Apelit të bërë nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama një ditë më parë për regjistrim të bizneseve dhe zhdukje të informalitetit i është bashkuar sot edhe drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, Vasilika Vjero e cila bëri një bilanc të numrit të bizneseve të regjistruara deri më tani.
Ajo iu drejtua me një thirrje të gjithë bizneseve të paregjistruara, ndërsa shpjegoi se mund të aplikojnë pranë zyrave të QKR-së që po punojnë me orare të zgjatura, ose mund të regjistrohen edhe online nëpërmjet portalit qeveritar e-albania.
“Apeli ynë është regjistrohuni, formalizohuni, pajisuni me kasa fiskale dhe mos shisni pa kupona fiskalë. Bizneset mund të formalizohen duke u regjistruar drejtpërsëdrejti në të gjitha sportelet e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit; ku po punojmë me orare të zgjatura, por mund të kryejnë edhe aplikimin elektronik të regjistrimit nëpërmjet portalit qeveritar e-albania. Operacioni i gjerë kundër informalitetit mund të kushtojë më shumë, si në terma financiarë, ashtu edhe në terma ligjorë; të gjithë atyre që mendojnë se mund të fitojnë më shumë duke qëndruar jashtë barrierave të ligjit,” tha sot Vasilika Vjero, drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit.
Sa i përket numrit të bizneseve të hapura në Shqipëri dhe Kosovë të dhënat e fundit tregojnë se janë rreth 380 biznese nga Kosova të hapura në Shqipëri, ndërsa nga Shqipëria drejt Kosovës janë 500 biznese të regjistruara. Ekspertët mendojnë se potenciali i shkëmbimit ekonomik mes dy vendeve tona duhet të jetë shumë më i lartë se kaq.
Pavarësisht nivelit të lartë të informalitetit numri i bizneseve të reja të regjistruara pranë QKR-së ka ardhur në rritje; me 40 për qind më shumë nga njëri vit në tjetrin. Në total sipas drejtoreshës Vjero janë të regjistruara aktualisht 169 mijë biznese. Vetëm gjatë muajve të kësaj vere korrik-gusht janë regjistruar rreth 4 mijë biznese.
“Në total sot Qendra Kombëtare e Regjistrimit ka të regjistruara rreth 169 mijë biznese të cilat janë aktive. Gjatë vitit 2014 janë regjistruar 16 mijë e 731 biznese ose 40 për qind më shumë se viti 2013. Në këto regjistrime 85 për qinde përbëjnë sipërmarrjet e vogla, që kanë sjellë më shumë vetpunësim dhe punësim real. Po ashtu gjatë vitit 2014 është shënuar edhe një rritje me 29 për qind e prezencës së kompanive të huaja krahasuar me vitin 2013. Për periudhën janar-gusht 2015 janë regjistruar 12 mijë e 800 biznese të reja, çka e çon në mbi 30 mijë biznese më shumë në raport me vitin 2013. Po risia shumë inkurajuese e këtij viti është se vetëm gjatë periudhës korrik-gusht ka pasur dhe vijon të ketë një numër shumë të madh regjistrimesh të reja dhe kërkesash për regjistrim. Janë rreth 3 mijë e 982 ose 2 herë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar,” tha Vasilika Vjero, drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Regjistrimeve.
Gjithsesi ndër vite është vënë re se interesi më i madh sipas treguesve ekonomikë deri më tani ka qenë i sipërmarrësve shqiptarë që kanë investuar drejt Kosovës. Sipas një hulumtimi të bërë nga një institucion i lartë arsimor shqiptar, i cili është bazuar në të dhënat e Bankës Botërore dhe institucioneve zyrtare të të dy vendeve, për të siguruar të dhëna sa më reale, thuhet se viti 2010 pati rritjen më të madhe të investimeve shqiptare në Kosovë; kur u regjistruan 145 biznese. Sot totali i bizneseve shkon në 502 biznese, me 2.190 punëtorë, me një kapital të përgjithshëm prej 59.781.835 euro. Për nga veprimtaria, dominojnë ndërmarrjet tregtare, por edhe lojërat e fatit. Ndërsa numri i bizneseve kosovare që operojnë në Shqipëri është më i vogël,rreth 380, ku kryesisht dominohen nga bizneset e vogla. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Agon Gashi - Drejtori Ekzekutiv i Meridian Express dhe SPAR Kosova, merr pjese në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova