LAJMI I FUNDIT:

Nepotizmi familjar dhe politik, shkak kryesor për ngecjen e shtetndërtimit

Nepotizmi familjar dhe politik, shkak kryesor për ngecjen e shtetndërtimit

Sipas Wikipedia, fjala NEPOTIZËM rrjedh nga italishtja “nepote” që do të thotë, nip, e cila ka hyrë në përdorim nga praktika e papatit të dhënies favore të veçanta nipërve ose të afërmve të tyre. Pra, favorizimi i të afërmve mbi bazën e lidhjeve familjare, që thënë më saktë nepotizëm, nënkupton punësimin e të afërmve apo miqve të ngushtë, pa marrë parasysh meritat dhe aftësitë e tyre. Nepotizmi zakonisht merr formën e punësimit te të afërmve apo emërtimin e tyre në poste të larta shtetërore. Ky do të ishte përkufizimi i thjeshtë i nepotizmit, i cili siç dihet, pas mbarimit të luftës në Kosovë më shpejtësi marramendëse u bë “kriteri” kryesor dhe favorizues për punësimin e njerëzve sipas lidhjeve familjare, kudo dhe në çdo mjedis në Kosovë. Këtë dukuri të shëmtuar udhëheqësja e Forumit për Marrëdhënie më Publikun dhe Menaxhim Ujor me seli në Tiranë, znj. Edlira Gjoni, e quan “Nepotizëm gjenetik” te shqiptarët, i cili në Kosovë do të fillon në organet dhe administratën shtetërore, ku siç dihet gjatë punësimit të stafeve drejtuese nëpër ministri, departamente, organe të rendit dhe sigurisë, nëpër agjenci dhe korporata ekonomike, në këshilla drejtues dhe medie publike, nuk janë respektuar fare aktet ligjore dhe as rregullat normative për punësim, veçse shpejt e shpejt u uzurpuan të gjitha vendet e punës kryesisht mbi bazat e afërsive familjare dhe farefisnore.

Dikush mund të thotë, se e gjithë kjo zallamahi ka ndodhur për shkakun se Kosova kishte dalë nga një gjendje e vështirë e luftës, dhe as që kishte kohë ta bënte miratimin e ligjeve dhe akteve të nevojshme juridike me të cilat do të përcaktoheshin kriteret dhe kushtet për themelimin e marrëdhënieve të punës, ku pa plotësimin e të cilave këtyre kritereve nuk do duhej të bëhej asnjë pranim në punë, verifikim ky i cili nuk ka ndodhur pothuajse në raste të rralla. Dhe, pikërisht këtu qëndron gabimi fatal që e ka bërë UNMIK-u bashkë më qeverinë e Kosovës, sepse në vend se të nxirreshin aktet e përkohshme normative si dhe kushtet ligjore për punësim, duke filluar nga detyra e referentit më të thjesht e deri te posti i presidentit të vendit, duke e bërë seleksionimin profesional të konkurruesve për t’u pranuar në punë, siç dihet, ndodhi ajo që sot e kësaj dite po vazhdon, pra punësimi dhe emërimi i njerëzve, jo sipas normave juridike dhe profesionale, por mbi baza të nepotizmit familjar. Kështu që, më “kritere” të nepotizmit dhe jo profesionalizmit ka qenë e pamundur të konstituohen organet dhe resorët e mirëfilltë shtetërorë si dhe administrata e Kuvendit të Kosovës. Ngase, vetëm një administratë e fortë dhe profesionale e udhëhequr nga njerëz më përvojë të duhur mund ta ndërtonte më sukses shtetin e ri të Kosovës në çdo fushë zhvillimore ekonomike si dhe në çdo lëmi jetësore.

Mbase, nuk na ka rastisur të hasim askund në Evropë, që në organet shtetërore dhe qeveritare punësimin dhe emërtimin e funksionarëve në pozita udhëheqëse politike dhe ekonomike ta bëjnë pa konkurse publike, përmes të cilave bëhet favorizimi real i kuadrove sipas përvojës dhe aftësive të tyre profesionale, dhe jo sipas lidhjeve familjare, siç ka ndodhur dhe ende po ndodh në institucionet e Kosovës, nisur nga emërimet në postet më të larta shtetërore dhe deri në nivelet më të ulëta pranë administratave komunale në mbarë Kosovën.


Ta marrim vetëm shembullin e emërimit të ministrave, zv/ministrave, të ambasadorëve, konsujve e pse jo edhe të këshilltarëve të emëruar, do të gjejmë se gati asnjëri nuk është emërtuar në bazë të plotësimit të kushteve të parapara më ligj, përkatësisht më konkurs, që për t’u emëruar ose zgjedhur në këto poste, minimumi i përvojës së punës do duhej të ishte mbi 15 vite e më shumë në lëmitë ku kanë qenë të dominuar, sepse siç dihet në këto lëmi janë zgjedhur njerëz të cilët kurrë nuk kanë punuar në fushat gjegjëse. Kjo anomali ka ndodhur edhe në përfaqësitë tona diplomatike. Prandaj, duke marrë parasysh shkeljet ligjore që janë bërë në aspektin e punësimit të njerëzve pa merita dhe pa përmbushjen e kritereve konkurruese, nuk duhet të çuditemi pse sot e kemi një Kosovë shumë të prapambetur ekonomikisht, me popullsi të varfër deri në ekstrem, rini të papunësuar, pse sot kemi përfaqësi të dobëta diplomatike, pse sot kemi një administratë të dobët shtetërore dhe komunale, pse sot në të gjitha organet dhe institucionet tona e kemi prezent në përmasa rrënuese dukurinë e nepotizmit, korrupsionit, hajnisë, keqpërdorimin e mjeteve dhe të mirave materiale të Kosovës.

Më këtë rast dua të theksoj posaçërisht edhe dukurinë e nepotizmit politik, i cili po ashtu ka zënë rrënjë të thella në mentalitetin provincial dhe krahinor në shoqërinë tonë, i cili madje nuk ishte hiç më pak i dëmshëm se nepotizmi familjar. Ky lloj nepotizmi, ku lideri ka qenë dhe mbeti strumbullari kryesor rreth të cilit janë ngritur mite dhe programe politike kryekëput mbi bazat e nepotizmit dhe ideologjisë politike sipas përkatësisë rajonale dhe farefisnore të liderit. Ky lloj nepotizmi ishte pa dyshim, thelbi i dështimit te shumë subjekte politike, të cilat vazhdojnë të identifikohen më liderin dhe udhëheqësin partiak. Natyrisht, se politikanëve tanë duhet t’ua japim votat dhe mbështetjen sipas meritave dhe përvojave që kanë në jetën politike, e jo sipas nepotizmit politik, sepse një “kriter” dhe logjikë të këtillë lokaliste në politikë nuk e praktikon asnjë shtet ligjor dhe demokratik në Evropë. Dhe, ky fenomen përveç se në mendësinë politike shqiptare është instaluar në stilin “alla-shqiptarçe”, ka bërë pa dyshim që politika kombëtare dhe ajo nacionale e shtetit të Kosovës të gjendet ende në fazën embrionale të saj, sepse 15 vite pas arritjes së lirisë, asnjë qeveri e deritanishme nuk ka përpiluar dhe miratuar deri sot asnjë program dhe platformë politike dhe kombëtare për ndërtimin, gjegjësisht për konstituimin e plotë shtetëror dhe kushtetues të Republikës së Kosovës. Ndonëse, kjo flet shumë qartë për nivelin tragjikomik dhe shumë të ulët arsimor dhe profesional te të gjithë udhëheqësve politikë të deritanishëm, më përjashtime shumë të vogla. Prandaj, pa gjetjen dhe krijimin e një lideri të mirëfilltë politik dhe kombëtar, shteti i Kosovës do vazhdon të sorollatet nga njëri te poli tjetër magnetik-apokaliptik, duke sharruar gjithnjë e më shumë në kaosin e nepotizmit dhe të prapambetjes ekonomike, politike dhe sociale.

Në trend

Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Magazina
Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Magazina
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Kalo në kategori