LAJMI I FUNDIT:

Në pranga 28-vjeçari, përdhunoi një minorene

Në pranga 28-vjeçari, përdhunoi një minorene

Një 28-vjeçar u arrestua të dielën nga Policia e Vlorës, pasi akuzohet për kryerje të marrëdhënieve seksuale me një minorene. I arrestuari është Ervis Alushi, banues në Selenicë.

Sipas policisë, Alushi dyshohet se ka përdhunuar një minorene dy muaj më parë. Ndaj tij ka nisur procedimi penal për përdhunim dhe kryerje marrëdhëniesh seksuale me të mitur.

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj 28-vjeçarit, ndërkohë që pritet dhe vazhdimi i procesit ndaj tij./Telegrafi/