LAJMI I FUNDIT:

Një kujtim për Gazin

Një kujtim për Gazin

Përfunduan më në fund zgjedhjet komunale dhe u arritën në shumë komuna ndryshimet e kërkuara apo më se të nevojshme, që përfundimisht të vazhdojë apo ndoshta të fillojë zhvillimi i tyre.

Qyteti i Pejës, si një ndër komunat më të mëdha në vend, po ashtu bëri ndryshimin që e kërkoi duke shpresuar se zhvillimi do të marr një hov serioz, apo të paktën të ketë një qasje serioze, që mund të sjell shpresën për zhvillim të fushave të rëndësishme për jetën në Pejë.

Qytetarët e Komunës së Pejës bënë zgjedhjen e tyre, gjë që besoj se është e drejt pasi që ka qenë jashtëzakonisht e nevojshme. Por, le të jetë e qartë se nga ky ndryshim priten punë të mëdha, në mënyrë që Pejës, si qytet me traditë mijëvjeçare, t’i kthehet nami të cilin e ka pasur, e që brenda një dekade u shndërrua në një qytet në të cilin vetëm kronikat e zeza kishin vend.


E emërova këtë shkrim “Një kujtim për Gazin”, me qëllim që t’i kujtoj udhëheqësit të ri të Komunës se ne qytetarët e këtij qyteti i përcjellim me seriozitetin më të madh lëvizjet apo ndërmarrjet e hapave nga ana e kryetarit, për të ndërtuar imazhin e qytetit tonë të dashur dhe për ta rikthyer aty ku e ka vendin, në një qytet që kontributin e tij kryesor e ka dhënë në përgatitjen e kapaciteteve kulturore, të cilat njiheshin si të fuqishme edhe në kohën e ish-Jugosllavisë 24 milionëshe.

Kryetar Gazmend, e di se jeni i zënë me punë të shumta që i keni në fillim të mandatit, por e kam të pamundur të mos ju drejtohem me një kërkesë të tillë në emër të artistëve të qytetit të Pejës, në mënyrë që të dini se ne që i takojmë kësaj fushe, kemi qenë më të diskriminuarit në qytetin tonë, për faktin se asnjë projekt serioz profesional nuk është mbështetur nga ana e Komunës.

Të gjitha projektet kulturore nga paslufta që janë zhvilluar në Pejë, kanë qenë joserioze dhe të pamjaftueshme për të qenë përfaqësuese të kësaj treve. Arsyeja ishte kryekëput mos interesimi i udhëheqësve të deritanishëm për të zhvilluar këtë fushë të rëndësishme, duke e konsideruar si një fushë për të cilën qytetarët e Pejës nuk kanë nevojë.

Financimet e projekteve që janë bërë, ambicien e kanë pasur që të prezantohen një herë apo dy herë, para udhëheqjes komunale dhe kjo rezultatin e ka arritur barabartë me zero të madhe, ama shumë të madhe.

Teatri si institucion kulturor është lënë në harresë totale, bile i kanë përdhunua emrin, ku arritja më e madhe për këtë objekt është vetëm emri që e mban “Istref Begolli”. Por, a ngjason ky teatër me emrin e tij? Absolutisht jo. Istref Begolli ishte një ndër kapacitetet më të fuqishme që kishte mbarë populli shqiptar dhe ç’është e vërteta, ishte shumë i angazhuar.

Po a kishte aktivitete të këtyre përmasave në këtë institucion? A kishte aktivitete në kinemanë e qytetit e cila po ashtu mbanë emrin e një ideatori të jashtëzakonshëm, Jusuf Gërvalla? A kishte aktivitet serioz nga shoqëritë kulturo-artistike në këtë qytet? A kishte aktivitete rinore serioze? A e kishin obligative nxënësit që të vizitojnë të paktën një herë në dy muaj një element të caktuar kulturor? A kishte interesim që përpos që të mbështetën, po ashtu të ftohen ekipe artistike për prezantimin e punës së tyre në Pejë? A kishte ndonjë mirënjohje për njerëzit që kontribuuan për kulturën e Pejës? A kishte ndonjë mbështetje serioze për promovimin e trashëgimisë kulturore? A kishte ndonjë mbështetje sado të vogël për arkeologjinë e kësaj treve? E shumë e shumë të tjera pyetje tjera…

Përgjigjja është siç e thash edhe më lartë, një JO e madhe, që përfundimisht ktheu apo ndikoi fuqishëm që ky qytet t’i përqafojë kronikat e zeza. Dhe, Kryetar, në rast se këto elemente nuk shikohen me kujdes, a nuk garantojnë dështim serioz në krijimin e vlerave dhe fshirje të atyre ekzistuese, si dhe rrënim të shpirtit të popullsisë? Kultura jep shpirt, jep shpresë, jep besim në të ardhmen, si dhe bllokim e injorim të qëllimkëqijve. Mundësitë janë të mëdha besoj, por vetëm ju rikujtoj se çdo mbështetje ndaj këtyre institucioneve duhet të jetë nga e para.

Konsolidimi i strukturave të institucioneve kulturore duhet të fillojë, pasi që në këtë aspekt nuk është bërë asgjë.

Në anën tjetër, a nuk është komuna e Pejës, një ndër komunat më të mëdha në vend, e cila me bizneset që i ka përbrenda saj janë direkt kontribuuesit më të fuqishëm në Buxhetin e Kosovës. Pra, si është e mundur që kjo komunë, në aspektin e fushës së kulturës të jetë dështim i paprecedent në vend. Në rast se shikoni institucionet kulturore në qytete të vogla apo qyteza të Kosovës, do të vëreni se janë më prezente në hartën kulturore në nivel të vendit, se sa Peja me një arsenal fuqishë, por me një mungesë të vizionit.

Besoj fuqishëm, prandaj për herë të parë nuk hezituam shume artistë të ju përkrahim edhe publikisht, duke shpresuar se kjo fushë e lënë në harresë do ta marrë një herë e mirë mbështetjen e nevojshme.

Juve ju urojmë fillim të mbarë. Ndërsa, vullnetit tuaj koncentrim kah kultura e këtij rajoni.

Në trend

Më shumë
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Magazina

"Mu ngushtua për brenda zemra, desha të ikja", Gjesti dkuston me Eglin pas momentit kur dyshohet se tentoi të arratisej nga BBVA

Magazina
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

Magazina
Kalo në kategori