LAJMI I FUNDIT:

Në profil për vetëvendosje!

– Për frikën e LDK-së dhe kërcënimin e AAK-së (ose hajde t’bahemi grusht ta mujm PDK-në) –

Pasi ideologjitë e akëcilës parti në Kosovë do t’i përcaktojnë kriteret e Brukselit në një kohë të ardhme, hë për hë është joserioz vetëdeklarimi i majtë ose i djathtë i akëcilit lider. Partitë e tyre tash duhet të punojnë drejt, që punës së tyre ndërkohë t’ia japim anën në të majtë ose në të djathtë. Pra, puna është ajo që e përcakton profilin e partisë, jo dëshira për të ndenjur me njerëz

Së bashku me kompjuterin tim jemi kthyer në profil dhe, ashtu si disa parti, po përpiqemi, unë ta ndjej veten, kamera e tij të më përcjellë mua, ç’rëndësi ka të jesh në profil, majtas ose djathtas. Njëkohësisht me disa ndërprerje të kamerës po përpiqem t’u vë pikë partive të majta e të djathta këtu në Kosovë. Por, puna më e kotë e këtij angazhimi, më rrodhi kur kuptova se shtresa më e madhe e popullit në Kosovë nuk identifikohet as si e majtë as si e djathtë.


Derisa provokoja kompjuterin e mençur me këto lëvizje, majtas-djathtas, m’u duk vetja, ashtu sikurse ai, shumë i lëkundshëm. Ndërkohë, në një folder hapa disa xhirime të xhiruara në fushatën zgjedhore të zgjedhjeve të kaluara këtu në Kosovë. Në to shihja njerëz që identifikoheshin e i kërkonin liderët e tyre: Thaçi, Thaçi, Thaçi; Ramushi, Ramushi, Ramushi; Pacolli, Pacolli, Pacolli e ndonjë brohori tjetër për ta më të butë.

Neve të majtët e të djathtët e të majtat e të djathtat na kujton Shqipëria vetëm gjatë zgjedhjeve. Kështu që, debati për profilizim të partisë së majtë ose të djathtë tek ne s’çon aspak pluhur ngacmues.

Madje s’duhet t’i shkaktojë alergji e as ta shqetësojë asnjë parti politike, së paku jo atë që është në majë (PDK-në), rrëzimin e së cilës po e kërkon, nga Zoti e njerëzit, pandërprerë, nga mëngjesi deri në mbrëmje, sa herë që po i jepet mundësia të dalë në tv-të tanë, në radio ose në gazetë; në çdo vizitë në komunë, në çdo akademi përkujtimore, në çdo konferencë, në çdo degë e nëndegë nëpër komuna, në çdo anëtarësi të re, e, edhe sa herë që i bie ndërmend t’i bëjë nderë pranë varrit ish-presidentit Rugova, Ramush Haradinaj, i cili, kohët e fundit, mori mësim nga PD-ja e Sali Berishës të deklarohet djathtist, i bindur se me këto deklarime do të fitojë jo vetëm në zgjedhjet e 15 nëntorit të sivjetmë, por edhe në zgjedhjet pas katër vjetësh, si në këto të sivjetmet që doli fitimtar Berisha, e, të cilit, këtu në Kosovë, dalëngadalë ka nisur t’i bie simpatia.

Këtë javën e fundit mediet veçuan shkëmbimet me fjalë e rrahje krahësh ndërmjet Haradinajt, Berishajt e Menduh Thaçit, por ashiqare vumë re se nga ta u frikësua Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila, nëse edhe më tutje humb kohë e ka durim t’i kundërpërgjigjet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në konferenca se “unë jam e djathtë”, “se i kam rrënjët e hershme të djathtizmit te presidenti Rugova”, pra te viti 1989, e të tjera fjalë, humb shumë energji, e rrudh dhe e ngushton hartën e vet historike të elektoratit nëpër komuna.

Kjo shtyrje me fjalë ndërmjet tyre nuk i siguron asnjërës palë pushtet në të ardhmen, assesi, edhe meqenëse Haradinajn dhe të gjithë anëtarët e partisë së tij i mban shpresa se, nëse identifikohen të tillë (pra të djathtë), nëse takohen sa më shpesh me kryeministrin Sali Berisha e Menduh Thaçi, AAK-ja, demek, sipas tyre, i fiton zgjedhjet në Kosovë! E kjo, të jeni të bindur, s’do të ndodhë kurrë, madje as atëherë kur të bëjë shelgu rrush.

Takimet ndërmjet Ramushit e Berishës jo domosdo e bëjnë të djathtë AAK-në. Kjo mundësi e vetëdeklarimit, pas takimeve, na ka hetuar shumë, pasi kjo logjikë e të menduarit, i bie që: me kan’ t’rrish qashtu bahesh! E në këtë kontekst më ra ndërmend një shkrimtar botëror, i cili, kur ishte zgjuar në një mëngjes, kishte kuptuar se ishte bërë i famshëm, e AAK-ja në një mesditë na habiti kur, mbase pahiri, tha se qenka e djathtë!
Partive më së shpeshti u ndodhin paradokse, andaj duhet të mësohemi me të tillë. Gjithë të mirat!

Në trend

Më shumë

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Kalo në kategori