LAJMI I FUNDIT:

Nëse nuk i ndihmojmë vetes, as zoti nuk na ndihmon

Partitë shqiptare bashkërisht duhet të rinumërojnë edhe njëherë deputetët e tyre. Dhe këtij numri duhet të ja shtojnë numrin e deputetëve që kanë partitë maqedonase që dëshirojnë zgjidhje të shpejtë të problemit me Greqinë. Ata që kanë njohuri elementare, lehtë do ta kuptojnë se cili do të jetë rezultati i kësaj matematike

Kush nuk i ndihmon vetes as zoti nuk i ndihmon. Kjo fjalë e vjetër popullore është adekuate për çdo vend dhe për çdo kohë. Aq më tepër kuptimi i ngushtë dhe i gjerë i kësaj fjale është adekuat për momentin aktual në Maqedoni. Veçanërisht për ata që e kanë kuptuar porosinë e ambasadorit amerikan Paul Wohlers të shprehur në takimin me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti. Gjykuar nga kumtesa e lëshuar pas takimit, Wohlers shumë qartë ka thënë se miqtë ndërkombëtar nuk mund ta ndihmojnë Maqedoninë, nëse Maqedonia nuk i ndihmon miqve ndërkombëtarë për tejkalimin e kësaj situate. Qëndrimi i shprehur nga ambasadori Wohlers tregon sinqeritetin e bashkësisë ndërkombëtare për të zgjidhur sa më shpejtë çështjen e emrit. Pa marrë parasysh dyshimet e maqedonasve se dikush po dëshiron t’ua ndryshojë gjuhën dhe identitetin, ndërkombëtarët vazhdojnë përpjekjet e tyre dhe nuk i humbin shpresat. Në këtë drejtim me siguri do të jetë edhe vizita e paralajmëruar e zëvendës sekretarit amerikan për Ballkanin Filip Riker, i cili nesër vjen sërish në Shkup.

Edhe pse rruga Uashington – Shkup është rreth 8.000 kilometra e gjatë, kjo distancë nuk paraqet pengesë për ish ambasadorin dhe mikun e madh të Maqedonisë Filip Riker për të ardhur edhe njëherë në Maqedoni. Do të jetë vizitë e radhës për të dëshmuar përkushtimin e administratës amerikane për zgjidhje të një problemi i cili tashmë 20 vite në Ballkan po krijon një vrimë jostabiliteti, sepse paraqet pengesën kryesore për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe caktimin e datës për fillim të negociatave me BE-në.


Kjo vizitë do të jetë edhe demanti më i mirë dhe më bindës ndaj vlerësimeve të kryeministrit Gruevski, se shtetet më të rëndësishme të bashkësisë ndërkombëtare nuk janë të interesuara për çështjen e emrit të Maqedonisë. Do të jetë edhe një dëshmi se as “Pranvera Arabe” e as “Dimri në Afganistan” nuk e luhat vendosmërinë e SHBA-ve për të ndihmuar në tejkalimin e problemit të emrit.

Në këto rrethana patjetër duhet të parashtrohet pyetja se kush në fakt nuk e dëshiron zgjidhjen e çështjes së emrit dhe me këtë e pengon anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Një pjesë të së vërtetës padyshim e zbulojnë dokumentet e fundit të publikuara nga Wikileaks me vlerësimet e ish ambasadorit Riker adresuar sekretares shtetërore Hillari Klinton. Aty qartë përshkruhet parafytyrimi i gabueshëm që kanë për çështjen e emrit maqedonasit, duke e kuptuar si rrezik ndaj identitetit të tyre. Politika shqiptare nuk e ka vështirë të detektojë se kush e krijon këtë disponim të gabueshëm për çështjen e emrit. Përgjigja është shumë e thjeshtë – ai dhe ata që gëzojnë rejting më të madh në opinionin maqedonas, qoftë edhe në anketat e institutit “Pavel Shatev”.

Nuk duhet anashkaluar as deklaratat e kryetarit të PDSH-së Menduh Thaçi, i cili tha se që në vitin 2008 ka kuptuar se Gruevski nuk dëshiron integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE. Ndërsa vlerësimi i kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti se grupe të ndryshme nga brenda dhe jashtë Maqedonisë mund ta keqpërdorin zvarritjen e mëtejme të çështjes së emrit, dëshmon se kemi një situatë jo të lakmueshme, e mos të themi edhe situatë të jashtëzakonshme.

Për këtë arsye nuk duhet pritur momentet e fundit për të gjetur zgjidhje. Në situata të jashtëzakonshme duhet të ndërmerren edhe masa të jashtëzakonshme. Partitë shqiptare bashkërisht duhet të rinumërojnë edhe njëherë deputetët e tyre. Dhe këtij numri duhet të ja shtojnë numrin e deputetëve që kanë partitë maqedonase që dëshirojnë zgjidhje të shpejtë të problemit me Greqinë. Ata që kanë njohuri elementare, lehtë do ta kuptojnë se cili do të jetë rezultati i kësaj matematike.

Është e saktë se me këtë do të shkelet parimi i kërkuar prej vetë shqiptarëve, që qeveritë në Maqedoni të formohen mes partive fituese te tabori shqiptar dhe ai maqedonas. Mirëpo kjo do të jetë vetëm një shkelje e përkohshme. Anëtarësimi në NATO është një çështje madhore, kurse shansi i Çikagos nuk guxon të digjet. Pastaj gjërat në Maqedoni do të kenë një rrjedhë të veten natyrale. As maqedonasit më nuk do të jenë të interesuar të mos respektojnë vullnetin e shqiptarëve, e aq më pak shqiptarët do të jenë të interesuar të mos respektojnë vullnetin e maqedonasve.

Këtë më së miri do ta kuptojë vetë kryeministri Gruevski. Nëse partitë shqiptare dëshmojnë seriozitet të fortë në këto kalkulime, me siguri do të jetë vetë Gruevski ai që do të pranojë kompromisin e shumëpritur me Greqinë.

(Autori është themelues i portalit informativ Zhurnal, si dhe gazetës së përditshme Zhurnal plus)

Në trend

Më shumë
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Magazina
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit

Magazina

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Kalo në kategori