Kam qenë gjithmonë një admirues i madh i demokracisë spanjolle, por sidomos që prej 23 shkurtit 1981. Në atë ditë dramatike, koloneli Antonio Tejero tentoi një grusht shteti kundër regjimit të ri demokratik.
Në librin e tij “Anatomia de un instante” (Anatomia e një çasti), Javier Cercas përshkruan se si nën kërcënimin e pistoletës së Tejeros, tre liderë politikë spanjollë u ulën në vendet e tyre, duke refuzuar të fshiheshin poshtë stolave. Asnjërit prej tyre – lideri i Partisë Komuniste, Santiago Carrillo; Adolfo Suárez, kryeministri i parë i periudhës post-Franko, Spanjës demokratike; dhe zëvendësi i Suarezit, gjenerali Gutierrez Mellado – nuk iu drodh syri. Ishte një akt kuraje dhe vendosmërie që skaliti demokracinë përgjithmonë në shpirtin e Spanjës. Nën pistoletën e Tejeros, lindi demokracia spanjolle.
Sot, 36 vjet më vonë, demokracia spanjolle duhet të forcohet edhe një herë nëse do të kapërcejë ndasitë e thella të krijuara nga kërkesa antikushtetuese e qeverisë rajonale katalanese për t’u ndarë nga Republika e Spanjës. Demokratët e ditëve të sotme do të duhet të tregojnë të njëjtën vendosmëri të disiplinuar si Carillo, Suarez dhe Mellado për të zgjidhur krizën më të rëndë politike të Spanjës që nga grushti i shtetit që u përpoq të organizonte Tejero.
Demokratët e Spanjës nuk duhet të besojnë se ligji dhe sistemi gjyqësor mund të zgjidhë të gjithë problemet me Katalunjën. Sigurisht që autoritetet spanjolle nuk do ta kapërcejnë krizën me dhunë policore, edhe pse përpjekjet e qeverisë kombëtare për të ndaluar referendumin për pavarësi të katalanasve u bazua në një vendim gjyqësor.
Tani nevojitet një vizion politik i përtërirë, një dialog gjithëpërfshirës. Realisht, ky vizion mund të jetë vetëm ai i një shteti multikulturor, multilingual, federal, i ngulitur në një Evropë multikulturore, multilinguale dhe federale.
Separatistët katalunas u gabuan që thirrën një referendum të paligjshëm. Askush s’mund të qeverisë në mënyrë demokratike pa sundimin e ligjit. Por, është gjithashtu e vërtetë që kuadri ligjor ekzistues nuk është i aftë të shërojë një ndarje kaq të thellë politike. Dialogu i qëndrueshëm – forca e vërtetë e politikanëve efikas dhe burrave të shtetit – midis liderëve të Spanjës dhe separatistëve të Katalunjës është e vetmja mënyrë për të gjetur zgjidhje.
Nuk mendoj se është në interesat e popullit të Katalunjës të ndjek separatizmin me çdo kusht. Fakti që referendumi qartazi shkeli Kushtetutën spanjolle nuk është arsyeja kryesore pse unë nuk mund ta mbështes atë. Thelbi për mua është se referendumit i mungonte legjitimiteti demokratik. Ishte e qartë që më parë se shumica e katalunasve , duke e njohur natyrën e paligjshme të kësaj, nuk do të merrnin pjesë. Në fakt, nga të gjitha provat që kanë dalë, duket se shumica e katalunasve, përfshirë edhe ata që ndenjën në shtëpi, janë kundër ndarjes.
Duke refuzuar krijimin e një pragu minimal pjesëmarrjeje që votim për ndarje të quhej i vlefshëm, liderët pro-pavarësisë të qeverisë rajonale të Katalunjës zbuluan se si do ta portretizonin rezultatin para se dikush të hidhte një fletë votimi. Taktika e tyre mashtruese tregonte një vullnet shqetësues për të manipuluar shtetasit e tyre. Për të shpallur pavarësinë bazuar në një referendum me të paplotë ishte një akt politikisht i papërgjegjshëm përbuzjeje për normat demokratike.
Një papërgjegjshmëri e tillë është një kërcënim jo vetëm për Spanjën dhe jo vetëm për Evropën, por gjithashtu për vetë Katalunjën. Njësoj si me shumë referendume, ky votim i rremë për pavarësi ka shkaktuar një frakturë të thellë në shoqërinë katalunase. Familje dhe fqinjë tani rrinë të ndarë në shumë raste. Të vetmit njerëz që do të përfitojnë nga kjo maskaradë ligjore, siç e dimë ne, janë ata që duan të shkatërrojnë BE-në dhe që kanë filluar tashmë të shfrytëzojnë kauzën e Katalunjës për pavarësi për qëllimet e tyre.
Prandaj, është tepër e rëndësishme që të gjithë njerëzit e Spanjës të veprojnë për të ndalur çdo përshkallëzim të mëtejshëm dhe në vend të kësaj të fillojnë negociatat. E ardhmja e Katalunjës dhe e ardhmja e komunitetit tim flaman në Belgjikë, ku disa po shqetësohen për pavarësi, nuk ndodhet në ndarjen e dhunshme, por në bashkëpunimin brenda strukturave federale, në një Evropë federale.
Eksperienca e vendit bask është ilustruese në këtë aspekt. Nën demokracinë e Spanjës, baskët kanë zhvilluar rajonin e tyre për të mirën e banorëve të tyre, jo vetëm duke e mposhtur terrorizmin, por gjithashtu duke e rizbuluar veten si krenarë dhe autonomë.
Në politikë nuk ka turp në kompromis. Krejtësisht e kundërta. Kur duhet të zgjedhësh midis një marrëveshjeje konstruktive dhe pastërtisë ideologjike, është gjithmonë më mirë të zgjidhet rruga e unitetit, sado të vegjël mund të jenë hapat.
Në librin e saj të famshëm “The March of Folly”, historiania amerikane Barbara Tuchman paralajmëroi kundër thirrjes “për të hedhur tej më të madhen për më pak” dhe “të ndjekësh jopraktiken duke sakrifikuar të mundurën”. Liderët në të dyja anët e krizës së ndarjes së Spanjës do të ishin të zgjuar t’ia vinin veshin fjalëve të saj. /Project Syndicate/reporter.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Exit Poll-i për zgjedhjet në Gjermani: Fiton CDU/CSU, AfD në vendin e dytë

Martohet për herë të dytë Fero

Merz: I kemi fituar këto zgjedhje

Pengu izraelit ia puth ballin luftëtarit të Hamasit gjatë lirimit të tij

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për t’u rikthyer sërish në lojë, Jozi tregon nëse do të jetë në krah të Gjestit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë