Në oborr e pa drejtim…
Rruga e humbur dhe sjellja si "pula pa krye" vazhdon. A ndihen me të vërtetë krenar që janë shqiptarë Ismail Kadare, Eliza Dushku, Fadil Berisha, Ferid Muradi, Majlinda Kelmendi, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Lorik Cana, Blerim Xhemaili e shumë të tjerë? Pse nuk i afrojmë? Pse nuk dimë të punojmë me ta për të mirën e Shqiptarisë?
Rruga e humbur dhe mbetja n’oborr vazhdon avazin e vjetër nga kjo klasë politike mbarë-shqiptare, e cila që moti ka humb rrugën dhe vazhdon ta mbajë kombin të çorientuar me pasoja shumë të rënda – duke i injoruar dhe keqpërdorur figurat më të ndritura të kombit. Këtë rrugë të humbur dhe këtë amulli në oborr sot e vëren dhe e përjeton secili qytetar shqiptar, pa marr parasysh ku jeton.
Kur do të ndodh që te vetëdijesohemi e të orientohemi drejtë konceptit të respektimit dhe përkrahjes së personaliteteve shqiptare me ndikim botëror, apo vallë këto personalitete nuk ekzistojnë në horizont? Athua patjetër duhet t’ju sjellësh vota ose para elitave politike që të fitosh respektin e tyre të përkohshëm dhe të marres së tyre, në vend që të respektohesh për ato të mira që ja sjellë vEndit?
Shqiptarët e lartpërmendur janë ambasadorët më të mirë të këtij kombi. Këta janë ata që më së shumti e promovojnë kombin shqiptar. Po fillojmë nga një figurë shumë e respektuar nga bota, por mjaft e padëshiruar nga disa njerëz të çorientuar nga politika dhe jashtë saj: Ismail Kadare.
Kadare është një nga personalitetet më të shquara të kulturës shqiptare, ambasador i saj në botë. Kadare është shkrimtari që i ktheu mitet legjendare në realitet; shkrimtari që bëri histori pa rënë në kundërthënie me vetveten dhe gjykimin modern; ai arsyetoi estetikisht në mënyrë të përkryer dhe për kohën absolute. Në Shqipërinë dhe kombin shqiptar të ndodhur në udhëkryq, vepra e Kadaresë ka qenë dhe mbetet një shpresë dhe një ogur i bardhë për të.
Vepra e Ismail Kadaresë është përkthyer në 32 gjuhë të huaja, duke arritur kështu një rekord të përhapjes në tërë botën e qytetëruar. Kadare është kandidat për çmimin Nobel, vite me radhë. Kjo nuk mjafton për shkurtpamësat, sepse sipas tyre Kadare nuk është ky i lartpërmenduri, por është një i përkëdhelur i Enver Hoxhës, një anti-shqiptar dhe anti-kombëtar; një anti-islamist dhe pro komunist. Kështu u quajt nga disa njerëz pa vizion, sepse s’mund t’i quajmë ata të cilët Kadarenë e kundërshtuan edhe atëherë kur ai mundohej me gjithë qenien e tij prezantoi realitetin për kombin shqiptar si komb që i takon botës perëndimore.
Njeriu që me lapsin e tij mbërrin të flas me miliona njerëz në gjithë botën; njeriu qe respektohet nga elita e gjithë botës, kundërshtohet nga ata që duhet ta përkrahin më së shumti. Si mund të cilësohet një figure e tillë kështu? Si nuk përkrahet ky njeri i madh për ta promovuar dhe përfaqësuar sa më mirë kombin tonë, kur dihet mirë se ky ka fuqi për ndryshimin e imazhit të këtij kombi më shumë se të dy qeveritë shqiptare bashkë?
Mospërkrahja e djemve dhe vajzave tona nga autoritetet autoritare nuk përfundon me Kadarenë. Për fat të keq, vazhdon edhe me Eliza Dushkun e Fadil Berishën. Të dy me renome botërore dhe pa nevojë për Shqipërinë as shqiptarët, vazhdojnë të ndajnë kohën nga karriera e tyre për të njoftuar botën me shqiptaret pa asnjë fitim personal. Vizita e parë e krijueses së dokumentarit "E Dashur Shqipëri", që do të shikohet nga e gjithë bota, u injorua nga politikanë e parti të ndryshme për arsye se kryetari i Tiranës e kishte pritur dhe shoqëruar aktoren me origjine shqiptare. Harruan që kjo nuk ka lidhje me politikën e Shqipërisë: kësaj i intereson shqiptaria dhe informimi i botës për të mirat që ofron Shqipëria.
Shqipëria ka nevojë për Elizën; shqiptarët kanë nevojë për Elizën, e jo Eliza për shqiptarët. Athua na duhen ekonomistë nga Amerika apo Gjermania për të kalkuluar të mirat e këtij dokumentari për shqiptarët? Nuk nevojiten ekonomistë të dimë se një dokumentar për Shqipërinë nga një aktore me renome botërore ndikon në ekonomi duke i treguar botës se Shqipëria është destinacion që duhet vizituar; në njohjen e Kosovës – duke e njoftuar botën me faktin se Kosova ka qenë dhe është pjesë e Shqipërisë; duke njoftuar botën me figurat që shqiptarët i dhanë dhe vazhdojnë t’i japin botës.
Ja ku e kemi bijën tonë që mundet dhe do të na ndihmojë. T’i ofrojmë kësaj ndihmën që i duhet për tu ndier krenare për punën që po e bënë. Ta përkrahim Elizën t’i ofrojë shokët e shoqet e saj nga Hollywoodi që ta vizitojnë Shqipërinë, Kosovën e pjesët e tjera që kanë shqiptarë – e besa edhe të jenë pjesë e dokumentarit "E Dashur Shqipëri".
Në anën tjetër, me një kontribut të jashtëzakonshëm na vjen i madhi Fadil Berisha i cili shumë të rinj shqiptar i shndërroj në yje nga të cilët kombi ynë mund të nxjerr shumë përfitime të mira. Kurrë i lodhur dhe çdo herë në dispozicion të mirës së shqiptarëve kudo që janë, e ndihmon Elizën në çdo hap drejt krijimit të dokumentarit "E Dashur Shqipëri" – edhe pse pa përkrahjen e nevojshme të politikës e shteteve shqiptare. Pse vazhdojmë ta largojmë atë që na do të mirën, e ta afrojmë atë që na do të keqen? Kur do të mësohemi se mospajtimi në skenën politike nuk do të thotë të jemi armiq të njeri tjetrit?
U përmenden figura nga letërsia e kultura, për të mos u ndalur dhe për të vazhduar me mjekësinë e mjerueshme të këtij vendi. Spitalet tona ofrojnë kushte të mjerueshme për qytetarët. Qeveri e organizata të ndryshme në të gjithë botën ofrojnë fonde të ndryshme për të ndihmuar vendet si Shqipërinë e Kosovën, që janë në periudhën e rindërtimit mbas luftës. Ajo që nevojitet është njeriu që di dhe që do. Mbasi ne jemi optimist, po themi që kemi njerëz që duan po nuk duket që dinë.
Përgjegjësia e qeverisë është t’i gjejë resurset që nevojitën në mënyrën më profitabile dhe produktive për shtetin. Si në Hollywood e letërsi, edhe në mjekësi kemi njerëz që i kemi dhënë botës; njerëz që e duan Kosovën e Shqipërinë. Ferid Muradi, mjeku me prejardhje shqiptare, fituesi i çmimit Nobel për Medicinë, është njëri prej tyre. Pse nuk i kërkohet ndihme këtij njeriu që e pranon që ka prejardhje shqiptare dhe atë me shumë krenari? A presim që ky i fundit të na dërgojë lutje për diçka që na nevojitet neve?
Për të vazhduar më tej tek margaritari i sportit ku djemtë tan shkëlqejnë në gjithë botën. Na duhet të fillojmë me futbollistët e shumë përfolur shqiptarë të cilët luajnë për kombëtaren e Zvicrës, me të cilët një kohë të gjatë u morën të gjitha mediat e Evropës duke i cilësuar si super-yje. Zvicra kishte investuar dhe përkrahur djemtë tanë për ta arritur atë talent që kanë tani, ndërsa shqiptarët të cilët nuk kishin bërë asgjë të mirë për ta i thërrisnin tradhtarë të kombit. Të njëjtët shqiptarë që kërkonin, në vend që t’ju ofronin Xhakës e Shaqirit për t’i bërë pjesë të ekipit shqiptar. Po këta shqiptarë janë ata që kritikojnë dhe shajnë çdo gjë të mirë që vjen nga vullneti i mirë i figurave te mëdha shqiptare – pa marr parasysh cilës lami i takojnë.
Ditë më parë në një intervistë në një nga televizionet tona ishin të ftuar Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe trajneri Toni Kuka. Aty shihej tërë marria e kësaj përkujdesjeje ndaj këtyre sportistëve që na përfaqësojnë aq bukur dhe me aq krenari në arenën ndërkombëtare. Nëse dëgjoni përpjekjet dhe vuajtjet e tyre për t’i arritur ato përfaqësime që ia bëjnë kombit shqiptar, të vjen për të qarë. Aq larg kishte shkuar mospërkrahja e tyre, saqë sportistet Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova frikoheshin që së shpejti do të mbesnin edhe pa trajnerin e tyre, sepse ky i fundit nuk do të mund t’i përballojë shpenzimet e domosdoshme për proceset e trajnimeve dhe pjesëmarrjeve nëpër arenën ndërkombëtare sportive.
Ministrat tanë marrin paga të majme e voziten me xhipa, e trajneri Kuka nuk kishte as dhe një cent rrogë për gjithë atë punë të. Ai detyrohej të bëhej lypsar në dyert e kompanive private, për të krijuar mjete të nevojshme për ekzistencën e proceseve të trajnimeve dhe të përfaqësimit ndërkombëtar të kombit tonë.
Po në ketë gjendje janë edhe shumë sportist të tjerë të cilët shumë mirë mund ta përfaqësojnë dhe promovojnë vendin tonë, e të cilët po të hymë me i përmend të gjithë me emër, do të na duhej të nxjerrim një libër.
Nga kjo që u tha më lartë na lindë një pyetje: më mirë është që të përkrahen nga shtetet tona këta njerëz të mëdhenj – me të gjitha format e ndryshme, morale e financiare – apo të vazhdojmë të ecim në rrugën e shpenzimeve pa asnjë përgjegjësi? Jemi shumë të sigurt se shumë më mirë do ta përfaqësojë Majlinda Kosovën, nëse ato parat që shpenzohen në bileta, xhipa e telefona ekstra do të shpenzoheshin për stërvitjet dhe përfaqësimet ndërkombëtare që ajo i bënë. Me po këto mjete dhe me pak përkrahje morale, të gjithë këta – si shkrimtarë, artistë, mjekë e sportistë – do të ishin shumë më të motivuar dhe më krenarë që ta përfaqësojnë denjësisht kombin tonë dhe Kosovën e re.
Vallë, këta emra a ndihen krenarë që janë shqiptarë, apo edhe këta me zemër te thyer duhet të përdorin thinjen ë Fishtës: "Le ta dijë e gjithë bota mbarë se Gjergj Fishta më s’është shqiptar"?
Një fjalë e vjetër thotë: "Ata që s’e duan veten nuk i do as Zoti". Të shpresojmë që një ditë do të ketë lider qe do të dijë edhe që do të na drejtojë rrugës jashtë oborrit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Kritikat për logon për 17 vjetorin e pavarësisë, kompania](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/479233259_1180701167390949_3499260998111493088_n-780x439.jpg)
Kritikat për logon për 17 vjetorin e pavarësisë, kompania "Red Mill" del me një sqarim
![Tragjedia më e rëndë në vite, e vrau gruan dhe djalin e tij adoleshent - ky është burri që po e kërkon e gjithë Bosnja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_15-9-780x439.png)
Tragjedia më e rëndë në vite, e vrau gruan dhe djalin e tij adoleshent - ky është burri që po e kërkon e gjithë Bosnja
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/474199609_532609146465787_8850229421943599318_n-780x439.jpg)
"Pastrimi" përgjigjet Komunës së Prishtinës: Keni vendosur që menaxhimi i mbeturinave t’i jepet një kompanie private dhe të eliminohet "Pastrimi"
![Kim Kardashian](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/KEM15.jpg)
Kim Kardashian "martohet" për herë të katërt - kësaj radhe me kolegun e saj aktor Ryan Murphy në një skenë për "All's Fair"
![NEWBORN edhe këtë 17 shkurt merr pamje të re, Ismaili thotë se punimet kanë nisur sot](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/475763358_1024399606163998_2401900869585418119_n-780x439.jpg)
NEWBORN edhe këtë 17 shkurt merr pamje të re, Ismaili thotë se punimet kanë nisur sot
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi