Kështu e përkufizonte Horaci, në latinishte të mirëfilltë, lumturinë: nil admirari, d.m.th. “Mos u mallëngje nga asgjë!”. Më vonë, këtë parullë, slogan, moto apo devizë, e bënë të tyren, duke e interpretuar në kuptimin “Mos u çudit për asgjë!”, edhe ithtarët e shkollës filozofike të indiferentëve. Me sa duket, pra, indiferentizmi, mungesa e kureshtjes, e interesit, shkurt e ndjeshmërisë ndaj tjetrit, qenka e nevojshme, madje e domosdoshme, ndoshta kushti sine qua non, për ta quajtur veten të lumtur.
Nga kjo pikëpamje, ekzistojnë objektivisht individë të lumtur në botën tonë sa vjen e më shumë problematike, të mbushur po aq objektivisht me individë fatkeq (si, p.sh., në Afganistan, Siri, Palestinë, Irak e plot vende të tjera) për shkak katastrofash natyrore apo mynxyrash socialpolitike. Më duhet ta pranoj, edhe pse mund të ketë, midis lexuesve të rregullt të kësaj rubrike, nga ata që do të mërziteshin me mua ose do të më gjykonin ashpër, nëse do t’u thosha pa doreza se, edhe në Shqipërinë tonë kapitaliste (apo parakapitaliste?), ka plot shembuj të përkryer të zbatimit të nil admirarit; kështu, nga njëra anë, kemi të lumturit afatgjatë, afatmesëm e afatshkurtër (hiperpasanikët, pasanikët dhe gjysmëpasanikët) dhe, nga ana tjetër, fatkeqët afatgjatë, afatmesëm e afatshkurtër (hipervarfanjakët, varfanjakët e gjysmëvarfanjakët); gjithsesi, nga kategoria e parë ka që, për një arsye ose një tjetër, bien në kategorinë e dytë, kurse e anasjella, ngjitja nga e dyta tek e para, ndodh rrallëherë.
Midis këtyre dy kategorive ekziston me gjasë një kategori e ndërmjetme, me kohë të pjesshme, herë e lumtur, herë fatkeqe, e tipit tafti-bafti, ku rafsha mos u vrafsha, ku më pe, aty (mos) të pafsha. Të praktikuarit sistematik i nil admirarit është karakteristikë për kategorinë e parë, por edhe për kategorinë e ndërmjetme.
Sidoqoftë, nga një këndvështrim vetjak, guxoj e them (ose shkruaj) se edhe unë e praktikoj herë pas here, veçse ndryshe, nil admirarin, ekskluzivisht për ta përmbajtur veten e që të mos plas nga zemërimi, revolta apo dëshpërimi kur shoh se si, ndërkohë që, nga njëra anë, ka skamje e pasiguri, frikë nga e tashmja dhe e ardhmja, ka fëmijë që vdesin apo lëngojnë (handikapatë, jetimë apo të braktisur), ka të moshuar të vetmuar, të cilët, ndonëse kanë sjellë në jetë, me shumë sakrifica, fëmijët e tyre, i jetojnë pikëllueshëm ditët e tyre të fundit.
Nga ana tjetër, ka individë të paskrupuj që përvetësojnë pa fund e pa turp fonde kolosale, një pjesë të të cilave i shpenzojnë për dukuri luksoze që, jo rrallëherë, e kapërcejnë cakun e cinizmit më cinik në shkallë kombëtare.
Kështu, sa herë dëgjoj, për shembull, për shumat marramendëse që gëlltit korrupsioni në të gjitha nivelet e shoqërisë shqiptare, sa herë që dëgjoj të korruptuarit e djeshëm të na shtiren si shenjtorë 24 karat tek premtojnë tolerancë zero ndaj vetë korrupsionit të sotëm e të nesërm, i them vetes: “Nil admirari!”; sa herë që dëgjoj të flitet me patetizëm e pompozitet për spektakle harxhmëdhaja si Miss Albania e Miss Shqipëria, Miss Tirana e Miss Qafëthana, Miss Qafmolla e Miss Shkolla, Miss Mëhalla e Miss Shkalla, i them vetes, për të mos shkalluar: “Nil admirari!”.
Sa herë që dëgjoj për shpalosje luksi të pacipë deri në absurditet nëpër pritje, darka, udhëtime jashtë shtetit (nesër edhe në kozmos) nga personalitete politike të pamëshirshme që besojnë se janë të përjetshme (ndonëse përjetësia bëhet disi e mërzitshme andej nga fundi), i them vetes: “Nil admirari!”; sa herë që dëgjoj… e çfarë nuk dëgjoj: urrejtje e përçmim, pabesi e hipokrizi, padrejtësi e mashtrime, premtime e justifikime, pambuk me vrug e lesh me qime, gjela që bëjnë vezë dhe viça që qethen, qen që lehin dhe karvanë që ecin prapa, me kulaç turinjve dhe kërbaç kurrizit, simiten që ka humbur Xhaferin dhe parajsën që lavdëron ferrin, ku gomari pret të mbijë bari dhe pleshti t’i nxjerrin dhjamin, ku e ëma e Zeqos këmben thanën me marijuanën, ku lepuri i imoralitetit e kap qeverinë me qerre-avion mushkonjash të droguara, ndërsa ne, gati të gjithë, zbythemi drejt së ardhmes, atëherë ulërij me sa më hanë mushkëritë deri në kupë të qiellit: “Nil admirari!”
(Marrë nga: Panorama)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Revolucion në transport, një automjet elektrik ka bërë fluturimin e tij të parë - publikohen pamjet

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

"Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme", plas debati mes vajzave, pas tërheqjes së Eglit nga sfida

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë