Më datë 28 gusht do të mblidhet në Berlin, Konferenca e Ballkanit Perëndimor nën drejtimin e Gjermanisë. Kjo është një lëvizje plot maturi e largpamësi e Gjermanisë, që sot përbën lokomotivën drejtuese të Bashkimit Evropian dhe shtetin më të fuqishëm të Evropës. Një lëvizje e tillë ka impaktin e saj pozitiv si në rolin udhëheqës që Gjermania do të ruajë dhe forcojë në Evropë, por është edhe një lëvizje e nevojshme për rajonin e Ballkanit, i cili akoma nuk po arrin të integrohet plotësisht dhe në kohë me familjen Evropiane.
Stadi i integrimit të vendeve të këtij rajoni tregon qartë jo vetëm për problemet e funksionimit të demokracisë, korrupsionit, krimit të organizuar, por edhe për tendencat e pushteteve autoritare për të gjetur zgjidhje pragmatiste në interes të zgjatjes së pushtetit të tyre.
Ballkani është rajoni ku Gjermania mund të vazhdojë dhe të tregojë lidershipin e saj në këtë moment të rëndësishëm për të ardhmen e BE dhe sigurimit Evropian. Ajo nuk mund të zhvillojë politikën e saj drejt Lindjes (Ostpolitik) me një fuqi si Federata Ruse, e cila jo vetëm po luan jashtë rregullave të lojës së sistemit ndërkombëtar, por po perceptohet nga Evropa Qendrore dhe Lindore si një rrezik potencial. Ajo nuk mund të ndryshojë politikat financiare për vendet e Evropës Jugore, se kjo gjë çon në dobësimin e Evropës së Bashkuar dhe projektit të saj. Ajo po tregon lidershipin e saj edhe atëherë kur lidershipi i saj shikohet me dyshim ose pranohet me rezerva.
Prioritetet e Gjermanisë ndaj Ballkanit tregojnë që vizioni i saj në Evropë është i gjithanshëm dhe me një logjikë vazhdimësie. Një rajon i pakonsoliduar, historikisht nën influencat ruse, austro-hungareze e italiane, në një periudhë të gjatë kohe pjesë e Perandorisë Osmane, i cili shfaq tendenca për të bashkëpunuar me çdo fuqi që i mundëson përkrahje.
Projekti Evropian si i tërë nuk mund të lejojë “vrima të zeza” në hapësirën e tij gjeografike. Ndërgjegjësimi politik i Evropës së Bashkuar për integrimin Evropian të Ballkanit sot duket si një moment politik i pranueshëm për të gjithë, pavarësisht afateve kohore. Dhe Gjermania e ka kuptuar rëndësinë e këtij roli.
Me marrjen e iniciativës për Ballkanin Perëndimor, Gjermania hedh një hap më tej në çështjet e sigurimit Evropian, të cilat treguan që nuk janë të zgjidhura përfundimisht pas konfliktit në Ukrainë dhe aneksimit të Krimesë. Duke qenë se procesi i integrimit të plotë të këtij rajoni në Evropë do të vonojë për mëse një dekadë, Gjermania nuk do të lejojë krijimin e zonave vulnerabël nga presionet në rritje të fuqive të reja botërore, të cilat duan të rikrijojnë zonat e tyre të influencës. Fluktualiteti në vendimmarrjen politike-ekonomike, nisur nga interesat e ditës, e vendeve të Ballkanit Perëndimor, janë parë qartë në takimin e Bukureshtit, në rritjen e bashkëpunimit me Republikën e Kinës. Investimet në rritje të Rusisë janë prezente edhe në shumë zona të tjera të Evropës Lindore dhe Jugore.
Interesi për rajonin e Ballkanit vjen edhe si rezultat i një strategjie të re energjetike për BE, duke qenë se ky rajon jo vetëm është i pasur me rezerva energjetike, por dhe përbën një nyje gjeostrategjike për kalimin e gazit dhe naftës nga Azia Qendrore dhe shërben si një urë lidhëse me Lindjen e Mesme.
Nëpërmjet rajonit të Ballkanit, Gjermania bëhet aktori i rëndësishëm në iniciativën e Mesdheut, deri tani nën autoritetin zhvillues të Francës, Spanjës dhe Italisë, duke mundësuar praninë e tyre në Mesdhe, si një pikë strategjike e interesave të Fuqive të Mëdha të këtij shekulli.
Duke rritur influencën në Ballkan, Gjermania njëkohësisht është në kontroll dhe njeh zhvillimet demokratike në Ballkan, shkaqet e rritjes së korrupsionit dhe krimit të organizuar, ekuilibrin e proceseve etno-nacionale. Fenomenet negative për funksionalitetin e demokracisë në Ballkanin Perëndimor vijnë si rezultat i mungesës së kulturës demokratike, raporteve historike të elitave shoqërore të vendit me autoritetin e pushtetin, lufta e vazhdueshme për interesa nacionale–etnike, korrupsioni si fenomen endemik etj.
Pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, vëmendja ndaj Ballkanit nga ana e vendeve perëndimore u zbeh dhe fenomenet negative vazhdojnë të mbijetojnë në një terren politik jo të konsoliduar dhe krizë ekonomike-financiare që pengon përparimin e rajonit. Pavarësisht dëshirave integruese drejt BE të këtyre vendeve, zgjidhjet bëhen më të vështira, qeveritë më autoritare dhe të korruptuara dhe pragmatizmi mbizotëron në funksion të zgjatjes së pushtetit, dhe jo arritjeve të objektivave strategjikë.
Sot në Ballkan po rritet një brez i ri me mentalitet properëndimor dhe prirje drejt demokracive liberale funksionale. Politikave 20-vjeçare të prioritetit të stabilitetit kundrejt demokracisë po iu vjen fundi. Lëvizjet në Bosnjë-Hercegovinë, Maqedoni, por edhe në vendet e tjera të Ballkanit, po tregojnë se rajoni potencialisht mund të jetë një subjekt i prekur në të ardhmen nga lëvizjet sociale. Nga ana tjetër, rreziku i terrorizmit ndërkombëtar është një tjetër vëmendje që Evropa ka ndaj Ballkanit. Influencat fetare ekstremiste, rekrutimi i të rinjve për të luftuar në Siri dhe Irak me organizata terroriste si ISIS, rrisin shqetësimin për rikthimin e terrorizmit në Ballkan dhe nëpërmjet tij në të gjithë Evropën.
Prandaj, Gjermania po merr këtë rol drejtues në Ballkan, për t’u mundësuar vendeve të këtij rajoni një të ardhme Evropiane, të evidentojë të ardhmen Evropiane kundrejt të gjitha alternativave të tjera ataviste sllavo-ortodokse apo neo-otomane, të realizimit të aspiratave të popujve të Ballkanit për t’u bërë pjesë e Evropës, që klasat politike akoma nuk ua kanë bërë të mundur. Dhe për të gjitha këto ne i themi “Faleminderit znj. Merkel”.
(Marrë nga: Panorama)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ratifikohet marrëveshja në parlamentin rus - Putin mund ta fut në luftë edhe Bjellorusinë

SHBA-ja ka përjashtuar evropianët nga negociatat për Ukrainën, por Evropa ka një armë sekrete me vlerë 200 miliardë euro

Debat me tone të larta, G Bani - Amberit: Ike nga shtëpia se të tha Gjesti do të të çojë për ‘strip club’

Presidenti amerikan publikon një video të punuar me inteligjencë artificiale, “Trump Gaza” plotë luks

Deputeti shqiptar në kantonin e Bernit: Në Zvicër familjet shpenzojnë 2.95% të pagës për energji elektrike, kurse në Kosovë 14.9%

Gjesti thotë se u bë keq nga deklarata e Jozit: Fjala vret më shumë se plumbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe