presin ngjitjen e tyre drejt piedestalit. Për shembull, ndërhyrjet teknologjike-kibernetike. Në këtë kontest, sa më shumë që shtrihet IT-ija, aq më të mëdha bëhen pasojat e saj. Përditë jemi dëshmitarë të ndërhyrjeve në banka, në institucione të sigurisë, në kompani miliardëshe etj. Më e keqja është se ndërhyrjet bëhen edhe në procese të tjera. Për shembull, Amerika dhe presidenti i saj Donald Trump vazhdojnë t’i vuajnë ndërhyrjet teknologjike në procesin zgjedhor të nëntorit 2016. Po kështu, përgjatë proceseve zgjedhore dyshime kanë shfaqur edhe shtetet si Franca, Gjermania etj. Imune, nuk kanë qenë as shtetet më të vogla, ta zëmë Mali i Zi, Kosova etj. Nuk është bërë kurrë publike, por në zgjedhjet Lokale 2017 në Kosovë, sistemi i IT-së ishte jashtë përdorimit për rreth dy orë, pikërisht në ditën e votimit!
Hakerimi, siç e cilësojmë me gjuhën mediale teknologjike, ka shkaktuar polarizimin e pashembullt në historinë e shoqërisë multietnike amerikane. Sot kemi një ndarje drastike të shoqërisë amerikane, stabiliteti i së cilës shoqëri kishte shekuj që nuk ishte vënë në dilemë! Kur jemi te SHBA-të, mënyrat e mbjelljes së rreziqeve faktike nuk kanë fund. Bie fjala, për vetëm dy ditë (24 dhe 25 tetor 2018), u dërguan në adresa të caktuara mbi shtatë letra-bombë: që prej ish presidentit Obama, ish-sekretares Hillari, e deri tek aktori i njohur Robert De Niro.
Në anën tjetër, diversioneve teknologjike të nivelit subverziv-ushtarak, si ky i letrave-bombë, u paraprijnë aferat e ndryshme politike, kidnapimet etj. Rasti i gazetarit saudit, Jamal Khashoggi – bashkëpunëtor i megatelevizionit CNN – tregon për shpërfillje të mëdha të identiteteve të organizuara politiko-shtetërore dhe më gjerë.
Por, në krejt këtë kaos global, cili është roli i individit, grupit si ISIS-i, dhe cili është roli i shteteve – shërbimeve të tyre sekrete?
Unë besoj se pavarësisht nga pasojat e ndryshme – të mundshme që mund të vijnë nga veprimtaritë e individëve dhe të grupeve të organizuara, e që mund të jenë në domenin e tyre edhe të pavarura – është jashtë çdo logjike të gjykojmë se kapacitetet e grupeve, organizatave etj., mund të jenë të atilla që të shkaktojnë fushëveprime dhe pasoja të nivelit shtetëror, e madje edhe regjional e global. Ngjarjet që kanë ndodhur në dhjetë vitet e fundit, dhe të tjerat që po vazhdojnë të ndodhin, nisur nga çfarëdo analize, na çojnë deri te konstatimet se në sfond të “fshatit tonë global” po zhvillohet një luftë e ftohtë moderne mes shteteve të ndryshme. S’ka asnjë dyshim që “bipolariteti” i dikurshëm, i cili u zhvillua me ide dhe me mjete tashmë të njohura, kryesisht të doktrinës agjenturore dhe ushtarake të nivelit bazikë Moskë-Uashington ose anasjelltas, po e çon drejt shkrirjes “një polaritetin” e mbetur, e që nënkupton Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lufta që dikur thuhej se vinte nga bota e të ftohtit, e që do të thotë nga Lindja, tani vjen nga të gjitha anët. Pra, ka një prirje apo një diskurs të pa identifikuar për ta quar botën sërish drejt një lufte të ftohtë me karakter modern. Në kontekst, rreziqet janë dukshëm më të theksuara se në të kaluarën. Pse? Sepse në skenë ka më shumë akterë dhe se gjendja globale botërore ecën me shpejtësi “jashtë kontrollit” (Bzhezhinski). Ndërsa, që ka më shumë akterë kjo do të thotë që ka në dispozicion edhe më shumë mundësi, mjete, teknologji etj. Pra, situata aktuale globale, po t’i referohemi historisë njerëzore, na e kujton fundin e Antikitetit, fundin e Perandorisë Romake, ose na i kujton fundet e çdo perandorie të çdo sistemi politik etj. Prandaj, në sfond të këtij kaosi ose të betejës “të gjithë kundër të gjithëve”, shtrohet pyetja: A është pikësynim konspirativ zhbërja e “një polaritetit” apo fillimi i një epoke të errët të njerëzimit?
E tëra, është vështirë të kuptohet ! Megjithatë, kur na shkon mendja te stoqet e armëve bërthamore dhe mundësia relevante që një president i marrë i cilit do shtet ose një lider i një grupi, si bin Ladeni apo al Bagdadi, të urdhërojë përdorimin e atomit në masë, “unipolariteti” është zgjidhja e domosdoshme në mes të “fshatit kaotik global”! Në këtë kontekst, a ka mundësi që “të marrët e botës sonë” të vihen nën kontroll jashtë “unipolaritetit amerikan” që aktualisht mund të mos e dëshirojë shumëkush në Moskë, në Pekin e gjetiu…? Sigurisht. Prandaj, takimi i 11 nëntorit në Paris, është një moment solid që liderët kryesorë botërorë ta fusin nën kontroll “kaosin” që kërcënon çdo kënd, madje edhe zotin në qiell! Fundja, të gjithë jemi njerëz…
Rroftë paqja globale!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen
Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS
Musk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
Kimmich pyetet nëse do t'i bashkohet Real Madridit, mesfushori gjerman shpërthen në deklaratën e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite