LAJMI I FUNDIT:

Në pranga mashtruesi i kancelarisë

Në pranga mashtruesi i kancelarisë

Një 36-vjeçar u arrestua të hënën nga policia e kryeqytetit, pasi grabiti me anë të mashtrimit një sasi të konsiderueshme parash. Ngjarja ka ndodhur më 2 mars në kancelari “Olsoni”, në afërsi të stacionit të Trenit.

I arrestuar është Gëzim Gjergji, banues në Tiranë, i cili i ka vjedhur pronares së një kancelarie në Tiranë, një sasi malli me vlerë 480 mijë lekë.

Policia ka arritur të bllokojë mallin e marrë dhe ka nisur procedimin penal ndaj 36-vjeçarit. /Telegrafi/