Duke pasur parasysh rolin e rëndësishëm që gratë mund të luajnë në zhvillimin më të hovshëm ekonomik të Kosovës, nevojitet përfshirje më e madhe e tyre në sektorin privat, u tha në tryezën me temë ‘Fuqizimi i gruas në biznes’, e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë 2015.
Drejtori i Misionit të Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të bashkuara të Amerikës (USAID) në Kosovë, James Hope theksoi rëndësinë e përfshirjes së grave në biznes, si njëri ndër elementet kyçe për zhvillim të suksesshëm ekonomik. Në këtë aspekt, ai përmendi statistikat më të fundit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sipas të cilave gratë ndërmarrëse kanë arritur të krijojnë 23 milionë vende pune, që ka rezultuar në rreth 3 trilionë të hyra si përfitim për ekonominë.
Ai foli lidhur me angazhimin e USAID dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në përgjithësi, të cilat përmes programeve të ndryshme synojnë investimin në vizione dhe ide që sjellin inovacion, rritje ekonomike dhe zhvillim të teknologjisë. Në këtë mënyrë, ato synojnë të jenë pjesë e ndarjes së rrezikut me investitorët dhe në të njëjtën kohë të kontribuojnë në krijimin e një mjedisi më të favorshëm për të bërë biznes, që rrjedhimisht i bënë ato edhe pjesë të suksesit të ndërmarrësve të Kosovës.
Anita Ahmeti nga Oda Amerikane tha se pavarësisht numrit të vogël të përfshirjes së grave në biznese dhe pozita menaxheriale, aty ku janë, gratë luajnë rol të jashtëzakonshëm dhe ofrojnë shërbime dhe produkte shumë cilësore. Ajo po ashtu tha se Oda Amerikane tanimë ka themeluar Komitetin e Grave Lidere, i cili mes tjerash synon edhe promovimin e ndërmarrësisë tek femrat anembanë Kosovës.
Arjeta Spahiu nga kompania Advoco Solutions diskutoi më tepër rreth sfidave më të cilat përballen gratë ndërmarrëse në perspektivë globale dhe lokale, duke ndarë me pjesëmarrësit edhe sfidat e saj personale dhe rrugëtimin drejt të qenit një ndërmarrëse e suksesshme. Ndërsa, Enkelejda Shatri nga Akademia Evolucion foli për fuqizimin e grave në biznes përmes edukimit, duke theksuar se në këtë mënyrë ato bëhen të afta që një sfidë dhe rastësi të pakëndshme ta kthejnë në një sukses të tyre të pamohueshëm.
Duke folur për mundësitë e financimit për bizneset e grave, Sihana Nebiu nga Banka TEB, shpalosi detajet e marrëveshjes ndërmjet Bankës TEB dhe USAID për përkrahjen e grave ndërmarrëse dhe bizneset e tyre fillestare, që përveç mbështetjes financiare përfshin edhe ofrimin e shërbimeve të tjera si trajnime, konsulencë për marketing, financa dhe shitje.
Java Globale e Ndërmarrësisë në Kosovë organizohet nga Qendra e Inovacionit të Kosovës, ndërsa Oda Ekonomike Amerikane është partnere e këtij organizimi për të dytin vit me radhë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëOrigjina e emrit 'Hotdog' dhe shija Halal
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center
Një udhëtim drejt shijes dhe shëndetit - Llojet të ndryshme të çajrave organik nga eBukura
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama