LAJMI I FUNDIT:

Në Tiranë hapet panairi ‘Agrobiznes 2014’

Në Tiranë hapet panairi ‘Agrobiznes 2014’

Në Tiranë sot do të hapet panairi “Agrobiznes 2014”. Organizuar nga Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar, Aleanca Kosovare e Bizneseve, Ministria e Bujqësisë, Bashkia Tiranës, Komunat e Kosovsë, Maqedonise dhe Preshevës, sot në Tiranë do të hapet panairi “Agrobiznes 2014”.

Në ceremoninë e hapjes së këtij panairi, pritet të flasin kryetari i Aleancës për Biznes, Agim Shahini, zv-ministri i MBZHRAU, Jani Babi, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, presidenti i KASH, Enver Ferizaj.

Panairi do të jetë i hapur deri më 27 shtator. /Telegrafi/