Yanis Varoufakis
Në fund të vitit 2016, thuajse të gjithë evropianët e kishin kuptuar se reforma radikale politike dhe institucionale ishin thelbësore për rigjallërimin e projektit evropian. Megjithatë reformimi serioz u pengua nga mosmarrëveshja e zakonshme rreth asaj që duhet bërë – një mosmarrëveshje që Emmanuel Macron, presidenti i ri i Francës, dikur e përshkroi si një “luftë të shenjtë” mes elitave gjermane dhe franceze.
Viti sapo përfundoi, nënvijëzuar nga zgjedhja e një presidenti francez të pëlqyer nga kancelarja gjermane Angela Merkel, gjë që tregoi se së fundmi, nuk ka më rëndësi kush drejton në Berlin dhe Paris, apo se sa pëlqehen ata. “Lufta e shenjtë” vazhdon, edhe nëse predhat me të cilat secila anë shkatërron propozimet e tjetrës janë tashmë të mbështjella me petk diplomatik.
Në zemër të kësaj lufte franko-gjermane është përplasja mes: angazhimit gjerman për korrektësi kundrejt dëshirës franceze për rishpërndarje. Zyrtarët gjermanë përshëndesin çdo propozim të qeverisë franceze duke llogaritur me mend koston për taksapaguesit gjermanë. Dhe pas çdo kundërpropozimi gjerman, zyrtarët francezë shohin një dredhi për t’u fshehur pas rregullave që elitat gjermane të marrin pjesën e tyre. Vazhdimësia e rrëshkitjes së Evropës në stanjacion dhe diskreditim është rezultat i natyrshëm.
Mbase këmbëngulja gjermane në ndershmëri është e drejtë, megjithëse jo në atë drejtim që zyrtarët gjermanë do ta vlerësonin domosdoshmërisht. Nuk mundem, me vetëdije të plotë, të pajtohem me çdo ithtar francez, italian apo grek për rishpërndarje nëse propozimet e tyre shkelnin parimet e ndershmërisë. Të bësh çfarë është e drejtë është, sigurisht më e mirë sesa të bësh çfarë është e gabuar, por e volitshme. Por pastaj shtrohet çështja: cila është gjëja e duhur për të bërë? Dhe si mund të biem dakord për ndonjë përgjigje, duke marrë parasysh interesat tanë të ndryshëm, dispozitat dhe prejardhjet kulturore?
Një gjë është e sigurt: nuk do ta zbulojmë kurrë ku çon e ndershmja nëse drejtohemi vetëm nga “interesat” tanë. Rruga qorre e Evropës vjen kryesisht prej një ngërçi mes dëshirave, objektivave dhe synimeve të kundërta: gjermanët tremben se përthyerja e rregullave nga greko-latinët do të trumbetojë frikën franceze të ndërtimit të një perandorie gjermane dhe e anasjella. Por nëse dëshirat e dëmshme çojnë në një fund pa krye dhe dështojnë të zbulojnë drejtimin e duhur të veprimeve, ku ndodhet çelësi i ndershmërisë?
“Duhet të bëjmë të gjithë punën tonë” – një përgjigje tipike gjermane – e cila thjesht e dërgon mosmarrëveshjen në një aspekt tjetër, ku debatojmë për detyrime konkurruese. Të gjithë të çmendurit në detyrë besonin se po bënin punën e tyre. Ndaj pyetja shtrohet: “Si mund ta di çfarë përfshin detyrimi im?” Një përgjigje teiste është po aq e papranueshme, duke qenë se krime monstruoze janë kryer nga fanatikë të bindur se po përmbushnin detyrën e tyre hyjnore.
Përgjigjja më e mirë që kam gjetur është gjermane, e Emanuel Kant për të qenë i saktë. Për Kantin, i cili u mundua të përkufizonte etikën në një epokë të re të shoqërive të tregut, detyra jonë mund dhe duhet të vijë nga kapaciteti ynë për racionalitet. Ndryshe nga shijet personale, që janë të ndryshueshme dhe nuk ofrojnë rrugë të sigurt drejt lumturisë dhe virtytit, detyrimet mund të shquhen nga një mekanizëm logjik i të gjithë njerëzve.
Të jesh i arsyeshëm nënkupton më shumë se të jesh në gjendje të shpërndash mjetet e tua me efikasitet për të arritur maksimumin tënd. Të gjithë kafshët janë në gjendje të përdorin mjete për synimet e tyre. Por njerëzit janë unikë, këmbëngul Kant, sepse ndryshe nga qentë dhe macet, ne mund t’ia kalojmë gjykimin racional dëshirave tona. Mund ta pyesim veten “Më pëlqen X, por a është mirë kështu?” Dhe mund të themi, “Është detyra ime të bëj Y, edhe pse Y do të çojë me gjasa në rezultate që nuk më pëlqejnë, duke marrë parasysh pritshmëritë se çfarë do të bëjnë të tjerët”.
Por, nëse një person është i arsyeshëm bazuar te aftësia për të vepruar mbi arsyetime që e kalojnë analizën kosto-përfitim, si mund të rezultojë e paanshme detyra jonë racionale, jashtë ndikimit të interesave personalë dhe paragjykimeve?
Kant ofron një shembull të famshëm: gjuha është ajo që na ndan nga speciet e tjera; pa të, ne jemi thjesht përbindësha. Ndërsa gënjeshtra sjell përfitime, nëse ne të gjithë do të gënjenim gjithë kohës, gjuha do të bëhej e venitur. Njerëzit e arsyeshëm, përfundon Kant, duhet ta kuptojnë se kanë detyrim të përmbahen nga një praktikë (gënjeshtra) që, nëse merrej nga të gjithë të tjerët, do të prishte shpikjen tonë më të çmuar (gjuhën).
Nuk është i nevojshëm Zoti, as moralizmi për të demonstruar detyrën tonë për të treguar të vërtetën. Arsyetimi praktik është gjithçka që duhet: një botë ku kushdo gënjen është një botë ku arsyetimi njerëzor, që varet tërësisht mbi gjuhën, vdes. Pra, detyra jonë racionale është të tregojmë të vërtetën, pavarësisht nëse përfitimet e gënjeshtrës mund të sjellin prakticitet.
I aplikuar te shoqëritë e tregut, ideja e Kant sjell përfundime mbresëlënëse. Pakësimet strategjike në çmim për të goditur një konkurrent e kalojnë testin e arsyetimit racional (për sa kohë çmimet nuk bien nën kosto). Në fund të fundit, prodhimi i sasive të mëdha me çmime minimale është arritje e çdo ekonomie. Por pakësimet strategjike të pagave në nivele më të ulëta (uberizimi i shoqërisë) nuk mund të jetë racional, sepse rezultati do të ishte një kolaps katastrofik, për shkak të zhdukjes së kërkesës totale.
Për t’u kthyer te Evropa, parimi i Kant nënkupton detyrime të rëndësishme për qeveritë dhe politikat. Dhe Gjermania e Franca do të duhej të bënin detyrën e tyre për të pasur një Evropë funksionuese.
Nëse tepricat aktuale të Gjermanisë, që përbëjnë 9% të PBB-së, do të universalizoheshin, me çdo qeveri të shteteve anëtare, sektor privat dhe kursimtar, euro do të ngrihej shumë, duke shkatërruar shumicën e prodhimit në Evropë. Po ashtu, universalizimi i deficiteve greko-latine do ta kthenin evropën në të pavlerë.
Sekreti, dhe detyrimi ynë racional është të përqafojmë politika dhe të ndërtojmë institucione që janë konsistente me tregtinë dhe lëvizjen e kapitalit. E thënë ndryshe, ndershmëria autentike gjermane nuk mund të arrihet pa një formë të rishpërndarjes që duhet të përplaset me interesat e të themi oligarisë franceze apo greke, që është shumë përtace për të pranuar destabilitetin e vet.
Një kritik i kësaj ideje gjermane për reformimin e Evropës mund të pyesë pse duhet dikush të kryejë detyrimin racional, në vend që t’i qëndrojë rrugës tradicionale të interesave vetjake të ngushta? E vetmja përgjigje e fortë është: sepse nuk ka alternativë tjetër racionale. Ose, alternativat janë të gjitha hipokrite. /Project Syndicate/reporter.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Udhëheqësit e Izraelit kryen gjenocid në Gazë dhe duhet të japin llogari për këtë
Demokracia e Koresë së Jugut ishte pranë përmbysjes nga presidenti populist, por u shpëtua nga populli
Trumpi po poshtëron armiqtë e tij të “zgjimit” – dhe është kënaqësi ta shohësh
Cilësohet si një 'vrasës' para porte - Conceicao i kërkon Milanit transferimin e top sulmuesit
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
Guardiola shpenzoi 152 milionë euro këtë janar, por nuk ka ndërmend të ndalet - kërkon sensacionin evropian
LIVE: Finalja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, befasi të njëpasnjëshme për banorët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova