LAJMI I FUNDIT:

Në pranga autorët e aksidentit te mbikalimi në Kamëz

Në pranga autorët e aksidentit te mbikalimi në Kamëz

Policia e Tiranës arrestoi të martën autorët e aksidentit rrugor, që ndodhi mbrëmjen e së hënës, në afërsi të mbikalimit të Kamzës, ku pas përplasjes së dy automjeteve, ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të marra, një kalimtar i rastit.

Sipas policisë, në afërsi të mbikalimit të kthesës së Kamzës, pas përplasjes së dy automjeteve, të drejtuara nga shtetasit Alban Dallashi dhe Klajd Kokona, është aksidentuar këmbësori Haqif Gjokola, i cili ka humbur jetën në spitalin Ushtarak të Tiranës, një orë pas ngjarjes.

Këta dy shtetas tashmë janë arrestuar nga policia dhe materialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar prokurorisë./Telegrafi/