Në këtë ditë francezëve thuajse ua ke zilinë, sepse kjo ishte një demonstratë e fuqishme. Pas zhvillimeve të përgjakshme të javës së shkuar ata treguan një lidhje impresionuese me historinë, me vlerat, me kombin dhe me idealet e tyre. Ky marshim i më shumë se 1,5 milionë njerëzve në Paris – dhe i rreth dy milionë demonstruesve në pjesë të tjera të vendit – ishte një pohim i fortë për demokracinë, kundër dhunës dhe kundër frikës. Njerëzit nuk pranojnë të frikësohen prej terrorit dhe ata duan në radhë të parë që atyre të mos ua mohojnë atë çka është e rëndësishme për ta: lirinë e mendimit. Ajo bën pjesë në traditën e lashtë franceze, në shpirtin e veçantë të vendit. Edhe mendimet ekstreme duhet të shprehen dhe në përballjen e pikëpamjeve dëshmohet demokracia, ky është parimi.
Kryetarët e shteteve dhe të qeverive nga mbi 40 vende kishin ardhur në Paris, për të shprehur solidaritetin me Francën dhe ata u përshëndetën me një duartrokitje të veçantë. Në këtë kontekst prezantimi i kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanjahu krah për krah me presidentin palestinez Mahmud Abbas nuk ishte pa ironi. Të dy për herë të parë u shfaqën në një demonstratë, por Netanjahu shfrytëzoi çastin e veçantë jo për një gjest paqeje. Përkundrazi në vend të kësaj ai u bëri thirrje hebrenjve në Francë që pas ngjarjeve në Paris më mirë të largohen nga Franca dhe të emigrojnë në Izrael.
E ç’mund të ketë menduar ministri i Jashtëm rus Lavrov për lirinë dhe demokracinë, teksa marshonte në një resht me presidentin e Ukrainës, Petro Poroschenko? Kjo mund të duket absurde ose e çuditshme, në varësi të kondicionit shpirtëror.
"Bota ngre krye", titullonin gazetat franceze të së dielës, jo pa një farë krenarie, që në këtë ditë e shihnin veten në qendër të vëmendjes ndërkombëtare. Sepse aktualisht francezët kërkojnë mbështetje dhe konfirmim nga jashtë. Ata e shohin veten në vijën e parë të frontit për mbrojtjen e vlerave themelore demokratike dhe janë të shqetësuar, sepse e dinë që ky kërcënim vazhdon të ekzistojë prej terroristëve të prodhuar në vend. Ngjashëm si në Britaninë e Madhe fqinje Franca ka krijuar truallin e islamit të radikalizuar në getot e periferive, që duket se po dalin jashtë kontrollit.
Ka pasur shumë shenja impresionuese të humanitetit dhe frymës qytetare gjatë këtyre ditëve – demonstruesit mbanin parullat me mbishkrimin "Unë jam Charlie Hebdo, unë jam polic, unë jam hebre", për të sjellë në kujtesë të përbashkëtat me viktimat. E anë e mbanë ishin të pranishme pohimet për republikën franceze si identitet i përbashkët.
Por, pas këtyre çasteve të lartësimit pason lodhja me këtë nivel. Grindja politike deri këtë të diele ishte lënë më një anë, por ajo do të kthehet; kampet do t’i sulen njëri-tjetrit me akuza për fajin dhe do të përpiqen të fitojnë kapital politik prej këtyre ngjarjeve. Por, para së gjithash ajo që duhet të nisë në këtë kontekst është një debat i sinqertë për kushtet e jetesës së imigrantëve nga vendet e Afrikës së veriut. Franca përballet sot me neglizhimet e disa dekadave: periferitë e rrënuara të qyteteve, të cilat nuk e konsiderojnë veten si pjesë të kësaj republike dhe burgje me kushte të tilla jo njerëzore, të cilat prej kohësh janë kthyer në fole të radikalizimit.
Franca ka nevojë për një program gjigant reformash për ta përmirësuar në mënyrë të qëndrueshme jetën e disa miliona francezëve me prejardhje emigracioni. Megjithatë një e djathtë politike e forcuar do të përpiqet që kjo të mos ndodhë. Pas fjalëve të mëdha emocionuese të ditëve të fundit edhe më shumë shtrohet çështja e një shansi të humbur.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Trump "sfidon" Kushtetutën e SHBA-së: Më tregoni ju, a duhet të kandidoj edhe për një mandat?

Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

Aktorja transgjinore Hunter Schafter ankohet se në pasaportën e saj shkruhet se është mashkull: Vërtet nuk di çfarë të bëj

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit