Nga teokracia në demokraci
‘Gadishulli arabik’ duket se ka filluar zgjimin demokratik të tij, për t’i dhënë fund keqtrajtimit njerëzor nga një spektër qeverish të udhëhequra nga mendësitë e shfrytëzimit, terrorizimit dhe masakrimeve të pafundme. Shqiptarët, si gjithmonë mbesin aleatët me besnikë të vlerave demokratike, qytetare e europerëndimore. Ndërkaq, çetnikët serbë mbrojnë diktatorin Gadafi, aleatin e Serbisë (në të cilën ende udhëheqin mbeturinat e Millosheviqit).
Gadishulli Arabik, është futur në një fushatë zgjuarsie (valë protestash), kundër pushteteve diktatoriale, të cilat vite me radhë, jo vetëm se keqtrajtuan dhe vranë mijëra qytetarë, (bashkështetas të tyre), por ishin kërcënimet serioze kundër qytetërimit dhe zhvillimit të demokracisë në vendet arabe. Vendet centraliste, kërcënonin me sulme terroriste botën moderne, dhe aspiratat për demokraci. Dhuna e shfrenuar e diktatorëve (nën petkun e mbretërive), të cilët me vite udhëhoqën, Libinë, Jemenin, Egjiptin, Sirinë, Marokun etj., tashmë kanë rënë në grackën e vetmashtrimeve, për t’i hapë rrugë lirive njerëzore e qytetare. Në këtë kontekst, bien në sy praktikat më famëkeqe të diktatorëve, të cilët jo vetëm se nuk çajnë kokën për civilët, por vazhdojnë të ndërlidhin forcën, dhunën dhe terrorin me propagandën e ashpër kundër perëndimit dhe demokracive liberale.
Revanshi artilerik kundër civilëve në Libi, dëshmon çmendurinë totale të një diktatori, i cili i mbështjellë nga sëmundja e pushtetit dhe luksit shumëvjeçar, nuk e vranë aspak ndërgjegjja për viktimat e pafajshme (bashkëkombësit e vet). Civilët libianë vazhdojnë të bien pre e flakës së njërit nga diktatorët më të egër në glob, Moamer El Gadafit.
Ajo që vret syrin e shëndoshë të çdo qenie njerëzore, është ‘unifikimi mizor i diktatorëve në tërë globin’. Pothuajse në të gjitha konfliktet, opozitë-pushtet centralist, (zgjimet demokratike përballë diktaturave), revanshi i pushtetarëve është tepër i papërgjegjshëm, i egër dhe çnjerëzor. Në këtë kontekst, detyrimisht janë shtyrë reagimet ushtarake të Perëndimit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në mbrojtje të vlerave humane njerëzore. Dhe në piskun e rënies së pushteteve të egra, diktatorët mbështillen nën petkun e nacionalizmit, religjionit dhe shfrytëzimit. Një natyrë të tillë vazhdon ta praktikojë edhe Gadafi.
Gjatë angazhimit ushtarak nga forcat franceze, amerikane dhe britanike, mbi caqet militare të diktatorit Gadafi, ky i fundit në pamundësi kundërpërgjigjeje (të paktën joefektive), luftën e vet e ktheu në betejë speciale të propagandës: rreth naftës, shtetit e sovranitetit e deri tek diversiteti kulturor e nacional. Ashtu siç vepronte në gjysmën e shekullit XX, diktatori fashist Hitleri, (nën prizmin e kombit të zgjedhur), terrorizoi kombet tjera të Evropës dhe më gjerë. Ngjashëm kishte vepruar edhe diktatori irakian Sadam Husein. E njëjta praktikë është përdorur edhe nga diktatori famëkeq, Sllobodan Millosheviq, i cili nën petkun e Serbisë së madhe, terrorizoi dhe masakroi dhjetëra mijëra civilë jo serbë në Gadishullin e Ballkanit. Ndërkaq, civilët i përdorte si mish për top. Mbi këto koncepte ishte ngritur dhe kishte rënë diktatori Millosheviq.
Në luftën e Kosovës në vitin ‘99, kur aeroplanët e NATO-s, duke vënë zonën e ndalim – fluturimit, ishin akuzuar për vrasje të një numri të madh të civilëve serbë. Gjithashtu, Gadafi, përpiqet të shfrytëzojë tërë botën arabe për të sulmuar me propagandë të rrejshme perëndimin. Mirëpo protestat në shumë shtete arabike, si Jemen, Egjipt, Siri, Marok, etj., por edhe në Palestinë, kanë ndërruar qasjen në këtë drejtim. Gjithashtu, zgjimi arab, fillimin e vet demokratik e ka nisur me lirimin nga ngërçet e qeverive të korruptuara e të diktaturave famëkeqe. Perëndimi, duhet të jetë i vendosur në fuqizimin e demokracive në shtetet arabe. Në këtë kontekst duhet krijuar aleanca të vërteta në mes të Botës Arabe, Perëndimit dhe të vet SHBA-së.
Liria qytetare në Libi, fillon me largimin nga pushteti të diktatorit të tyre, Gadafit, i cili për sa kohë qëndron në pushtet, mbetet potenciali kryesor i kërcënimit të paqes në rajonin arabik. Lideri i Libisë, Moamer Gadafi, (ngjashëm sikur edhe diktatorët e tjerë, si Sadam Huseini, Millosheviqi etj), shtetet që kanë ndihmuar demokracinë në vendet e tyre duke bombarduar ‘ushtritë famëkeqe’ i quajnë si ‘terroriste’ dhe ‘agresorë’, ndërkaq, autoritetet e veta t’i mbështjellin me heroizmin e mbrojtjes së pasurisë, nacionalizmit e të fetarisë. Koncepte këto të udhëhequra nga teoria teokratike (kur feja udhëheq në politikë).
Edhe ish-presidenti i Çekisë, Vaclav Havel, liderin libian Moamer Gadafi e e krahason me kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviqin, në kontekst të të cilit kërkon besnikërinë e perëndimit për mbrojtjen e civilëve libian nga masakrat e vazhdueshme të diktatorit Gadafi.
Shqiptarët aleatë besnikë të Perëndimit
Shqiptarët, si gjithmonë mbesin aleatët me besnikë të vlerave demokratike, qytetare europerëndimore. Historia e re dhe e vjetër e kombit shqiptar është e ndërlidhur me konceptet moderne, duke i qëndruar besnik mirëqenies ndërnjerëzore, ndërfetare e ndërhumane. Bota e qytetëruar është e njohur me humanizmin shqiptar. Ndërkaq, në betejën e fundit kundër diktatorit në Libi shqiptarët precizojnë dhe forcojnë aleancën e tyre për Perëndimin. Në këtë kontekst, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka mbështetur aleancën europerëndimore në intervenimin ushtarak në Libi, duke e cilësuar këtë si kontribut për liritë dhe të drejtat fundamentale njerëzore.
Presidenti ynë, Behgjet Pacolli, duke përkrahur intervenimin ushtarak të disa vendeve anëtare të NATO-s, mbi trupat libiane, diktatorin Moamer Gadafin e cilëson autoritet famëkeq i cili ka terrorizuar popullin e vet. “Sulmi i forcave të NATO-s kundër pozicioneve ushtarake të ushtrisë së Libisë është një akt humanitar, në mbrojtje të popullit të Libisë, kërkesat e të cilit për liri, demokraci dhe prosperitet kanë gjetur përgjigjen e dhunshme të ushtrisë së udhëhequr nga diktatori Gaddafi. Këto sulme, gjithashtu, janë në dobi të paqes dhe të sigurisë në gjithë rajonin e Mesdheut dhe më gjerë”.
Ndërkaq, kryeministri Hashim Thaçi, intervenimin kundër Gadafit e konsideron reagim me karakter human, paqësor, në mbrojtje të popullsisë civile që kërkon liri dhe demokraci. “Kosova e ka të provuar rëndësinë e intervenimeve të natyrës së tillë në vitin 1999, kur Aleanca Veri-atlantike me sukses udhëhoqi fushatën e bombardimeve kundër caqeve serbe, duke u përmbyllur me sukses çlirimi i Kosovës, por edhe rënia e diktatorit serb, Milosheviq”.
Aleancë e çmendur serbo-libiane
Si gjithmonë era e gjakut i bashkon egërsirat. Kështu vepruan edhe partitë serbe (Partia Radikale dhe Partia Demokratike e Serbisë), të cilat kanë dënuar operacionet ushtarake ndërkombëtare kundër Libisë, dhe dolën në mbrojtje të diktatorit Gadafi. Në fakt mbrojtja e diktatorit do të thotë “aleancë” për shfarosje të popullit dhe civilëve. Është e çuditshme se këto parti i japin të drejtë sulmeve artilerike të diktatorit kundër civilëve të pafajshëm, ndërkaq aeroplanët e paqes, frankolondinez dhe amerikan i quajtën si “agresion kriminal” kundër Libisë, ngase “këta janë ata aeroplanë që bombarduan Serbinë në vitin 1999”.
Në zbërthimin tonë do të thotë: Perëndimi është dashur të tolerojë edhe lejimin e ushtrisë së diktatorit Millosheviq t’i zhdukë të gjitha kombet në Ballkan, në mënyrë që serbët të jetojnë të “lirë”. Kjo do të thotë se mbeturinat e Millosheviqit ende janë në funksionimin e politikëbërjes në Serbi. Ajo qe është edhe më shumë absurde, vjen nga fakti se liderin libian Muamar Gadafi, e mbrojnë njësitet speciale në përbërje të të cilit ndodhen edhe 1500 serbë, të njohur si “çetnikë”. Edhe pse forcat paramilitare serbe janë në kërkim nga drejtësia ndërkombëtare, (për krimet e kryera gjatë luftës në Kroaci, Bosnjës e Kosovë), vazhdojnë të kenë mbrojtjen zyrtare të Serbisë (edhe pse nën petkun konspirativ), ato janë të akumuluara edhe në pjesën veriore të Kosovës (të njohur si shërbyes spiunimi dhe policë të MUP-it). Gjatë luftës së Kosovës, forcat paramilitare serbe ishin forcat më besnike të diktatorit Millosheviq, për ta vazhduar gjer tek “binjaku” tjetër libian, Gadafi.
Ndërkaq, në Jemen kanë hyrë në javën e pestë, demonstratat për rrëzimin e presidentit Ali Abdullah Saleh, i cili qëndron në pushtet që prej 32 vjetësh. Gjithashtu, protestat në Siri kanë shënuar viktimat e para, ku forcat shtetërore qëlluan pa mëshirë ndaj protestuesve që thirren në demokraci dhe liri.
‘Gadishulli arabik’ duket se ka nisur fillimin e zgjimit demokratik të tij, për t’i dhënë fund keqtrajtimit njerëzor nga një spektër qeverish të udhëhequra nga mendësitë e shfrytëzimit, terrorizimit dhe masakrimeve të pafundme. Protestat në Lindjen e Mesme po tronditin qeveritë të cilat i kanë sunduar këto vende prej dekadash. Shqiptarët, si gjithmonë mbesin aleatët me besnikë të vlerave demokratike, qytetare e europerëndimore. Ndërkaq, çetnikët serbë mbrojnë diktatorin Gadafi, aleatin e Serbisë (në të cilën ende udhëheqin mbeturinat e Millosheviqit).
Ndërhyrja në Libi, është ndërhyrja më e madhe ndërkombëtare në botën arabe që prej ndërhyrjes në Irak të SHBA-ve më 2003.
(Autori është publicist, analist dhe drejtor për marrëdhënie me publikun në Institutin për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDjali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin