NEWBORN-i nën qiellin e hapur
Ngjarjet politike në Kosovë nuk kanë pse të mos jenë pjesë e vëmendjes së çdonjërit prej nesh, sepse politika ka të bëjë me ne dhe të mirat dhe pasojat qe prodhon ajo kanë për cak jo vetëm të ardhmen e këtij vendi por edhe të tashmen tonë.
Njeriu si qenie sociale duhet të jetë jo vetëm vëzhgues, madje jo edhe vetëm kritik, por një pjesëmarrës aktiv i proceseve politike .
Pjesë e këtij vëzhgimi, sikurse edhe ata që e kanë për zemër këtë vend dhe të ardhmen e tij, janë edhe familja Jashari, paraqitja e se cilës herë pas here në media, me qëllimin e mirë, që në vorbullat e ngjarjeve politike të kenë edhe pjesëmarrjen e vet, nuk mund të mos prek vëmendjen e njerëzve.
Kontributi i kësaj familjeje në lirinë e Kosovës është emblematike. Një sakrificë që ka prekur limitet e perceptimit njerëzor, një flijim mitik , një ngjarje që në kohën kur vizitoni vendin ku ndodhi drama zgjon ndjesi të pa përjetuara më parë, një ndjenjë të dhimbjes së pafundme.
Sa herë qe vihemi në kontakt me aktin final të flijimit nuk mund të mos mendojmë se çfarë ndodhi në ato orë brenda atyre mureve në atë kreshendo të dramës Kosovare kur një familje po vdiste për t’i hap rrugën lindjes së lirisë, një lindje që mund të vinte vetëm nga një familje e mbarsur me një ideal që arritjen e qëllimit e bënë me parabolë duke përbuzur vdekjen.
Për dallim nga legjendat të cilat më shumë janë pjellë e imagjinatës njerëzore, drama e familjes Jasharaj ka vendin, kohën, gjurmët e sakta te ngjarjes, mure te rrënuara godinash, gjurmë plumbash e predhash në fasadat e saj, varre njerëzish, pa pas nevojë për ndërmarrje ekspeditash…
Drama Jasharaj dhe ajo çka ka mbeti prapa është një kult dhe kultet duhet te kenë diçka që tejkalojnë përmasat ordinere të njerëzores.
Po çka ndodhi me politikanët, ata që nën kauzën e lirisë dhe më vonë të shtetbërjes, morën frenat e vendit. A e quan ëndrrën tonë atje ku të gjithë ne kishim shpresuar? Jo. Edhe më keq: ëndrrën tonë e shpërfytyruan si më keq; e shndërruan atë në fatamorganë . A nuk mjaftoi për frymëzim gjithë ai gjak i derdhur, gjithë ato nëna që edhe sot jetojnë me lot për të vdekurit dhe për ata të cilëve nuk u dihen gjurmët?!
Kosova u shndërrua për një çast nga diçka rreth së cilës lidheshin të gjitha ëndrrat tona në diçka që politikanët e shndërruan në tallje . Si shpjegohet gjithë kjo grykësi që më gjasë nuk ka të sosur? Gjithë ky pasion për përfitime te ngushta individuale dhe klanore? A po shndërrohen politikanët aktualë – jo vetëm këta të tashmit në pushtet, por edhe pararendësit e tyre – në oktapodë që kanë mbërthyer ekonominë e këtij vendi të varfër nën sqetullën e vet dhe drejtësia me frikë shikon për anash pa guxuar ta zgjasë dorën atje ku duhet të shtrihet ajo/
Kosova ka nevoje për një dorë e cila do të sillet me butësi me të, por jo edhe ndaj politikanëve. Kosova ka mbetur si jetime, e pa strehë. Të pamëshirë ndaj saj janë edhe këta që erdhën nga jashtë, gjoja për ta drejtuar këtë vend në kursin evropian. Por, pse të huajt të kenë mëshirë kur shohin vendorët të jenë kaq të pamëshirë me të!
Kosova është i porsalindur që ka nxjerrë sytë jashtë nga trishtimi. Ajo ka nevojë për drejtësi, por jo për një drejtësi te vonuar, sepse drejtësia e vonuar mund të jetë me shumë mallkim se ngushëllim.
NEWBORN-i mbeti nën qiellin e hapur ku është fshehur dora që duhet ta mbuloj dhe ledhatoj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Iu referua Gjestit si](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eglafjestii-780x439.jpg)
Iu referua Gjestit si "djaloshi kosovar", Egla Ceno reagon në rrjetet sociale: Të jesh kosovar është krenari, kush mendon ndryshe është qelbësirë
![Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/perplasja-qnr-e1739302975804-780x439.jpg)
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’
![Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-29-780x439.jpg)
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre
![LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet-2-780x439-1.jpg)
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ
![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht