Nëse një sistem politik ka dështuar si sistem…
…kjo nuk do të thotë se gjithë politikanët në atë sistem kanë luajtur rol negativ
(Përgjigje në reagimin e L.Loshit: “Bota e re” nuk kishte as më të voglën lidhje me Nexhmedin Spahiun)
Mjafton të ndryshosh një fakt dhe pastaj mund të ndërtosh njw konstruksion logjik krejt tjetwr. Krejt thelbi i reagimit të Liri Loshit është të tregojë se “Bota e re” paskësh qenë një oazë e shkëputur nga shkretëtirën shoqërore kosovare të kohës. Këtë mund ta thotë vetëm një njëri që nuk i njeh proceset në shoqëri. Se “Bota e re’ ishte një kampion i liberalizmit viteve të 80-ta, këtë nuk po e mohon kush. Por, për të funksionuar një gjë e tillë, nuk kanë mjaftuar vetëm gazetarët studentë por është dashur të funksionojë gjithë hallkat përkatëse: gazetarët, kryeredaktori, këshilli botues i gazetës, Konferenca Universitare, Konferenca Krahinore e Kosovës dhe 1-shi i politikës kosovare të kohës Azem Vllasi.
Në shkrimin tim “Lindja dhe gjymtimi i Republikës së Kosovës” nuk kam shkruar memoare, por kam dhënë këndvështrimin tim për procesin 40 vjeçar te krijimit të Republikës së Kosovës. Të gjithë ata që e kanë jetuar këtë periudhë i kanë këndvështrimet e veta dhe vlerësimet e veta për ngjarjet, personazhet dhe rëndësinë e tyre. Pas botimit të shkrimit pashe se shumë veta i kanë parë këto ngjarje nga po ky këndvështrim e shumë më shumë në këndvështrime tjera. Kështu, edhe Liri Loshi ka të drejtë ta gjykojë rëndësinë e ngjarjeve apo personaliteteve në këtë proces 40 vjeçar dhe të mos pajtohet me mua pjesërisht apo plotësisht.
Dy gënjeshtra të kulluara
Por, ajo çfarë Liri Loshi nuk ka të drejtë është që të shpifë fakte të rreme. Kjo është vepër penale. Kjo bëhet në Kosovë sepse nuk funksionojnë gjykatat, por nëse unë bëjë padi në gjykatat e Kanadasë ai e paguan këtë shumë shtrenjtë. E këto gënjeshtra të tij mund të dokumentohen shumë lehtë sepse janë dokumentet e zezë në të bardhë.
Duke u përpjekur të tregojë se rroli im si kryetar i Konferencës Universitare paskësh qenë formal, Liri Loshi më mvesh se unë paskam shkarkuar Fadil Demakun nga detyra e kryeredaktorit të “Botës së re”. E vërteta është se mandati im si kryetar i Konferencës Universitare ka zgjatur nga marsi 1987 deri në mars 1988. Shkarkimi i Fadil Demakut ka ndodhur një vit më mbas, në mars apo prill 1989.
Pikërisht, ky fakt është qenësor sepse tregon se çfarë mburoje politike të sigurt ka pasur “Bota e re” kur unë isha kryetar i Konferencës Universitare, dhe çfarë ndodhi kur më nuk isha kryetar.
Gënjeshtra tjetër është se unë s’paskam botuar “as edhe një fjalë të vetme në gazetat dhe revistat e kohës” (vitet e 80-ta) në Kosovë. Edhe kjo mund të dokumentohet lehtë: shyqyr I kam të ruajtura kopjet e gazetave ku janë botuar. E çfarë cilësie ishin ato, tani mund të vlerësohet edhe më mirë nga kjo distancë kohore.
Shkarja logjike
Po përveç ndryshimit flagrant të fakteve Liri Loshi bënë edhe shkarje logjike. Ai lidhë prirjet ideologjike me gjendjet psikologjike. Tenton të dëshmojë se nuk jam konsistent duke thënë se si në njërin shkrim ia pranoj prirjet liberale e në të dytin e shpallë frikacak, duke mëtuar se këtu ka kontradiksion. Këtu nuk ka kurrfarë kontradiksioni. Prirjet ideologjike: komuniste, fashiste, liberale apo çfarëdo qoftë nuk kanë të bëjnë me frikën apo guximin. Mund të jesh komunist trim, mund të jesh komunist frikacak, mund të jesh fashist trim, mund të jesh fashist frikacak, mund të jesh liberal trim e mund të jesh liberal frikacak.
Demokracia liberale evropiano-perëndimore apo Shqipëria e Enver Hoxhës (Halil Matoshi apo Liri Loshi)
Ngjashmëria me gazetarët sllovenë, nuk ishte në kuptimin e prirjeve mirëfilli liberale por në kuptimin e çlirimit nga zinxhirët e Beogradit. Këtu përfundonte ngjashmëria me gazetarët-studentë sllovenë. Derisa gazetarët-studentë sllovenë ishin të frymëzuar nga demokracia liberale evropiano-perëndimore, Liri Loshi kishte frymëzim patriotizmin marksist-leninist të shokut Enver Hoxha të cilin mund t’ia lexoje mes rreshtash, por që nuk kishte guxim ta shprehte hapur.
Prandaj nuk mund të bëja ekip, sepse e përbashkëta e Halil Matoshit e Liri Loshit ishte qëndrimi anti – Beograd, por që në hapin e dytë vinte dallimi diametral: Halil Matoshi kishte pikë reference demokracinë-liberale perëndimore kurse Liri Loshi Shqipërinë e Enver Hoxhës.
Kjo (enverizmi i tij) nuk ishte arsyeja përse nuk e bëra Liri Loshin kryeredaktor të “Botës së Re”. Arsyeja parësore ishte pse ishte frikacak. Liriu thotë se pikërisht frikacakët ishin në modë për t’u vënë në poste. Ndoshta. Por, jo për mua. Për frikacakun frika dominon mbi ideologjinë politike. Dashuria e Liri Loshit për Shqipërinë e Enver Hoxhës nuk i mjaftoi atij për t’u ndalur për të jetuar në Shqipëri, po iku sa më larg që ishte e mundur – në Kanada. Frika dominoi ndaj dashurisë së tij për Shqipërinë.
Nëse Kosovës nuk i funksionojnë gjykatat, Kanadasë i funksionojnë shumë mirë
Tani sa i përket asaj se a do të dëshiroja ta shlyeja nga biografia ime faktin se isha kryetari Konferencës Universitare apo jo. Për Liriun kjo qenka “njollë” në biografinë time, por për mua kjo është koha kur unë e kam dëshmuar vetën në mënyrën më shembullore. Të tjerët le të gjykojnë. Se sa ka qenë impakti im në shoqëri atëherë e tani, le të gjykojnë tjerët.
Liri Loshi thotë se kryeredaktorin e “Botës së Re” e zgjidhnin “VIP-at” kurse Konferenca Universitare e kryente aminin. Kjo si duket ka qenë përshtypja e tij. E vërteta është se unë i kam nënshkruar vendimin Fadil Demakut, për emërimin e tij Kryeredaktor i “Botës së Re”, dhe këtë nuk do ta bëja nëse ky nuk do t’ishte vendim i imi. Në asnjë sistem nuk do ta beja ketë: as atëherë as tani.
Nëse një sistem politik ka dështuar si sistem, kjo nuk do të thotë se gjithë politikanët në atë sistem kanë luajtur rol negativ. Dhe anasjelltas: jo të gjithë politikanët në demokraci liberale janë pozitivë. Secili duhet të vlerësohet sipas rolit dhe kontributit personal në kontekst kohor e rrethanor.
Dhe kur të tjerët e kanë këtë të drejtë të gjykojnë për mua dhe veprimet e mia, këtë të drejtë e kam edhe unë për vetën time. Këtë të drejtë të vlerësojë e të komentojë për mua e për veprimet e mia e ka, natyrisht, edhe Liri Loshi, por jo të shpifë fakte të paqena, sepse nëse Kosovës nuk funksionojnë gjykatat, Kanadasë ato i funksionojnë shumë mirë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje