LAJMI I FUNDIT:

Në pranga 23-vjeçari, grabiti me armë

Në pranga 23-vjeçari, grabiti me armë

Policia e Vlorës ndaloi të martën Ervin Mehmetaj, 23 vjeç, pasi mbi të rëndonte akuza “për vjedhje me armë”.

Sipas policisë, Mehmetaj akuzohet se ka kërcënuar me armë tre persona duke iu grabitur një shumë të konsiderueshme të hollash, konkretisht 9700 euro dhe 20 mijë lekë.

Ngjarja ka ndodhur në 25 mars 2011 dhe autori ka bashkepunuar me të tjerë persona për këtë grabitje./Telegrafi/