Në një takim të organizuar nga Inspektorati i Punës në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës, në kuadër të fushatës vetëdijësuese me moton “Nga puna e sigurt dhe e ligjshme përfitojnë të gjithë”, Inspektorati i Punës takoi përfaqësuesit e kompanive në Prishtinë të cilët i njoftoi se me anë të kësaj fushate synon ngritjen e vetëdijes tek punëdhënësit dhe punëtoret për rendësin e zbatimit të ligjit për sigurinë dhe shëndetin në punë dhe ligjit të punës.
Në këtë takim kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Basri Ibrahimi, tha se inspektorati i punës synon që punëdhënësit dhe punëtoret të vetëdijesohen për obligimet dhe të drejtat e tyre dhe të bashkëpunojnë në përmirësimin e kushteve të punës dhe respektimin e të drejtave nga marrëdhënia e punës.
Po ashtu Ibrahimi u shpreh se inspektorati i punës nuk e ka qëllim prioritar t’i gjobisë punëdhënësit, por të sigurojë që të njëjtit të krijojnë kushte të sigurta dhe të shëndetshme të punës, si dhe të gjithë punëtoret t’i gëzojnë të drejtat e plota të përcaktuara me aktet ligjore dhe nënligjore të Republikës së Kosovës. Ibrahimi tha se “Siguria dhe shëndeti i mire në vendin e punës si dhe puna formale krijojnë punë pa stres, rrisin motivimi dhe efikasitetin në punë”.
Kryeinspektori foli për shumë parregullsi që hasen gjatë inspektimeve nga Inspektorati i Punës. Vetëm gjatë vitit 2014, Inspektorati Punës bëri mbi 9 mijë inspektime ku u shqiptuan mbi 2700 vërejtje për punëdhënësit dhe atyre qe nuk u janë përgjigjur vërejtjeve u janë shqiptuar 170 gjoba. “Këto vërejtje dhe gjoba u shqiptuan për arsye se punëdhënësit nuk krijojnë kushte të sigurisë për punëtorë. Për më tepër kemi hasur në një numër të madh të punëtorëve pa kontrata, dhe kjo është një dukuri që ne mundohemi ta eliminojmë”, tha Basri Ibrahimi.
Ai shtoi se i paralajmërojmë punëdhënësit se për punëtorë pa kontrata pune nuk do të ketë afat shtesë por do t’u shqiptohen gjoba që në inspektim të parë.
Përfaqësuesit e Inspektoratit të Punës e shprehen gatishmërinë e tyre për bashkëpunimit me bizneset e ndryshme në mënyrë që atyre t’u lehtësohet zbatimi i ligjeve nga këto dy fusha, aty ku bizneset e shohin të arsyeshme dhe të nevojshme.
Në anën tjetër përfaqësuesit e bizneseve e përshëndetën iniciativën e Inspektoratit të Punës për fushatën vetëdijësuese dhe potencuan rëndësinë e vetëdijesimit të bizneseve për sigurinë dhe shëndetin ne vendin e punës. Sipas tyre është e rëndësishme që të krijohet raporti i ndërsjellë në mes punëdhënësve dhe punëtoreve, raport që përcakton të drejtat dhe obligimet e të dyja palëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhvlerësohet kriptovaluta Trump
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Sogojeva: Në vitin 2025 të ulet TVSH dhe të rregullohet çështja e kuponave fiskal
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
Tregtia e lirë me EFTA-n, shifra të vogla e pritje të mëdha
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë