LAJMI I FUNDIT:

Ngjyra e kumbullës, pasion dhe elegancë në shtëpinë tuaj

Ngjyra e kumbullës, pasion dhe elegancë në shtëpinë tuaj

Nëse dëshironi që shtëpinë tuaj ta bëni atraktive dhe të veçantë, theksin vendoseni në ngjyrën e kumbullës.

Kjo nuancë vjollce është hit absolut këtë sezon, prodhuesit e shfrytëzojnë në ndërtimin e orendive, ndërsa ekspertët për enterier e rekomandojnë atë për çfarëdo hapësire.

Dekoruesit francezë thonë se ngjyra e kumbullës sjell pasion, optimizëm dhe elegancë. Në stilet moderne ofron ngrohtësi dhe shpirt, ndërsa në ambientet klasike jep sharmë të rafinuar.

Pikërisht për këtë arsye e kanë quajtur “mbretëreshë të ngjyrave” këtë sezon. /Telegrafi/