LAJMI I FUNDIT:

Në pranga 37-vjeçari, kanosi me armë një person

Në pranga 37-vjeçari, kanosi me armë një person

Një 37-vjeçar, nga fshati Kukur i rrethit të Gramshit, kanosi me armë bashkëfshatarin e tij, por më pas u prangos nga policia.

Ngjarja ndodhi pasditen e së shtunës dhe në pranga ka rënë shtetasi Zamir Hysa, 37-vjeç.
Hysa kanosi me armë zjarri shtetasin me iniciale K. L., për motive pronësie.

Ndaj tij është ngritur akuza e “mbajtjes pa leje të armëve”, “kanosjes me armë zjarri” dhe “prishjes e qetësisë publike”. Policia ka sekuestruar tashme në cilësinë e provës materiale një automatik dhe tre krerë me fishekë./Telegrafi/