LAJMI I FUNDIT:

Në pranga dy grabitësit e kasafortës

Në pranga dy grabitësit e kasafortës

Shërbimet e Komisariatit të Policisë nr. 3 Tiranë, gjatë operacionit të koduar "Home", identifikuan të shtunën autorët e vjedhjes së kasafortës prej 45 mijë euro të zyrave të një firme ndërtimi.

Autorët e kësaj vjedhje janë shtetasit me iniciale M. C, 15 vjeç, banues në Tiranë, S. M, 14 vjeç, tashmë të arrestuar nga policia dhe Marildo Mera, 23 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin po punohet për kapjen e tij, tashmë të identifikuar.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri- tjetrin, realizuan vjedhjen e zyrave të ndërtimit, duke marrë dhe transportuar më pas kasafortën më një automjet në pronësi të shtetasit Marildo Mera, të cilin e braktisën në afërsi të Babrusë, në Tiranë.

Forcat e policisë e gjetën kasafortën së bashku me një sërë dokumentesh të kësaj firme ndërtimi./Telegrafi/