Në raport me agresionin rus ndaj Ukrainës, shumëçka do të varet nga ajo se cili do të jetë hapi i radhës i Vladimir Putinit. Por ajo se çfarë Putini bën, varet jo vetëm nga llogaritjet e tij mbi përgjigjen e mundshme të NATO-s (dhe veçanërisht SHBA-ve), por gjithashtu nga vlerësimi i tij mbi forcën e reagimit të popullit ukrainas ndaj një përshkallëzimi të mëtejshëm nga Rusia. Dhe, për të përmbyllur qarkun, përgjigja ukrainase do të përcaktohet nga reagimi i qytetarëve ndaj një përsëritjeje të agresionit të Putinit në Krime, si dhe nga shkalla me të cilën kombi beson se SHBA-të dhe NATO-ja, janë me të vërtetë në mbështetje të tyre. Taktikat banditeske të Putinit në kapjen e Krimesë mundësojnë disa të dhëna për planet e tij. Ai e dinte që më parë, se pushtimi jo shumë i kamufluar i Krimesë do të kishte mbështetjen popullore të shumicës ruse në gadishull.
Ai nuk ishte i sigurt sesi do të reagonin njësitë e lehta ushtarake ukrainase, të stacionuara aty, ndaj edhe shkoi aty i maskuar, si një gangster mafioz. Në kushtet e një rezistence serioze nga ukrainasit, ai mund të mohonte përfshirjen e vet dhe të tërhiqej. Suksesi fillestar i Putinit, mund ta joshë atë që ta përsërisë ndërhyrjen, në mënyrë më të drejtpërdrejtë, në provincat lindore të Ukrainës(pra jo në Krime ku ka shumicë ruse). Nëse do të ketë sukses, faza e tretë përmbyllëse, mund të jetë direkte, si një kombinim i paqëndrueshmërisë politike me përdorimin, përherë e më të hapur dhe në rritje të forcave ruse, me synim përmbysjen e qeverisë në Kiev.Rezultati do të ishte kështu i ngjashëm me dy fazat e pushtimit të Sudeteve nga Hitleri, pas konferencës së Munihut në vitin 1938 dhe pushtimin e Pragës dhe Çekosllovakisë në fillim të vitit 1939.
Shumëçka do të varet nga fakti sesa i qartë do të jetë Perëndimi për t’i përcjellë diktatorit në Kremlin-një imtim ky pjesërisht komik i Musolinit dhe një kujtimi më kërcënues të Hitlerit – mesazhin se NATO-ja nuk mund të qëndrojë pasive nëse në Evropë shpërthen lufta. Nëse Ukraina shtypet ndërkohë që Perëndimi thjesht vëzhgon, liria dhe siguria e fituar në kufijtë e Rumanisë, Polonisë dhe republikave baltike do të jenë gjithashtu të kërcënuara. Kjo nuk do të thotë që Perëndimi, ose SHBA-të, duhet të kërcënojnë me luftë. Por si hap i parë, nisur nga aktet e njëanshme dhe kërcënuese të Rusisë, Perëndimi duhet menjëherë të njohë qeverinë aktuale të Ukrainës si legjitime.
Së dyti, Perëndimi duhet përcjellë mesazhin-në këtë fazë privatisht, që të mos e poshtërojë Rusinë-se ushtria ukrainase mund të llogarisë ndihmën e menjëhershme dhe të drejtpërdrejtë të Perëndimit, në mënyrë që të rrisë aftësitë e veta mbrojtëse. Në mendjen e Putinit nuk duhet të lihet asnjë dyshim për atë se një sulm i mundshëm ndaj Ukrainës do të precipitonte në një angazhim të zgjatur dhe të kushtueshëm; kurse ukrainasit nuk duhet të kenë frikë se do të lihen që të rrëzohen. Ndërkohë, forcat e NATO-s, në përputhje me planin e organizimit në kushte emergjence, duhet të vihen në alarm. Gatishmëria për vendosjen e menjëhershme të një ure ajrore për transportin e njësive amerikane drejt Evropës, do ishte një hap kuptimplotë, në planin ushtarak dhe politik. Nëse Perëndimi dëshiron që të shmangë konfliktin, nuk duhet të lejojë ambiguitet në Kremlin mbi rrjedhojat e aventurave të reja të përdorimit të forcës në mes të Evropës.
Më tej akoma, përpjekje të këtilla për të shmangur llogaritjet e gabuara, të cilat mund të çojnë drejt luftës, duhet të shoqërohen me riafirmimin e dëshirës së Perëndimit për një bashkëpunim paqësor me Rusinë për të ndihmuar ringritjen ekonomike të Ukrainës dhe stabilizimin e saj politik. Perëndimi duhet të risigurojë Rusinë se nuk po përpiqet që të tërheqë Ukrainën në NATO, apo ta kthejë atë kundër saj. Janë vetë ukrainasit, ata që mund të përkufizojnë afrinë me Evropën dhe qëllimin e bashkëpunimit të tyre ekonomik me Rusinë, në të mirë të paqes dhe stabilitetit në Evropë. Dhe pas zgjedhjeve të tyre të muajit maj, ata mund të rishikojnë disa nga rregullimet për statusin e veçantë për Krimenë, por jo ta bëjnë këtë nën shtrëngimin, apo sulmin e një fqinji që udhëhiqet nga ambicie imperiale apo personale.
(Marrë nga: Shekulli)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Do e shkelje me këmbë siç ka bërë ajo me ty” - Xheneta Fetahu reagon ashpër ndaj pyetjes së Danjës drejtuar Gjestit

Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

24 ditë nga nisja e punimeve për rrethrrotullimin te rruga "C", ende nuk dihet se kur do të lëshohet për qarkullim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania