LAJMI I FUNDIT:

Nishani: Italia, partnere kyçe në ekonomi

Nishani: Italia, partnere kyçe në ekonomi

Edhe pse mban prej një kohë te gjatë detyrën e Presidentit të Italisë, Georgo Napolitano, është rikthyer në Shqipëri pas 17 vjetësh, ku është pritur ne një ceremoni shtetërore. Presidenti Napolitano u shpreh i bindur se Shqipëria do të fitojë kauzën e integrimit në BE dhe siguroi se drejt kësaj fitore në krah do të ketë Italinë.

“Ne do të vazhdojmë të bëjmë avokatin për Shqipërinë dhe gjëja e rëndësishme për një avokat është që të mos humbim kauzën tonë. Jemi të bindur se do e fitojmë dhe kauzën që Shqipëria të hyjë në Bashkimin Europian. Europa është e ndarë dhe punon në të gjitha mjetet dhe në të gjitha mënyrat dhe sigurisht Shqipëria është e përfshirë në këto procese përpara se ajo të shndërrohet në një anëtare me të drejta të plota të Bashkimit Europian dhe sigurisht kjo do të ndodhë dhe shpresojmë të ndodhë sa më shpejt pas marrjes edhe të statusit të vendit kandidat. Është e vërtetë që procesi i integrimit është një rrugë që kërkon një këmbëngulje të madhe por kam bindjen se ashtu sikurse Kroacia dhe Sllovenia ashtu edhe Shqipëria do të gjejë në vetvete energjinë për të ndjekur deri në fund rrugën e saj. Europa në periudha të tjera është shfaqur si zgjidhja më e lehtë për problemin e mirëqenies dhe e rritjes ekonomike dhe shoqërore por e gjitha kjo ka ndryshuar si pasojë e krizës ekonomike që ka goditur Europën”, tha Napolitano.

Në fjalën e tij, kreu i shtetit shqiptar e cilësoi Italinë si një partnere kyçe në fushën ekonomike. “Sot është një ditë e veçantë për mua dhe për popullin shqiptar pasi na nderon presidenti i Italisë, vendit të madh fqinj që na është gjetur gjithmonë pranë. Marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve mbështeten mbi miqësinë e fortë dhe fqinjësi, të formalizuara edhe në partneritetin strategjik . Ne kemi vullneti për ta thelluar më tej bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes të përbashkët. Duhet të intensifikojmë dialogun politik nëpërmjet shkëmbimeve të rregullta dhe vizitave në të gjitha nivelet dhe veçanërisht ato të nivelit të lartë. Italia është një partner kyç dhe mjaft i rëndësishëm në fushën ekonomike. Shpreha interesin për të avancuar bashkëpunimin ekonomik dhe për të rritur shkëmbimet tregtare, për të promovuar investimet italiane në Shqipëri, për të ftuar kompanitë italiane të investojnë në Shqipëri në fusha si energjia, infrastruktura, turizmi etj”, tha Nishani.

Kreu i shtetit i shprehu mirënjohjen homologut të tij për mbështetjen që Italia i jep Shqipërisë në procesin e integrimit duke e garantuar atë se vendi ynë do të bëjë ndryshime thelbësore për sundimin e ligjit.


“Ne e konsiderojmë statusin e vendit kandidat si stacionin e radhës të një rruge e cila do të kërkojë reforma të mëtejshme, shumë të thella dhe më të plota sidomos sa i përket sundimit të ligjit në mënyrë që të përgatitemi për hapjen e bisedimeve të pranimit. Ne jemi shumë të vendosur për të bërë një ndryshim thelbësor në këtë fushë. Shpreha besimin se mbështetja e Italisë do të vazhdojë edhe në të ardhmen. E sigurova presidentin Napolitano se Shqipëria do të vazhdojë me rolin e saj aktiv dhe kontruktiv në procesin e bashkëpunimit rajonal duke promovuar parimet e gjithëpërfshirës dhe të bashkëpunimit dy dhe shumë palësh kryesisht nëpërmjet nismave rajonale”, shtoi Nishani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ministria e Mbrojtjes: Letra dërguar KFOR-it është një sqarim, jo rizotim për angazhimin e FSK-së në veri

Ministria e Mbrojtjes: Letra dërguar KFOR-it është një sqarim, jo rizotim për angazhimin e FSK-së në veri

Lajme
Ngushtimi i lukthit për trajtimin e obezitetit, flet kirurgu Krasniqi: Largohet 80 për qind e lukthit, pas operacionit duhen kontrolle të vazhdueshme

Ngushtimi i lukthit për trajtimin e obezitetit, flet kirurgu Krasniqi: Largohet 80 për qind e lukthit, pas operacionit duhen kontrolle të vazhdueshme

Shëndetësi
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Zgjerimi i sanksioneve të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, a është mesazh i rëndësishëm edhe për Kosovën?

Zgjerimi i sanksioneve të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, a është mesazh i rëndësishëm edhe për Kosovën?

Siguri
Mbyllja e dy institucioneve paralele serbe në veri - intervistohen dy persona, policia tregon se çfarë konfiskoi në vend ngjarje

Mbyllja e dy institucioneve paralele serbe në veri - intervistohen dy persona, policia tregon se çfarë konfiskoi në vend ngjarje

Lajme
I mituri në Ferizaj sulmohet fizikisht nga pronarët e kompanisë së autobusëve “Albana”, policia arreston njërin prej tyre

I mituri në Ferizaj sulmohet fizikisht nga pronarët e kompanisë së autobusëve “Albana”, policia arreston njërin prej tyre

Kronika e Zezë
Kalo në kategori