Si kushedi sa të tjerë para meje që kanë pretenduar ndonjë post publik që e zgjedhë Kuvendi i Kosovës edhe unë jam këto ditë duke i përjetuar personalisht përpëlitjet e institucionit tonë ligjvënës për ta interpretuar Ligjin! Madje, kësaj radhe, të Ligjit për Avokatin e Popullit që për mandat kushtetues e ka të “mbikëqyr dhe mbron të drejtat dhe liritë e individëve nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme dhe të parregullta të autoriteteve publike”, (Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Neni 132.1), e për të cilin post “ka të drejtë të zgjidhet çdo shtetas i Republikës së Kosovës, me arsim të lartë, me karakter e moral të lartë, i ndershëm, me eksperiencë dhe njohuri të dalluara në fushën e të drejtave të njeriut.” (Neni 134.2).
Kuvendi i Kosovës e bëri përpjekjen e parë për zgjedhje të Avokatit të Popullit me datën 19 mars 2014, dhe pasi që asnjëri nga tre kandidatët e propozuar nga Komisioni përgjegjës, nuk i fitoi votat e kërkuara me Kushtetutë, e që janë shumica e votave të të gjithë deputetëve të tij, Kryesia e Kuvendit, e mbështetur në një interpretim diletant të Ligjit, e shkeli rëndë atë duke deklaruar se Konkursi duhet të përsëritet.
Fatbardhësisht, vigjilenca dhe profesionalizmi i organizatave që bëjnë monitorim të punës së Kuvendit, e shpëtuan Kuvendin që të mos e miratojë një shkelje të tillë dhe Kryesia e Kuvendit e përmirësoi gabimin duke “vendosur” që ta respektojë Ligjin. Kështu, përcaktoi që në harmoni me Ligjin, “Zgjedhjen e Avokatit të Popullit” ta ketë si pikë të rendit të ditës në secilën mbledhje të ardhshme të Kuvendit edhe për tridhjetë ditë të tjera. Askush, përveç mediave, nuk u mor me faktin që në ndërkohë, derisa dikush në “Kuvend” po merrte vendim se a të zbatohet ose jo Ligji, një seancë e re e Kuvendit u “hëngër”, ajo e 20 marsit 2014.
Por, çudirat e akrobacioneve të interpretimit, pre e të cilave u bë Avokati i Popullit, së bashku me të gjithë deputetët e Kuvendit, e që për pasojë edhe secili qytetar i vendit tonë, secili biznes, secila organizatë fetare, secila organizatë e shoqërisë civile, dhe secili individ që i bie rruga kah Kosova, nuk përfunduan me interpretimin spektakolar të datës 19 mars.
Sot, me datën 26 mars, kah ora 13:00, më pak se 24 orë para seancës në të cilën përsëri Kuvendi do të provojë të zgjedhë Avokatin e Popullit, më telefonoi një zyrtare e Kuvendit të Kosovës për të më ftuar, sipas zakonit, që të jem prezente në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës kur të bëhet votimi. Por, ftesën ma bëri duke ma tërhequr vërejtjen se edhe pse tre kandidatë janë të propozuar për tu zgjedhur, “Kuvendi ende është duke e interpretuar Ligjin” dhe se nuk dihet se “a do të votohet për të gjithë kandidatët, apo vetëm për njërin nga ata”!
Kjo telefonatë e (pa)zakonshme më bëri të ndjehem si një ndër dy milionë personazhe të një shfaqjeje tragjikomike. Desha ta pyes zyrtaren që më telefonoi se kush ia paska uzurpuar mandatin Kuvendit që me Kushtetutën tonë i ka 120 deputetë dhe që deri nesër kur Kuvendi të mblidhet, merr vendime në emër të tij. Por, megjithatë, nuk e vazhdova bisedën bizare. Fundja, shumë shërbyes tonë civil, punojnë nën presion të dilemës fatkeqësisht ende të përhapur ndër ne: “të zbatoj urdhrat arbitrarë të eprorit, ose të zbatojë ligjin!
Nesër, megjithatë, do të shkoj në ndërtesë të Kuvendit dhe do të përcjell votimin. Fundja, Ligji përcakton se në secilën seancë, Kuvendi do të votojë për të zgjedhë njërin nga tre kandidatët e propozuar nga Komisioni, përderisa ky Ligj të jetë në fuqi. Deputetët megjithatë e dinë se Kushtetuta përcakton se Kuvendi është kompetent që të miratojë Ligje, por Ligjin një herë të miratuar, Kuvendi e ka për detyrë ta zbatojë, e jo të vendosë se a ta zbatojë apo jo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Do e shkelje me këmbë siç ka bërë ajo me ty” - Xheneta Fetahu reagon ashpër ndaj pyetjes së Danjës drejtuar Gjestit

Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

24 ditë nga nisja e punimeve për rrethrrotullimin te rruga "C", ende nuk dihet se kur do të lëshohet për qarkullim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania