LAJMI I FUNDIT:

Nën ombrellën e unionit

Më në fund është një fat i mirë që edhe në hapësirat ballkanike po qarkullojnë ide, iniciativa politike që mëtojnë ta ndryshojnë apo thënë më mirë ta unisojnë hartën e shteteve të një rajoni multietnik dhe kulturor.

Ndodh, jo rrallë, që kreatorët e ideve, siç ishte kjo e fundit e dhënë nga ministri i Jashtëm malazias, është ide pa koncept dhe e pa shtjelluar si duhet, as në vija të trasha, që pastaj të mund të detajizohet për më tutje.

Nuk është çudi se kur elitat politike të Ballkanit japin ide të tilla, fillimisht dyshohet nga dyshimi i krijuar në logjikën e të menduarit ballkanas. Nxirren prova , sajohen fakte inekzistente e pastaj jepen përgjigje qoftë me cektësinë e të gjykuarit. Ndërsa, si solucion zgjidhet ikja nga marrja me përgjegjësi e një oferte, pa paragjykuar se a mundet ta ndryshojë pozitivisht të ardhmen e këtyre popujve.


Thënë realisht nga retrospektiva historike, ballkanasit më rrallë janë të bashkuar rreth ideve me të cilat synohet rritja e bashkëpunimit, respektimi i ndërsjellë i veçorive që përbëjnë shumësinë e këtyre vlerave të identitetit nacional.

Ballkanasit më shumë janë “bashkuar” gjatë luftërave kundër njëri-tjetrit, në zhdukjen e hartave ekzistuese gjeopolitike dhe kthimin e atyre shteteve me fuqi dominuese ushtarake, politike dhe ekonomike në hartat e reja.

Rrallë janë ata analistë dhe liderë politikë që para se ta sheshojnë idenë të mos i kthehen deri në ekstrem të kaluarës, edhe nëse në brendi ka mesazh fisnik për të ardhmen e këtyre popujve.

Jo vetëm e kaluara e largët, por edhe ajo që nuk i kalon hiç ma shumë se dy dekada, ka dëshmuar se elitat politike në Ballkan vazhdojnë ende ta mbajnë një distancë sa i përket nivelit të komunikimit për ide, qoftë edhe si kjo, e cila ka të bëjë me unisimin e gjashtë shteteve brenda një kornize juridike, politike dhe ekonomike.

Çfarë duhet të bëhet paraprakisht? Jo të hidhet iniciativa e ministrit malazez, por të identifikohen disa nga faktorët që rrinë si pengesa serioze ndaj kësaj ideje për të rrugëtuar tutje. Duhet të vlerësohet realisht pozita aktuale politike e përbërësve të mundshëm të këtij projekti, me qëllim të kalimit në një proces të zgjidhjes së sfidave ekzistues e, që nuk janë numerikisht të pakta. Pastaj mund të hapet debati për mënyrën e realizimit deri në detaje të kësaj lidhjeje në formë të unionit, të drejtat dhe obligimet e anëtarëve që vetëm si të barabartë do të mund të vepronin në një ombrellë.

Në rrafshin politik janë dy sfida që në fillim e sfidojnë unionin e këtyre shteteve: Kosova brenda saj me problemet ekzistuese që ka me Serbinë dhe sërish Kosova dhe Shqipëria me problemet ekzistuese që i kanë shqiptarët jashtë këtyre dy hapësirave shtetërore, jo vetëm me Serbinë.

Duke e vështruar në këtë kontest, shqiptarët dhe relacioni i tyre me këtë unionin, mund të nxirren mjaftë nënsfida të llojeve të tjera, që për t’u zgjidhur seriozisht kërkojnë kohë dhe vullnet politik për t’u shkurtuar rruga kohore para se të trokitet në dyert e këtij unioni.

Sfida e radhës apo e dytë është statusi i Bosnjës e Hercegovinës, që marrëveshja e Dejtonit arriti ta shpëtoi nga lufta, por jo edhe nga zgjidhja e duhur politike.

Kjo iniciativë politike kërkon një analizë të një numri faktorësh mjaftë kompleks, që disa ende mbeten të lidhura me historinë e pakëndshme që ballkanasit e krijuan herë vetë dhe nganjëherë edhe me shtetet e fuqishme evropiane.

Është e nevojshme të bëhen studime konkrete sa i përket ndikimeve që mund të reflektohen në ekuilibrat zonal dhe rajonal, ku secili shtet paraprakisht përpiqet ta qartësojë pozicionin e vetë politik dhe ekonomik brenda kësaj bashkësie. Oferta të tilla që prekin konjukturën aktuale dhe bëjnë thirrje për krijimin e modeleve brenda hapësirave gjeografike, ku janë rrënuar modelet pararendëse shtetërore, kërkojnë një shqyrtim të plotë dhe kujdes të shtuar për të dhënë përgjigje sot apo nesër.

Në trend

Më shumë
Gjesti bëhet pishman: Rizartë, t’kisha me të hjekë prej këtu, mos të të shoh më kurrë në krevet me mua

Gjesti bëhet pishman: Rizartë, t’kisha me të hjekë prej këtu, mos të të shoh më kurrë në krevet me mua

Magazina
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Botë
Gjesti pasi Rizarta ndan kufirin e shtratit: Nata është pa kontrollë

Gjesti pasi Rizarta ndan kufirin e shtratit: Nata është pa kontrollë

Magazina
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Kalo në kategori