LAJMI I FUNDIT:

Në rritje numri i fëmijëve jashtëmartesorë

Në rritje numri i fëmijëve jashtëmartesorë

Numri i fëmijëve jashtëmartesorë është vazhdimisht në rritje dhe ka arritur shkallën më të lartë deri më tani, njofton një studim i ri.

Statistikat evropiane tregojnë se gjithnjë e më shumë fëmijët lindin jashtë martese, kurse ky trend ‘i ri’ është më i dukshëm në Britani të Madhe.

Nga numri i përgjithshëm i fëmijëve të lindur në atë vend, në tre muajt e parë të këtij viti- 46% ishin regjistruar si jashtëmartesor. Ndërsa vitin e kaluar 45.3 e fëmijëve të lindur në Britani të madhe kishin pasur prindër të pa martuar.

Ky studim tregon po ashtu se në Evropë femrat lindin më shumë fëmijë pas moshës 30- vjeçare, ndërsa numri më i madh i fëmijëve të lindur kishin pasur nënat me moshë ndërmjet 30 dhe 34 vjeç.