Nipokrite: Gjermania e rendit Milosheviqin njëjtë si Hitlerin
Hipokrizinë e “politikës së të mëdhenjve” e shpjegon mirë ky lajm që u botua në media gjithandej. Kjo edhe më shumë e çimenton faktin se megjithatë ka dy standarde për këta dy kriminelë, të cilët nga shumë intelektualë trajtohen njëjtë. Në rastin e Hitlerit, politika e tij me gjithë bashkëpunëtorët e tij, me plotë të drejtë u dënuan. Bile i dënuan edhe ata të cilët u distancuan nga Hitleri dhe u penduan për veprat e tyre. Si bie fjala, udhëheqësi i “Hitler Jugend” (Te rinjtë e Hitlerit), Baldur von
Schirach, në gjyqin e Nurembergut u dënua me 20 vite, përkundër pendimit të tij dhe distancimit nga Hitleri. Gjersa, Ivica Daçiqi, udhëheqësi i “Të rinjve të Miloshevqit”, i cili (ndryshe nga Schirachu) për të kaluarën e tij (u morr vesh si njëri nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Milosheviqit), edhe më tutje është krenar dhe asnjëherë nuk u pendua e as nuk u distancua. Dhe, jo që nuk u burgos, por për më tepër u bë kryeministër dhe udhëheqë (me krenari) negociatat për të ardhmen e rajonit. Sigurisht ai e bën këtë me bekimi e të mëdhenjve. Madje, Daçiqi pa fije turpi edhe i akuzon të tjerët për “krime e gjenocid” dhe ato akuza merren seriozisht nga demokracitë perëndimore !?
Patjetër të kujtohen këto gjëra, derisa e lexon artikullin (por edhe artikujt tjerë të ngjashëm) për ekspozitën "Gjyqet ndërkombëtare: Nga Nurembergu deri te Haga", e cila e rangoi Milosheviqin (dhe Serbinë e kohës së tij) në rangun e Hitlerit (dhe Gjermanisë naziste). Kuratorët e asaj ekspozite kishin prezantuar Milosheviqin dhe lidershipin serb të kohës së tij në rangun e Hitlerit dhe bashkëpunëtoreve të tij, duke i parë ata si të vetmit përgjegjës për luftërat në ish Jugosllavi dhe masakrat e kryera në emër të një Serbie të Madhe imagjinare.
Sa herë lexohen kësi artikuj na bëjnë të kuptojmë se sa shumë hipokrizi ka në politikën globale. Sepse, nuk është hera e parë që bëhet ky krahasim në sferën e artit. Hiq më larg se dy muaj më parë, në galerinë Satchi (në Londër) artistja Annie Kevans, e dhe një ekspozitë interesante me “Fytyrat e njoma të fëmijëve të cilët kur u rritën u bënë diktatorë”. Ku krahas Hitlerit ishte Milosheviqi. Ishin edhe kriminelët tjerë të njohur, si Pol Poti, Sadami etj.
Në këtë kontekste, vlen ta përmendim edhe spotin të cilin e publikoi OJQ-ja “Stopbechir”, në prill të vitit të kaluar (kliko: http://www.youtube.com/watch?v=16vjp3V_v44), me qëllim që të promovojë peticionin kundër masakrave të ushtrisë sudaneze të udhëhequra nga Omar al Beshir. Në atë spot, në mënyrë ironike kriminelët paraqiten si njerëz të zakonshëm, si bie fjala Hitleri, si pronar i dyqanit ku shiten kafshët shtëpiake, kurse Milosheviqi si luleshitës etj.
Njëjte edhe në sferën e letrave, krahasimi i Milosheviqit me Hitlerin ka filluar që nga fillimi i viteve ‘90-ta. Shumë intelektualë retorikën e Milosheviqit e trajtonin njëjtë si të Hitlerit. Me kohë ky trajtim u shpeshtua, sidomos pas gjenocidit të Srebrenicës e posaçërisht me fillimin e gjenocidit në Kosovë. Si bie fjala, revista amerikane “Time” (autori Timothy Garton Ash), në prill të 1999, e botoi artikullin “The new Adolf Hitler”; e përditshmja londineze “The Independent” artikullin (që kaloi në debat ku u involvuan shumë inteletkualë) “Why we are not wrong to compare Milosevic to Hitler” (Pse nuk gabojmë me krahasu Milosheviqin me Hitlerin) etj. Për mos t’i numëruar tashti emisionet e shumta televizive në kanalet e njohura, si: CNN, CNBS, BBC, SKY, TF1, ZDF etj.
Natyrisht ky krahasim zgjati edhe pas çlirimit të Kosovës nga Milosheviqit. Nga artikujt të cilët i pata lexuar, më pati pëlqyer shumë shkrimi “Slobodan Milosheviqi si Hitleri”, i intelektualit të mirënjohur turk, Yuksel Soylemez, i cili, në mes tjerash, pati shkruar se “Adolfi i urrente komunistët, dhe si i tillë u bë nazist nga bindjet. Slobodani ishte komunist sipas vokacionit, por u kthye në nazist me profesion. Që të dy karrierat politike dedikuan shkatërrimin në vend të ndërtimin. Milosheviqi ishte arkitekt shpirtligë (djall) dhe nxitësi kryesor i urrejtjes raciste, së pari në Kroaci, pastaj në Bosnje e së fundmi në Kosovë. Hitleri ishte mentori i tij si shfarosës profesional”.
Thënë shkurt, ky krahasim ka kohë që është bërë i zakonshëm. Bile nuk mungojnë rastet kur kritikohen politikan tjerë (të tretë), për arsye të ndryshme, dhe si krahasim merret tandemi “Milosheviq – Hitler”. Si p.sh., artikulli i Grant Walliser, i cili kritikoi një deklaratë të Julius Malema (politikanit të Afrikës Jugore) , në një artikull (prill 2010), me titullin “Malema, Milosevic, Hitler and the ticking bomb”.
Atëherë shtrohet pyetja se pse me gjithë këto krahasime nga intelektualë dhe aktivistë të mirëfilltë të OJQ-ve të ndryshme, nuk trajtohet Milosheviqi dhe klika e tij edhe nga politika ashtu!?
Që politika merret me standarde të dyfishta e shpjegojnë edhe rastet e Leni Riefenstahl dhe Heinrich Hoffmann. Regjisorja gjeniale Leni Reifestahl (Triumfi i vullnetit), e cila bëri aq inovime në regji, pas luftës u burgos dhe ia morën të drejtën e ushtrimit të profesionit. Përkundër faktit që ajo pati thënë se “pendimin më të madh e kam që kam njohur dikur Hitlerin”. Gjersa, Emir Kusturicës, si propagandisti me i shquar i Milosheviqit, i cili jo që edhe më tutje publikisht e mbron gjenocidin e Miloshevqit (me argumentin se “ne kemi luftuar me njëri-tjetrin, nuk kemi bërë dashuri!”), por edhe bën filma ku Miloshevqin dhe klikën e tij i paraqet si viktima, kurse viktimat si terroristë.
Për fund të përmendi edhe Heinrich Hoffmannin i cili edhe më shumë e thekson demagogjinë e politikanëve perëndimorë. Heinrich Hoffmann ishte fotografi personal i Hitlerit (asgjë tjetër më shumë), i cili në gjyqin e Nurembergut u dënua me katër vite burg. A keni dëgjuar se i ka ndodhur gjë fotografit të Milosheviqit!?
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Evropianët kanë të drejtë të zemërohen me Trumpin, por duhet të zemërohen edhe me vetveten](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Andrew-Rawnsley-380x233.jpg)
Evropianët kanë të drejtë të zemërohen me Trumpin, por duhet të zemërohen edhe me vetveten
![Telefonata e Trumpit për Putinin kërcënon sigurinë e Perëndimit me katastrofë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Trump9-380x233.jpg)
Telefonata e Trumpit për Putinin kërcënon sigurinë e Perëndimit me katastrofë
![Dorëzimi i pakuptimtë i Trumpit ndaj Putinit është tradhti ndaj Ukrainës – dhe një marrëveshje e tmerrshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Timothy-Garton-Ash-e1718263351942-380x233.jpg)
Dorëzimi i pakuptimtë i Trumpit ndaj Putinit është tradhti ndaj Ukrainës – dhe një marrëveshje e tmerrshme
![“Është shumë e sjellshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-12-780x439.png)
“Është shumë e sjellshme" - Motra e Gjestit flet për romancën e tij me Eglin
![Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kelly-780x439.png)
Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly
![LVV e PDK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/64541-780x439.jpg)
LVV e PDK "përleshen" për një fletëvotim në Prishtinë
![Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/04/veriuuu-730x440-1-600x360-1-780x439.jpg)
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona
![Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/naci-gorur-780x439.jpg)
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit
![Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1737226840_vjosaosmani-780x439.jpg)
Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë