LAJMI I FUNDIT:

Nesër mund të bëj gabime…!

Nesër mund të bëj gabime…!

Këtë reagim timin po e filloj me një thënie pragmatike të mysafirit të emisionit të fundit Debat të televizionit publik (politik) – RTK-së.

"Mos thurni këngë për Adem Demaçin për së gjalli, nuk i dihet jetës… deri sot kam qenë i mirë, nesër mund të bëj gabime…"!

Ishte kjo deklaratë e vet Demaçit, në kohën e daljes së tij nga burgu (1990), kur rapsodë dhe këngëtarë popullorë filluan t’i këndonin këngë e balada simbolit të rezistencës popullore.


Pikërisht ndodhi ashtu: nga ajo kohë e deri më sot jo vetëm që nuk u thur më asnjë këngë për "simbolin" e rezistencës, nuk u fol asnjë fjalë dhe nuk u shkrua asnjë rresht i mirë për të!

Historia 24 vjeçare e jetës së tij jashtë burgjeve të Serbisë jo vetëm që e vërtetoj thënien e pragmatike të tij, e dëshmoj në mënyrën më tragjike degradimin e kësaj vlere kombëtare.

Shndërrimi i tij, nga një "simbol" i rezistencës në simbol ndarës dhe përçarës të shqiptarëve, jo vetëm që nuk i bën nderë personalitetit të tij, por ka lënduar rëndë imazhin e një ish të burgosuri politik, veprimtari dhe idealisti të lirisë.

Nuk dua të ndalem shumë në vokabularin e tij të ulët ndaj ish presidentit Rugova, as në akuzat e pabazuara ndaj komandantit të lavdishëm të ushtrisë çlirimtare Tahir Zemajt dhe as në shpifjet drejtuar komandantëve të tjerë të ushtrisë institucionaliste, por dua të ndalem në një segment tjetër të intervistës së tij. Gjatë kësaj interviste, "simboli" i rezistencës nuk u përmbajt dot nga nostalgjia e tij e madhe ndaj vëllezërve serbë. Admirimi i tij i pafund për fitoren e "ujkut të vogël", siç e quajti disa herë Vuçiqin, për zgjedhjet e fundit parlamentare të Serbisë, respekti i tepruar ndaj Edvin Ramës dhe dashuria e madhe ndaj Hashim Thaçit, e ndërton lidhjen e "trios" politike në Ballkan, Vuçiq-Thaçi-Rama, si dhe marrëdhëniet e shkëlqyera të dyshes politike neokomuniste shqiptare Rama-Thaçi !

Po ashtu "simboli" i rezistencës nuk mundi t’i ikë as dashurisë së interesit që ka më kryeministrin e vendit tonë të bazuar në "zalloga" siç i quajti ai privilegjet (pagën e majme mujore) dhe peshqeshet (privilegjet materiale) për fushatat mediatike kundër rivalëve politik të kryeministrit aktual.
Mirëpo, e mira e ka të mirën, thotë populli! Sa herë që i duhet Demaqi kryeministrit Thaçi për fushatë, ky i fundit ia tregon vendin, shko në RTK.

Mediumin ky, në të cilin Demaçi shprehë lirshëm gjithë urrejtjen dhe mllefin ndaj presidentit historik dhe përkrahësve të tij politik, duke nxitur vazhdimisht urrejtje dhe përçarje ndërshqiptare.

Kësaj radhe shpërthimi i Demaçi i kaloj të gjitha limitet e urrejtjes.

Për Demaçin nga dy milion shqiptarë, një i vetëm (Thaçi) është i mirë, gjithë të tjerët i trajton si paçavra; një parti e vetme (PDK) ka vlerë për të, të tjerat janë të parëndësishme dhe të pavlera.

"Nderi" i kombit shkon aq larg me identifikimin shumicës shqiptare në vend si "fanatikë" të rugovizmit, duke harruar se Ibrahim Rugova në zemrat dhe kujtesën e historike të shqiptarëve ka hyrë jo si përçarës, por si unifikues dhe paqësor, krijues i shtetit të Kosovës dhe si shpëtimtar i popullit të saj.

Veprat do të jenë ato që do t’i tregojnë secilit vendin në histori, në këtë rast edhe personalitetit të "nderit" të RTK-së, Adem Demaçit, këtij përçarësi fatal të shqiptarëve.

Mbase do të ishte nder edhe për mediumet publike, që t’u jepnin më shumë hapësirë figurave unifikuese të vendit që kanë bagazh të pasur politik, historik dhe kombëtar, siç janë akademikët Mark Krasniqi, Idriz Ajeti, Pajazit Nushi e shumë e shumë të tjerë si këta, që një jetë i kanë kushtuar lirisë së atdheut të tyre.

Në trend

Më shumë
“Do e shkelje me këmbë siç ka bërë ajo me ty” - Xheneta Fetahu reagon ashpër ndaj pyetjes së Danjës drejtuar Gjestit

“Do e shkelje me këmbë siç ka bërë ajo me ty” - Xheneta Fetahu reagon ashpër ndaj pyetjes së Danjës drejtuar Gjestit

Magazina
Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Përfaqësueset
Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Botë
Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Kronika e Zezë
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
24 ditë nga nisja e punimeve për rrethrrotullimin  te rruga

24 ditë nga nisja e punimeve për rrethrrotullimin te rruga "C", ende nuk dihet se kur do të lëshohet për qarkullim

Rajoni i Prishtinës
Kalo në kategori