LAJMI I FUNDIT:

Nën diktaturën e VMRO-së!

Qëndrimi zyrtar i institucioneve shtetërore të VMRO-së lidhur me “zbulimin” e vrasësve për “Rastin e Smillkovcit” – që u shpreh publikisht përmes konferencës për shtyp të Gordana Jankullovskës – provokoi një revoltë të përgjithshme në mesin e shqiptarëve.

Përmes fjalimit të kryepolices Jankullovska, VMRO “zbuloi publikisht” qëndrimin partiak dhe raportet që kjo parti ka me institucionin e hetuesisë, të policisë, të aparateve represive, të prokurorisë dhe të gjyqësisë.

Deklarata e Jankullovskës mund t’i jenë dukur “skandaloze” dikujt që nuk ka ndjekur procesin e vënies nën kontroll të institucioneve shtetërore nga ana e VMRO-së.


Diktati dhe kontrolli absolut i institucioneve shtetërore të Maqedonisë nga VMRO filloi me kontrollin partiak të pushtetit ekzekutiv (me theks të veçantë aparatet e dhunës dhe të hetuesisë) për të pasuar në mandatin e dytë me futjen nën sqetull edhe presidencën edhe pushtetin legjislativ edhe pushtetin gjyqësor.

Të gjithëve u kujtohet fillimi i vitit 2010, kur Qeveria e Nikolla Gruevskit “zbuloi” se pushteti gjyqësor në Maqedoni ishte nën ndikimin e partive politike dhe kur propozoi ndryshime kushtetuese gjoja për të pavarësuar këtë pushtet nga ndikimet e partive politike!

Që në atë kohë, Bashkimi Demokratik Shqiptar zhveshi qëllimet e vërteta të Nikolla Gruevskit për spastrimin e pushtetit gjyqësor nga ndikimet eventuale të partive tjera dhe krijimin e strukturës që i bindet atij.

Brenda periudhës 6 vjeçare VMRO arriti të vendosë një diktaturë absolutiste të tipit despotik mbi institucionet shtetërore të Maqedoni. Për këtë arsye, deklarata e Jankullovskës në cilësinë e hetueses, të polices që arreston, e prokurores që ngre aktakuzë dhe gjyqtares që dënon, nuk është aspak më skandaloze se sa toleranca skandaloze ndaj këtij pushteti diktatorial në zemër të Ballkanit dhe Evropës!

Të gjitha apelet për procese gjyqësore të drejta dhe transparente në Maqedoni janë apele inkurajuese për diktatorët e VMRO-së që të vazhdojnë terrorin shtetëror kundër shqiptarëve në Maqedoni!

Bashkimi Demokratik Shqiptar u bën apel udhëheqësve të partive politike shqiptare dhe institucioneve shtetërore të Kosovës e Shqipërisë që unanimisht të kërkojmë lirimin e menjëhershëm të shqiptarëve të arrestuar nga Monstrumët e VMRO-së; që unanimisht të kërkojmë amnistinë e përgjithshme dhe riparimin e dëmeve të shkaktuara ndaj personave që kanë përjetuar në të kaluarën e afërt tmerret e “politikës gjyqësore”; që bashkërisht të kërkojmë mbështetjen e forcave demokratike në botë, sidomos të SHBA-ve dhe të shteteve të Bashkimit Evropian, që t’i jepet fund terrorizmit shtetëror dhe diskriminimit racial në Maqedoni.

Pa lirimin e menjëhershëm të atyre që padrejtësisht mbajnë mbi kurrizin e vet pasojat e gjyqësisë së komanduar nga partitë politike, rruga e Maqedonisë drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian duhet të jetë e mbyllur!

Është momenti i fundit që NATO dhe Bashkimi Evropian të dalin haptas në mbështetje të përpjekjeve për t’i dhënë fund regjimit diktatorial të VMRO-së në Maqedoni!

Në trend

Më shumë
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Amerika
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina

"Legen mashkull, të ka mbajtur femra", G Bani sulmon Gjestin për ish-të dashurën: Gjashtë meshkuj me ju mbajtë një femër

Magazina
A do ta braktisin Shtetet e Bashkuara NATO-n?

A do ta braktisin Shtetet e Bashkuara NATO-n?

Botë
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori