LAJMI I FUNDIT:

Nevojitet një treg i përbashkët Kosovë-Shqipëri

Nevojitet një treg i përbashkët Kosovë-Shqipëri

Bashkëpunimi ekonomik Kosovë-Shqipëri duhet të forcohet edhe më shumë në të ardhmen, dhe të dy vendet të shfrytëzojnë potencialet plotësuese të njëra tjetrës. Kështu thotë udhëheqësi i Konfindustrisë së Shqipërisë, Gjergj Buxhuku. Ai theksoi se të dyja shtetet duhet të angazhohen për krijimin e një tregu të përbashkët energjetik, një tregu unik të punës, një tregu të përbashkët arsimor, por edhe njësimin e legjislacionit fiskal.

Pas bashkimit fizik të shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë, sidomos pas ndërtimit të rrugës së kombit, tani nevojitet edhe bashkimi ekonomik i të dyja vendeve.

Udhëheqësi i Konfindustrisë së Shqipërisë, Gjergj Buxhuku, thotë se pas ndërtimit të infrastrukturës fizike, tani nevojitet të krijohet një treg i përbashkët kombëtar shqiptar. Buxhuku thekson se duhet të bëhet ç’është e mundur që të dy vendet të shfrytëzojnë potencialet e tyre plotësuese të njëra tjetrës në fushën energjetike.

“Pra të bëhet e mundur ngritja e një infrastrukture energjetike që duhet të shkojë drejt investimeve në prodhimin e energjisë elektrike nga thëngjilli në Kosovë dhe nga uji në Shqipëri, i cili është një rast i rrallë botëror për plotësimin e njëri-tjetrit të bashkuar edhe me linjën e interkoneksionit”, tha ai për Radio Kosovën.


Buxhuku thotë se qeveritë e të dy vendeve duhet të angazhohen edhe për njësimin e legjislacionit fiskal.

“Duhet krijuar një hapësirë e tillë ekonomike që një investitor i vendit apo i huaj ta shohë si treg të përbashkët me të gjitha pjesët e tij përbërëse dhe pastaj është shumë e rëndësishme të ecim përpara drejt krijimit të një tregu unik të punës, një tregu arsimor të tillë që qytetarët e Shqipërisë dhe të Kosovës të mund të punojnë në institucionet shtetërore të dy vendeve përkatëse”, theksoi Buxhuku.

Buxhuku thekson se për të krijuar një treg të përbashkët kërkohet edhe kohë, kërkohen edhe investime të përbashkëta në sektorët e ekonomisë. Në radhë të parë, duhet hequr pengesat të cilat ekzistojnë, pasi sipas tij, ka edhe interesa grupesh të cilët për interesa vetjake dalin në kundërshtim me idenë e tregut të përbashkët. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kompania teknologjike amerikano-finlandeze Wolt arrin në Kosovë: Një revolucion në shpërndarjen e ushqimit dhe produkteve

Kompania teknologjike amerikano-finlandeze Wolt arrin në Kosovë: Një revolucion në shpërndarjen e ushqimit dhe produkteve

Ekonomi
Si t’i dalloni në market pulat pa hormone dhe pa antibiotik nga Perutnina Ptuj?

Si t’i dalloni në market pulat pa hormone dhe pa antibiotik nga Perutnina Ptuj?

Ekonomi
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve

Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve

Botë
Bitcoin arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave ndërsa SHBA përgatitet të inaugurojë presidentin e zgjedhur pro-kripto

Bitcoin arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave ndërsa SHBA përgatitet të inaugurojë presidentin e zgjedhur pro-kripto

Botë
Oferta ekskluzive për pushime verore me deri në 50% zbritje nga Eurokoha

Oferta ekskluzive për pushime verore me deri në 50% zbritje nga Eurokoha

Ekonomi
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”

evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”

Ekonomi
Kalo në kategori