LAJMI I FUNDIT:

Në qendrat shëndetësore mungon vaksina ”Diteper”

Në qendrat shëndetësore mungon vaksina ”Diteper”

Ka një muaj që në të gjitha qendrat shëndetësore mungon vaksina ”Diteper”. Sipas kalendarit të vaksinimit, ajo u jepet fëmijëve 12 deri në 18 muaj. Mjekët thonë se mungesa e kësaj vaksine nuk shkakton efekte të mëdha negative tek fëmijët.

"Kjo vaksinë i mbron fëmijët nga tetanusi etj., të cilat janë sëmundje shumë serioze që në Kosovë nuk ekzistojnë. Mirëpo, fëmijët nuk janë të rrezikuar, sepse kanë marrë vaksinat më herët dhe e kanë imunitetin e mjaftueshëm", ka theksuar Fazli Hoti, epidemiolog, shef i vaksinimit.

Mungesa e vaksinës është kryekëput për shkaqe teknike, thonë zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët premtojnë se ajo do të sigurohet brenda muajit.

"Jemi në përfundim të procedurave dhe besojmë që brenda këtij muaji kjo vaksinë do të jetë në të gjitha qendrat shëndetësore dhe prindërit do të mund t’i vaksinojnë fëmijët e tyre dhe do t’i përmbahen programit të vaksinimit", është shprehur Hoti, zëdhënës në Ministrinë e Shëndetësisë. /RTK/