LAJMI I FUNDIT:

Nga një luftë bërthamore botërore, “shpëton” vetëm Lazanski me Rusinë

Nga një luftë bërthamore botërore, “shpëton” vetëm Lazanski me Rusinë

Mirosllav Lazanski dhe populli i tij i hyjnor serb dhe rus “shpëtojnë” edhe nga një luftë eventuale bërthamore botërore për të cilën angazhohen aq shumë.

Ai nuk është penduar asnjëherë për gjithë atë që ka bërë me shkrimet dhe të ashtuquajturat analiza të tij. Auditori atë e sheh dhe lexon edhe sot. Ai ishte dhe mbeti një nga piromanët më të dehur të luftës. Ai qarkullon ende lirshëm nga Ballkani në Ukrainë e në Rusi. Ai bart flakadanin e masakrave kudo që i jepet mundësia.

Duket hapur se e dëshiron një luftë bërthamore në të cilën do të digjeshin të gjithë armiqtë e tij dhe natyrisht do të shpëtonte vetëm ai me popullin e tij hyjnor. Për të nuk ka asnjë pengesë për të botuar shkrime dhe analiza luftënxitëse që ia do shpirti. Në damarët e tij duket se nuk qarkullon gjak, por alkool. Ashtu mund të shkruajë vetëm dykëmbëshi, në zemrën dhe trupin e të cilit qarkullon rakia.


Ai quhet Mirosllav Lazanski, përkatësisht “Llozanski”. Çdo shkrimi të tij i vjen erë lufte dhe gjaku.

Shtrohet pyetja se si do të dukej bota po të kishte në dorë çelësat e armëve bërthamore piromani serb i luftës?

Një ide evropiane e para disa viteve për dënimin e gazetarëve piromanë të luftës në Ballkan, nuk u bë realitet asnjëherë. Ideja ishte shumë e qëlluar, por që do, kur pikërisht në vendin e origjinës së krimit, në Serbi, vend i cili shkaktoi të gjitha masakrat e popullatës civile në territoret e shteteve që tashmë kanë dalë nga ish Jugo-Serbia, po ata gazetarë me të njëjtin zell vazhdojnë të shkruajnë e të publikojnë dëshirat e tyre për luftë, pse jo edhe bërthamore.

Nder rreshta të shkrimit të tij mund të lexohet frika që ndjen. Lazanski e di mirë se soldateska serbe në historinë e saj nuk ka fituar kurrë asnjë luftë. Ajo ka bërë vetëm krime mbi popullatën civile, të paarmatosur.

Emblema e Forcave të Armatosura të Kosovës ka kohë që po e tmerron atë. Ai vazhdon të analizojë çdo mundësi për luftë, të cilën e dëshiron aq shumë, por të cilës tash i frikësohet shumë më tepër, sepse shqiptarët, boshnjakët e kroatët tash kanë ushtri dhe armë. Kësaj radhe ai nuk do të duhej të mashtrohej se do të manipulojë e luajë me kufomat shqiptarëve të pafajshëm, duke i fshehur ato kudo nëpër Serbi dhe madje duke ndërtuar edhe shtëpia mbi kufoma, si në Ribnicë të Rashkës.

Skenari serb i luftës nuk ka ndryshuar qëkur është themeluar Kisha Ortodokse Serbe. Me bekimin e saj janë ngritur brezni të tëra vrasësish që nuk i ka regjistruar historia askund tjetër në botë. Qëkur ka nisur të dalin gazeta të shtypura, fjala e parë dhe e fundit e gazetarisë serbe ka qenë dhe ka mbetur dhuna ndaj popujve fqinjë, me synim të shtrirjes së shtetit serb deri ku gjendet edhe një varr serb. Asnjë krim nuk është bërë pa bekimin paraprak të Kishës Ortodokse serbe.

Numri i gazetarëve piromanë të luftës në Serbi është I madh. Edhe 25 vjet pas fillimit të kasaphanës në territoret e ish RSFJ-së, emrat e piromaneve të luftës si Mirosllav Llzanski e Millovan Drecun i sheh me shkrime analitike për domosdoshmërinë e ngritjes se Ushtrisë serbe, të aftë për një lufte te re, për të kthyer, siç thonë, territoret e humbura.
Me shkrimet e veta Lazanski shkon shumë më larg se kushdo tjetër. Me mendjen e tij te sëmurë ka vullnetin për një luftë bërthamore, në të cilën, siç dëshiron ai, Rusia mund të shndërrojë në hi SHBA-të dhe gjithë kontinentin amerikan, ndërsa “Llozanski” do të shpëtonte.

Gjate karrierës së tij ai është parë me shkrime luftënxitëse të cilat shumë herë kanë shërbyer si skenar për masakrimin e popullatës civile në Kroaci, Bosnje e Kosovë.

Derisa vriteshin e makroheshin civilë të paarmatosur, Lazanski ata i quante terroristë, ndërsa kurdoherë që vritej ndonjë polic, paramilitar apo ushtarak serb shihej duke iu thurur himne për rënien heroike, duke ngarendur për t’ia vërë flakën zjarrit tjetër të luftës, kudo që është e mundur. Në emër të një analisti ushtarak, me shishe lloze në dorë, ai kishte shtënë me mitraloz, edhe në Vukovar, në Sarajevë e në Kosovë. Atij nuk i shkon mendja të shkruajë edhe një fjalë për vrasjen e mijëra fëmijëve shqiptarë, boshnjakë, e kroatë, apo për pushkatimin e tetëmijë burrave e djemve të paarmatosur në Srebrenicë.

Ky është i ashtuquajturi gazetar analist ushtarak serb i cili mendon se nga një lufte bërthamore botërore shpëtojnë serbët me Llozanskin (mbiemri i tij i ngjason një lloj alkooli me të cilin ai rri përherë i dehur nga shovinizmi ekstrem).

Ai, kur analizon mundësinë e një lufte mes Ukrainës e Rusisë, shkruan me bindje se vëllezërit ortodoksë megjithatë nuk do të luftojnë, për të vazhduar më tej me të dhëna ushtarake se si ukrainasit nuk mund t’ia dalin të përballën me ushtrinë ruse as edhe një ditë. Atij nuk i bënë përshtypje fakti se Ukraina ka 46 milionë banorë dhe prodhon vet të gjitha armët e mundshme së bashku me makinerinë luftarake: tanke e autoblinda, si edhe pjesë te rëndësishme këmbimi për aviacionin luftarak sovjetik.

Nuk harron të shkruajë për “moralin e baçushkave” ruse dhe si ata do të bien heroikisht në betejë për merakun e Lazanskit.

Ai ishte reporter piroman nga shumë arena luftimesh. Së fundi u pa edhe në sheshin “Majdan” të Kievit. Duke ndjekur ngjarjet më të reja nuk sheh që ndonjë medium a gazetar serb të ketë shkruar për hulumtimin e fatit të të zhdukurve në luftën e fundit. As edhe një lajm nuk bëhet i ditur për varrezën në Ribnicë, kur ende spekulohet me supozime se aty mund të gjenden eshtrat e së paku 250 shqiptarëve të masakruar nga serbët në luftën e fundit në Kosovë.

Megjithëse përditë dalin fakte të tmerrshme, shtypi serb hesht. Nga Ribnica merret vesh se si Kosova duhet të paguajë 300 mijë euro për hulumtimin e kësaj varreze masive. Shihet qartë se Serbia po tregton mirë kufomat e të zhdukurve shqiptarë. Këtij fakti të padëgjuar asnjëherë do të duhej t’i përgjigjeshin të gjithë kompetentet që po punojnë për ndriçimin e këtij rasti.

Nëse serbët thonë se kudo që gjendet një varr serb në botë, aty është Serbi, atëherë mund të thuhet lirisht se kudo që gjendet edhe një varr shqiptar mund të quhet Shqipëri. Varre masive shqiptarësh u gjeten në Liqenin Peruqica, në Batajnicë, në Petrovo Sello e tash së fundit në Ribnicë.

Në trend

Më shumë
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve

Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare

Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare

Magazina
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve

Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Klajdi Musabelliu befason me deklaratën në BBVA: Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, qëndronim shumë bashkë

Klajdi Musabelliu befason me deklaratën në BBVA: Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, qëndronim shumë bashkë

Magazina
Tetë skuadrat që e siguruan direkt kalimin tutje në Ligën e Kampionëve

Tetë skuadrat që e siguruan direkt kalimin tutje në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë

Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë

Amerika
Kalo në kategori